1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Bllaca

pdf Shtyp Email

Shtrihet rreth 10 km në veri të Therandës. Është vendbanim i ndarë në disa lagje, jo larg njëra prej tjetrës.

Lagjet kryesore të këtij vendbanimi: Zekolli, Fangu, Kyçyku, Suka dhe Bajraktari si familjet Nikaj dhe Selimi.

Mikrotoponimet më karakteristike: Bregishtë, Te Pojata, Oborrishtë, Drumi, Rrushtake, Zllavincë, Poskaq, Sukaj, Lugi i Botës, Ara e Qukës, Ara e Kermemës, Te Kisha etj.

Është vendbaiiim mjaft i vjetër që dëshmohet më gjurmët e shumta të kulturës materiale. Në anën perëndimore të fshatit, ka ekzistuar vendbanimi i mëparshëm, që sot quhet Bllaca e Vjetër (sot tokë e punuar), ku janë ruajtur Mikrotoponimet Oborrishtë, Te Bimari etj. Në vendin Bregishtë, në mes të fshatit, pothuajse çdo herë dalin mbeturina të enëve, qeramikë, tjegulla etj. Në këtë pjesë është ruajtur edhe mikrotoponimi Te Kisha, ku thuhet se ka ekzistuar një kishë e vjetër iliro-shqiptare. Në lagjen e Zekollëve janë disa varreza të moçme të cilat quhen Varret e Shkive. Mirëpo, ato ishin varreza shqiptare të besimit të krishterë, pasi që popullata e islamizuar ato varreza jomyslimane i quante të "shkive"

Në dokumentet e shkruara përmendet në krisobulën e Deçanit me 1330 me emrin "Bllatace”. Si feud përmendet edhe në kartën e perandorit Dushan dhënë manastirit të Shën Mëhillit e Gabrielit në afërsi të Prizrenit e vit. 1348. Në këtë kartë, në katundin Bllacë gjejmë këtë shënim: "Gon Arbanas s sinovi". Më vonë, me emrin Bladci përmendet në defterin kadastral të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 me 34 shtëpi e 8 beqarë.

Si vendbanim me emrin Placa është i regjistruar në një hartë austriake të hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689.

Në një relacion të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Blazza me 10 shtëpi me 20 antarë besimtarë të krishterë.

Me emrin Bllaca është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Gjatë sundimit osman për shkak të rezistencës fshati ishte djegur disa herë. Pushteti turk në vitin 1909 kishte bërë djegien e 16 shtëpive të fshatit, rrahjet e banorëve, marrjen e 89 bllacjanëve për t'i dënuar, por pjesa më e madhe shpëtoi. Më 1910 Bllaca u dogj bashkë me shumë fshatra të tjerë. Bllaca, pësoi edhe pas okupimit nga Serbia, në në njerëz, ashtu edhe në shkatërrimin e fshatit.

Pas pushtimit serb të Kosovës më 1912 shumë familje u detyruan me dhunë të largohen nga fshati dhe të shpërngulën në Shqipëri, Turqi e gjetiu. Mirëpo, patrioti nga ky vendbanim, Ramë Bllaca ndikoi shumë te ky fshat dhe banorët e fshatrave të tjerë që mos të shpërngulën nga vendlindja për në Turqi.

Shënimet statistikore:

Sipas shënimeve të konzullit rus Jastrebovil rreth vitit 1879 kishte 60 shtëpi shqiptare;

në fund të shek. XIX -100 shtëpi;

në regjistrimin e vitit 1913 - 1.052 banorë;

në vitin 1918 - 107 shtëpi me 619 banorë shqiptarë;

në vitin 1921 - 132 shtëpi me 897 banorë;

në vitin 1948 - 189 shtëpi me 1330 banorë;

në vitin 1953 -204 shtëpi me 1418 banorë;

në vitin 1961 - 216 shtëpi me 1527 banorë (1506 shqiptarë, 21 të'tjerë);

në vitin 1971 - 229 shtëpi me 1950 banorë (1949 shqiptarë, 1 tëtjerë);

në vitin 1981 - 274 shtëpi me 2601 banorë shqiptarë.

Para agresionit serb në vitin 1998-99, sipas vlerësimit të banorëve kishte 450 familje me rreth 4700 banorë. Në bazë të shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 4180 banorë. Nga sulmet e agresorit serb në vitin 1999 në këtë fshat u vranë e u masakruan 18 banorë të këtij fshati (6 dëshmorë, 7 persona të vrarë në Korishë më 15.05.1999 dhe 5 persona të tjerë të masakruar në Bllacë). Një person është i zhdukur. Nga 586 shtëpi banimi sa kishte fshati u dogjën dhe u shkatërruan 535 shtëpi si dhe shumë objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. Është djegur e shkatërruar shkolla e fshatit me një pjesë të dokumentacionit dhe biblioteka e saj dhe shumë biblioteka private.

Një kohë ishte edhe Shtabi i një Njësitit të UÇK-së. Gjysma e popullatës u dëbua në Shqipëri e një pjesë u strehua nëpër male. Është granatuar xhamia e ndërtuar në vitin 1711 dhe shkatërruar minarja e saj.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
-1 #27 mikmik i bllaces 2011-11-06 19:51
po ju nuk jeni per veti e per katune tjera he kuku per juve po qurana ma sja kini haber sen me ba........
Quote
 
 
-4 #26 bllacaaga 2011-08-25 15:56
kur te flasim per kohet e vjetra te vitit 1314, e kohen sodit te vitit 2011. ne jemi krenar qe jemi te blloces se ne fshatin ton por brenga ma e madhe per mua esht se te gjiht intelektualet e bllaces nuk kan kontribu per bllac por kan kontribu per vende tjera
Quote
 
 
0 #25 miku i bllaceslluta 2011-07-16 17:43
ahhahahhaahhaha hhah qe ka qurana ne bllac e kemi dit ama qurana qe bahen nervoz kaq shum se kemi dit ....mes u ban shum nervoz se tani te bin flok e tani ski qka me qeth.....hahhhaahhaha...
Quote
 
 
-2 #24 Per Mikun e BllacesQurani 2011-07-13 09:45
Miki i Bllaces...Nese ke qejf na mujm me u ba edhe njehere mik me ty..dmth e kam fjalen per qure bjere edhe ...e qethim pak edhe ta japim tana apo varet prej saj nese i pelqen me qeth edhe tjera here na jemi ketu.keshtu qe kujdes se ka qurana po s'i ke pa ti...Quote:
bllaca si katund shum historik e ka majt komunen ton me vica e me humore neper oda se na pa ndodhit e bllaces nuk kemi pas qka me fol......po tash asht ardh koha mi qeth qurat se jan ba qurat e vogla e spo shohin me thith ...e bllaca ka pun tash kan mi qeth secili qurat e veta...hahahahahaha e mes dilni ne kojshi se ju pret sakica... se ju ka ni her e hupni rrugen si kur jeni nis per suharek e kini shku apet ne bllac.....hahahah
Quote
 
 
+1 #23 huhuhskender 2011-06-23 10:36
bllaca eshte vend fenomenal ............
Quote
 
 
0 #22 mil bllace 2011-06-12 13:17
bllaca asht katund shum me vlera se aty kishte jetuar i madhi RAM BLLACA ...po ne vitet me von qytetaret e bllace dhe rinia e sodit nuk mujten te ja majn lart emnine bacit ram kan jet shum mbrapa me mentalitetin e vet se jan mbet si katund shum mbrapa tjerve.....si psh...samadraxhes apo mushtishtit apo studenqanit qe po hecin me hapa shum te mdhaja drejt evropes....
Quote
 
 
+2 #21 BLLACA 2011-06-11 19:30
Fshati Blac esht HISTORIK DHE I BURRAVE TE RRAFSHT DHE TE MENQUR DHE LUFTETAR TRIMA
Quote
 
 
-1 #20 mik i bllaces 2011-06-09 21:23
bllaca si katund shum historik e ka majt komunen ton me vica e me humore neper oda se na pa ndodhit e bllaces nuk kemi pas qka me fol......po tash asht ardh koha mi qeth qurat se jan ba qurat e vogla e spo shohin me thith ...e bllaca ka pun tash kan mi qeth secili qurat e veta...hahahahahaha e mes dilni ne kojshi se ju pret sakica... se ju ka ni her e hupni rrugen si kur jeni nis per suharek e kini shku apet ne bllac.....hahahah
Quote
 
 
-1 #19 banor i therandes.... 2011-06-09 21:15
kryeministri hashim thaqi ka ndalu rregullimin e autostrades deri ne perfundim te korrjes se grunit se po ka frik se banoret e bllaces pi perdorin valaket e rruges per te korr grurin......se e kan zakon qe shum vite...
Quote
 
 
0 #18 bllaca 2011-03-30 20:27
Bllaca ka qen, eshte, dhe do te jet gjithmon fshati me heroik i cili i beri rezistenc qdo okupimi.
Nga Bllaca kane dal shum trima si Rame Bllaca siq tha edhe kolegu safet lezi te cilin e respektoj shume.
bllaca vendi me i bukur ne kosov dhe ne ballkan
Quote
 
 
+1 #17 Bllaca 2011-03-24 13:59
Quoting Safet Lezi:
E pershendes fshatin e te madhit RAM BLLACA nje patrioti gjithkombetar, qe me trimerin dhe aftesin e tij e ndaloj popullin shqiptar qe te shperngulet ne turqi, si dhe coptimin e gjithe dokumentave te Nikolla pashiqit ne Beograd. Njeherit i pershendes nga zemra fshatin time BLLACEN.

Duhet me pas edhe nje Rame Bllaca II per me ba najsen
Quote
 
 
+2 #16 Bllaca 2011-03-24 13:58
Per me shume kliko ne kete web
www.bllaca-online.tk
Quote
 
 
0 #15 Bllaca 2011-02-28 09:01
Une Si Person i Bllaces Pershendes Te Gjith Banoret e Fshatit Dhe Krenohem Qe Jom Bllacali
Quote
 
 
0 #14 Bllaca 2011-02-20 02:42
Njihet si nje nga vendem me atdhetare dhe me patriotike te Kosoves si dhe Ram Bllaca nje Burr trim i cili mbrojti popullin e ti dhe tokat Prshned gjith Bllacalit veqanarisht Familjen (BLLACA) ku do qe jan
Quote
 
 
0 #13 bllaca 2011-01-25 18:30
Quoting liman suka:
pershendetje nga limani

Quoting ardit:
ju pershendet arditi edhe besi bllaca ka qen edhe do të jet fshati me patriotik ne komunen e therandes. ska me bllac bre tung klm aaaaaaaaa

bllaca esht nje vend historik esht fshati ma patriotik ne komunene e therandes hhehe ska me bllac bre bllaca esht krenaria e kosves dhe e kombit bashk me ram bllacen dhe me 8 deshmoret e kombit te ren per liri ne bllacen legjendare tung nga besnik guraziu
Quote
 
 
0 #12 bllaca 2010-10-06 09:19
pershendetje nga shqiproni ne duhet te jemi krenar per bllacen legjendare patriotike
Quote
 
 
0 #11 bllaca 2010-08-27 10:36
Bllaca esht dhe do te mbetet hisorike
Quote
 
 
0 #10 per fshatin tim 2010-05-18 20:23
bllaca eshte nje fshat me tradita te lashta . po sod per sod bllaca kerkund nuk po permendet
Quote
 
 
-1 #9 bllaca 2010-05-17 12:29
o blaca gjeth ka qen edhe komu kan fshati i par ne ks qao
Quote
 
 
+1 #8 shum pak 2010-05-09 17:04
jam nga bllaca . ama shum pag gjana jan shkruajtur per bllacen ne ket web ka shenime ka foto dhe ma shum qe mundet mi ba ket duhet ta beni per hir deshmorve se e meriton te ket ni shenim ma te gjat e jo keshtu si poezi .
Quote
 
 
+2 #7 therand 2010-05-06 18:48
Pershendetje te gjithve juve qe doni te dini per bllacen.Bllaca eshte nje vend historik i burrave te pushkes e te pendes e folklorit shqiptar ,si dhe te herojve e trimave qe luftuan per kombin shqiptar.Eshte dhe do te mbetet nje bllace historike e legjendare per brezat e ri te kti vendi
Quote
 
 
+1 #6 ALBERT SUKA 2010-04-24 18:57
BLLACA ËSHTË HISTORIA DHE KRENARIA E KOSOVES DHE KOMBIT.
Quote
 
 
+2 #5 bllaca 2010-02-16 14:20
tung arta nga bllaca o bllaca asht fsh ma i miri ne ks me falni qe po ju tham ama bllaca ka qen asht edhe do te jet fsh ma i miri mpuq
Quote
 
 
-4 #4 Blkaca 2010-02-02 10:46
njeri bllaca sasht bre qytet :) haha mfalni ama asht pak mbrapa me qytet nashta po kuptohum na a:P hehe e pershendes arditin ne ni mpuq
Quote
 
 
+1 #3 bllaca 2010-01-28 22:55
ju pershendet arditi edhe besi bllaca ka qen edhe do të jet fshati me patriotik ne komunen e therandes. ska me bllac bre tung klm aaaaaaaaa
Quote
 
 
+5 #2 Bllaca 2010-01-28 11:49
E pershendes fshatin e te madhit RAM BLLACA nje patrioti gjithkombetar, qe me trimerin dhe aftesin e tij e ndaloj popullin shqiptar qe te shperngulet ne turqi, si dhe coptimin e gjithe dokumentave te Nikolla pashiqit ne Beograd. Njeherit i pershendes nga zemra fshatin time BLLACEN.
Quote
 
 
+5 #1 therand 2009-12-09 22:36
pershendetje nga limani
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 70 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma