1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Arrishta (Vraniqi)

pdf Shtyp Email

Vendbanim që shtrihet rreth 12 km në juglindje të Therandës.
Është vendbanim kryesisht i tipit të shpërndarë. Shtrihet në një grykë ku bashkohën Lumi i Madh dhe Lumi i Vogël.

Fshati sot përbëhet kryesisht prej këtyre lagjeve: Muçaj, Kolgeci, Basha, Matoshi, Loshi, Rraçi, Shehu etj.

Mikrotoponimet më kryesore: Gradina, Çuka, Gurët e Qarë, Kojbija, Vorret e Krushqve, Krojet e Krojzve, Firaja, Zallina, Kroi i Keq,  Varreza e Mortajës etj

Vendbanimi i vjetër është shtrirë në juglindje të fshatit, në krye, në lokalitetin Gradina. Në Qafë të Gradinës janë gjetur dy gurë të mullirit. Në lindje të fshatit në largësi 2 km janë gjetur tjegulla, tulla dhe disa gjëra tjera. Është gjetur një guri në formë të gurit të mullirit, por shumë më i vogël. Është interesant përbërja e këtij guri. Vendbanim i moçëm ka ekzistuar edhe në pjesën verilindore, ku ishin stanet e fshatit.

Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e perandorit Dushan dhënë manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel te Prizreni, pastaj në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinësjafer Mushtishtit i cili kishte filluar të mbahej që nga viti 1465.

Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, i varur nga Peja, kishte 10 shtëpi e 1 beqar.

Në këtë vendbanim ekzistojnë edhe Varret e Mortajës.

Me emrin Ivranik është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311h), të vitit 1896 (1314 h),  dhe të vitit 1900 (1318 h).

Nga ky vendbanim shumë banorë janë shpërngulur në qendrën komunale në Therandë, Prizren, Piranë, Mirosalë të Ferizajt etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj masakrës së Tivarit si dhe në disa brigada kanë pësuar disa banorë të këtij vendbanimi.

Shënimet statistikore:

Konzuli rus Jastrebovi në vitin 1879 1 regjistron 37 shtëpi myslimane (shqiptare)

në vitin 1905 kishte 42 shtëpi myslimane (shqiptare)

Cvijiqi, sipas tezës së tij të njohur antishkencore, thotë se banorët e këtij vendbanimi, si dhe disa të tjerave janë serbë muhamedan);

në vitin 1913 - 474 banorë;

në vitin 1918 - 59 shtëpi shqiptare me 522 banorë;

sipas regjistrimit të vitit 1921 -64 shtëpi me 648 banorë;

në vitin 1928 - 65 shtëpi me 596 banorë)

në vitin 1948 - 106 shtëpi me 791 banorë;

në vitin 1953 - 129 slitëpi me 889 banorë;

në vitin 1961 - 137 shtëpi me 1039 banorë (1030 shqiptarë, 1 serb, 8 të tjerë);

në vitin 1971 - 159 shtëpi me 1423 banorë (1421 shqiptarë, 2 të tjerë);

në vitin 1981 - 192 shtëpi me 1775 banorë shqiptarë.

Ky vendbanim para luftës së vitit 1998-99 ka pasur 280 shtëpi me rreth 2500 banorë shqiptarë. Ky fshat nga sulmet barbare serbe në vitin 1999 pësoi mjaft. Kanë ndodhur 4 ofensiva (27 shtator 1998, 3 mars 1999, 3 maj 1999 dhe 2 qershor 1999). Fshati është djegur 98%, ose 272 shtëpi, përveç objekteve përcjellëse. Është djegur ndërtesa e shkollës me tërë arkivin e saj, ambulance, si dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1742 është granatuar dhe dy teqe të dëmtuara. Nga ky fshat janë vrarë 21 banorë, në mesin e të cilëve dy dëshmorë, të tjerët kryesisht të rinj. Më 3 dhe 21. maj 1999 popullata është deportuar me dhunë në Shqipëri, përveç 12 familjeve që janë strehuar nëpër male.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
+1 #10 mikmik i vraniqit 2011-06-19 19:40
ne vraniq veq per ni sen ja kan zakon me maru shkall se jan en me shkall ne krah edhe kranin e djathet e kan ma posht se ja ka laku shkalla ...se jan msu me nejt veq neper dyr te huja...jan marria e komunes ton po mesi jan te malit spo na bajn shum zarar se po rrin ne mal....
Quote
 
 
-2 #9 tung 2011-01-23 16:32
Hoi ne qfar aspekti po na keshkan neve ? nese ban me dit ? edhe Qata qe na kan inati nshojn fjal per neve e as ne Böth sun na hajn :D hajt mach guet !!
Quote
 
 
-2 #8 Tung 2010-12-01 12:33
Huahuaauh Vraniqi Ma i Miri osht. O Nrecaj qa e ki bo at koment kukr maqiteva krejt e keshin ehehehehhe
Quote
 
 
+1 #7 Vrejtje 2010-11-08 07:19
Ju lutemi që ta përmisoni aty ku shenohet Muçaj të përmisohet Muça, dmth ku keni prezentuar lagjet e fshatit.

ju felemiderit për mirktuptim.
Me respekt
Xhevat Muça
Quote
 
 
-1 #6 tung 2010-10-04 11:59
shka bre pa vraniq
po kuner maqiteves vraniqi sasht sen

maqiteva gjeth u kan ne za
edhe ka mu kan
Quote
 
 
0 #5 tung 2010-08-10 18:28
tung
Quote
 
 
-1 #4 vraniqi 2010-02-21 16:16
Quoting leutrim:
hallall ju koft se qashtui qasi fshati esht vraniqi

ju lumt se qisi fshati nuk ka ktu pari ne thr se pa vraniq nuk ka zhvillim theranda
Quote
 
 
-1 #3 qaoooo diellza 2010-01-28 11:44
hej me vraniqin nuk asht kerkush a po bre? heheheh
Quote
 
 
0 #2 vraniqi 2009-12-29 08:32
shum mir asht vraniqi duhet me investu more ma shum pu ti dhefsha kryemisitrat me rendesi pushtetin o nanen
Quote
 
 
-1 #1 tung 2009-12-08 19:25
hallall ju koft se qashtui qasi fshati esht vraniqi
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 75 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma