Nderohet dëshmori Indrit Cara nga Kavaja
Rreth 200 bashkëqytetarë të dëshmorit Indrit Cara - Komandant Kavaja, nga Kavaja e Shqipërisë, kanë nderuar në ditën e rënjës ish luftëtarinë e UÇK-së I cili ra heroikisht në Betejën e Gallushës me 31 mars të vitit 1999. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Komandant Kavajën, në ditën e rënjës në varrezat e dëshmorëve u bënë homazhe
Të huajt mundën Kosovën, në kujtim të Isuf Lumit
Përzgjedhja e basketbollistëve të huajë që luajnë në kampionatin e Kosovës kanë shënuar fitore me rezultat 119:101, ndaj përfaqësueses së Kosovës, që u zhvillua të dielën në Therandë. Ky takim u zhvillua në kujtim të Isuf Lumit kryetar i parë i FBK-së pas pavarësimit të sportit të Kosovës dhe së fundi sekretar i përgjithshëm i këtij institucioni.
Ndahen 60 bursa për nxënës dhe studentë
Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria komunale për Arsim sot ka shpallë konkurs për ndarjën e 60 bursave për nxënëx dhe studentë të komunës së Suharekës për vitin shkollor 2011/2012. Prej këtyre bursave 40 do të ndahen për studentë ndërsa 20 për nxënës të shkollave të mesme.
Digjet vikend shtëpiza Blerim Kuçit
Vikend shtëpia e kryetarit të komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, nuk ekziston më. Ajo është djegur tërësisht nga një zjarr i fuqishëm që shpërtheu dje në mesditë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kjo shtëpi pushimi gjendej në malet e fshatit Breshanë të komunës së Suharekës.
Zbulohen armë në Mushtisht
Policia e Suharekës gjatë bastisjes së një shtëpie në Mushitisht ka zbuluar armë dhe një sasi municioni. Bastisja, sipas njoftimit të policisë, është bërë për shkak të dyshimit se Sh. A. para ca ditësh kishte shtënë me armë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për qytetarët.
Vizitohen fshatrat malore ku trashësia e bores është rreth 1 metër
Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë.
Filloi mësimi në gjysmëvjetorin e dytë në të gjitha shkollat
Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulët si dhe në dy shkollat e mesme të komunës së Suharekës sot ka filluar procesi mësimor në gjysmëvjetorin e dytë. Fillimi I mësimit ka nisur pa ndonjë pengesë në të gjitha shkollat
U zgjodhen më të mirët e vitit 2011
Në një manifestim solemn, komuna e Suharekës, mbrëmë ka zgjedhur dhe ka shpërblyer më të mirët e vitit. Sportisi më I mirë I vitit u zgjodh Rilind Kuçi, kurse Klubi më i suksesshëm u zgjodh Klubi i volejbollit “ Theranda”.
Theranda vendtakim i karateistëve
Karate. Sot, duke filluar nga ora 10:00, në Therandë do të mbahet Kampionati i Kosovës në karate, për grupmoshat e reja. Pritet që të ketë sasi dhe cilësi, ndërkohë që organizator teknik i këtij kampionati është klubi “Çeliku” nga Theranda dhe Federata e Karatesë e Kosovës.
Nxënësit e dy shkollave të mesme dhuruan gjak
Në një aksion humanitarë për dhurimin e gjakut të organizuar nga Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut me nxënësit e shkollave të mesme të Suharekës, janë grumbulluar sasira të mira të gjakut nga nzënësit vullnetarë
Ma artikuj...
- Ndërpritet ndeshja Rahoveci - Ballkani
- Perfundoi “Festari 2011”
- Theranda, 10 vjet me Festarin
- Filloi “Festari 2011”
- Ka filluar vjelja e rrushit
- Theranda me shkollën e parë për piano, violinë e kor
- Xhebrailat & K.F. Ballkani
- Pezullohen Maliqi e Celina
- Kryetari i komunës së Suharekës për vizitë në Suedi
- Vazhdon legalizimi i objekte të ndertuara pa leje ndertimi
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova












