Bukoshi
Shtrihet rreth 6 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të shpërndarë, i vendosur në një fushë kryesisht rrëzë malit. Disa shtëpi janë të vendosuar edhe në formë të grumbulluar.
Fshati përbëhet kryesisht nga banorët e lagjeve Zyba, Baraliu, Kadolli, Sopaj, ndërsa si e ndarë është lagjja Llugagjia e cila një kohë llogaritej edhe si fshat në veti.
Fshati Bukosh është themeluar prej 4 familjeve të mëdha: Sopi, Kadolli, Krasniqi dhe Baraliu. Flitet në popull se këto familje - Sopi, Baraliu e Krasniqi, kur kanë ardhur në Bukosh, këtu e kanë gjetur familjen Kadolli, por jo me mbiemër të sotëm, e cila si duket është familje e vjetër. Ndërsa, familje tjera të përmendura kanë ardhur nga viset tjera shqiptare të islamizuar gjatë sundimit osman. Pranë Serushës gjendet mikrotoponimi - Gurët e Hutit - Bukaq.
Ekzistojnë rrënoja antike, në formë tume, matanë lumit, rrëzë malit, te Prroni i Kishës, ku ka varreza të vjetra, si dhe rrënoja tjera Vojnicë (Vinice) afer Rogës së Qarrit ku mendohet se është prodhuar vera. Në malet me qarre bungu vërehen trapa të vreshtave dhe deri vonë ka pasur ndonjë hardhi rrushi. Ekziston edhe mikrotoponimi Roga e Rrushullakit. Në Therraç (Therrasin antik), një km. larg kishës është zbuluar ujësjellësi me gypa bote, të cilët i kanë gjetur bujqit duke lavëruar në arën Te Stani i Hamzagës.
Po ashtu, pak më larg, në Arën e Ndrekës së Therraçitr është një mur i.trashë themeli, me gurë e horasan dhe aty pranë një krua buzë lumit, që quhet Kroni i Bracit.
Therraçi shtrihet një gjatësi mbi 3 km përgjatë lumit që vjen nga Buzhala. Ka disa tuma dhe shumë copëza tullash e tjegullash. Përballë tij në.anën tjetër të lumit, shtrihen Rezoret, ndërsa në vazhdim të Theraqit, më poshtë, po ashtu pranë lumit është Serusha.
Mendohet se dikur në livadhet e sotme të Rezorve ka ekzistuar një vendbanim, banorët e të cilëve janë shpërngulur në Vojvodinë, sigurisht kanë qenë banorë të krishterë iliro-dardan që nuk kanë pranuar të islamizohen. Pasardhësit e këtyre banorëve, me takimet e tyre që kanë pasur me pleqtë e Bukoshit para 80 vitesh në Beograd, kanë pranuar se aty pranë Therrasit gjendet një bunar, por banorët e sotem të fshatit nuk e dinë. Kjo është përcjellë brez pas brezi.
Në dokumenet e shkruara mesjetare nuk e kemi hasur me këtë emër. Si duket ishte i regjistruar me ndonjë emër tjetër, apo ishte i braktisur. Mirëpo, fjala është për këtë të paren.
Mikrotoponimet karakteristike në këtë vendbanim janë: Therraq, Senush, Kajbi, Nënkalun, Mikatenë, Arat e Hamzagës, Fusha e Malliu Roga e Qarrit, Arat e Shpatit, Mrizet, Kroni i Livadheve, Kroni, /" Lejthisë, Livadhet e Buta, Qarri, Rroga e Madhe, Rroga e Butë, Roga e RnunbuUakët etj.
Me emrin Bokosh, përkatësisht Bukosh është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë kanë pas ikur 30-40 burra në Shqipëri, por janë kthyer më vonë.
Shënimet statistikore:
Rreth vltit 1879 kishte 12 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 227 banorë;
në vitn 1.918 - 24 shtëpi me 244 banorc shqiptarë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 23 shtëpi me 242 banorë;
në vitin 1948 - 43 shlëpi me 375 banorë, ndërsa lagjja e tij Llugaxhia që ishte i regjistruar si vendbanim i veçantë kishte 20 shtëpi me 169 banorë;
në vitin 1953 - 52 shtëpi me 445 banorë;
në vitin 1961 - 59 shtëpi me 560 banorë shqiptarë,
në vitin 1971 - 79 shtëpi nie 767 banorë (760 shqiptarë, 6 serbë);
në vitin 1981 - 89 shtëpi me 1004 banorë shqiptarë.
Para luftës së viteve 1998-99, sipas shënimeve të marr në fshat, kishte 167 familje me 1650 banorë shqiptarë. Në vitin 2000, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal kishte 1550 banorë. Më 27 shtator 1998 dhe në fund të muajit maj 1999 janë djegur 159 shtëpi dhe kulla e Zybëve e ndërtuar në vitin 1880. Është djegur ndërtesa e shkollës dhe biblioteka e saj me rreth 2000 libra, ambulanca, më se 30 biblioteka private me rreth 2000 libra dhe krijime të tjera artistike. Nga agresori serb në muajin maj 1999 në oborrin e shkollës janë pushkatuar 24 persona.
Nga ky fshat kanë pësuar 11 persona (fëmijë, pleq, të rinj, dhe 2 luftëtarë të UÇK-së). Tre persona nga ky fshat janë zhdukur. Gjatë muajve mars-qershor 1999 janë larguar nga fshati dhe deportuar me dhunë më 3 prill deri më 23 maj gjatë ofenzivës 1570 banorë. Në këtë fshat kanë mbetur 70-80 luftëtarë të UÇK-së.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet
M.Demaj Küps Gjermoni
dashuria per te nuk kon duke hum ajo vetem shkon duke u shtua ju pershendes te gjithve
Familja Kadolli nuk esht autoktone e as bashkthemeluese por e kunderta, jane te ardhur nga fshatrat perreth (Popolani ,nje prej tyre)
Edhe statistikat e luftes nuk jane krejt te sakta
drilon sopa
windisch ag .
zvicr.. tungi