Bungaja (Dvorani)
Ky fshat shtrihet rreth 9 km në juglindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Ndodhet në afërsi të maleve, shtëpitë janë në rrafsh. Në mes të fshatit kalon lumi.
Familjet: Aliu, Krasniqi, Ahmeti, Bajselmani etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Shkoza, Bregu, Bagremat, Ramnishta, Rodoçina, Verrishta, Pusi i Konopit, Nahija e Dvoranit, Vorret e "P(B)ytyçit" (Vorret e Fanëve) etj.
Në largësi të fshati rreth 1 km në lindje, në mal, në vendin Maor ekzistojnë gjurmë të gurëve të shtëpive të moçme si vendbanim. Nuk dihet se kush ka banuar në atë kohë, e që mund të jetë vendbanim i vjetër ilir. Në fshat ekzistojnë gjurmët e një kishe që thuhet se është kishë ilire.Vendi i varrezave të banorëve shqiptarë nga serbët është quajtur Varret e Fanëve, ndërsa nga shqiptarët e vjetër quhen Vorret e Pytyçëve (Bytyçëve). Kjo të jep të kuptojmë se ky vend ka qenë i banuar me fane (katolik shqiptarë) që ka të bëjë edhe me kishën, i banuar me popullatën e fisit Bytyç. Në fshat është zbuluar gypi botës i cili e ka sjellë ujin në fshat.
Në dokumentet e shkruara përmendet në librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465. Më vonë përmendet në një dokument kishtar në vitin 1560. Si duket ky vendbanim një kohë ishte i braktisur. Popullata serbe sipas J. Cvijiqit vendosët para 200, 100 dhe 80 viteve.
Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (131l h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h), është i regjistruar me emrin Idvoran, përkatësisht Ajdoran.
Familja e parë shqiptare - Aliu vendosët në këtë fshat para 100 viteve, e ardhur nga.fshati i afërt Gurkuq (Maqitevë). Kjo familje një kohë të gjatë ishte e vetmja familje shqiptare. Mirëpo, kjo familje kishte përherë presion. Kështu, duhet theksuar se rreth vitit 1920 ndodhi vrasja e Rexhep Abazit i quajtur Rexha i cili është vrarë nga dora kriminale serbe në rrethana të panjohura me qëllim presioni vetëm për tu shpërngulur nga ky fshat, sepse ishte e vetmja familje shqiptare në këtë fshat në këtë kohë. Babai i Rexhës u hakmarr duke e vrarë kriminelin.
Që nga vitet e pesëdhjeta të shek. XX dhe më vonë disa. familje shqiptare të ardhura nga fshati malor Gurkuq (Maqitevë) filluan të vijnë dhe të vendosën në këtë vendbanim, siç ishin Krasniqi, Ahmeti dhe Bajselmani.
Nga ky vendbanim disa familje janë shpërngulur në fshatrat Sopi e Caparc.
Shënimet stalistikore:
Rreth vitit 1879 kishte 24 shtëpi serbe;
në vitin 1903 janë regjistruar 20 shtëpi serbe;
rreth vitit 1905 - 24 shtëpi serbe;
në vitin 1913 - 394 banorë;
në vitin 1918 - 24 shtëpi serbe me 262 banorë;
në vitin 1921 - 25 shtëpi me 394 banorë,
në vitin 1928 - 25 shtëpi me 266 banorë;
në vitin 1948 - 53 shtëpi me 431 banorë;
në vjtin 1953 - 61 shtëpi me 467 banorë;
në vitin 1961 - 63 shtëpi me 518 banorë (23 shqiptarë, 495 serbë);
në vitin 1971 - 68 shtëpi me 444 banorë (24 shqiptarë, 420 serbë);
në vitin 1981 - 68 shtëpi me 444 banorë (64 shqiptarë, 380 serbë).
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin regjistruar 293 banorë serbë. Shqiptarët e kishin bojkotuar këtë regjistrim.
Para agresionit serb në vitet 1998-99 fshati kishte pasur 17 shtëpi me 192 banorë shqiptarë dhe 69 shtëpi serbe me rreth 230 banorë. Nga sulmet serbe në vitin 1999 në këtë fshat u shkatërruan apo u dogjën të gjitha shtëpitë shqiptare dhe objektet ndihmëse, ndërsa, pas kthimit të popullatës shqiptare në qershor 1999 edhe popullata serbe largohet dhe kështu shkatërrohen të gjitha shtëpitë, objektet ndihmëse dhe kisha e tyre. Janë vrarë nga ky fshat 4 burra shqiptarë. Më 28.03.1999 pjesa më e madhe e banorëve mbeti nëpërmale, ndërsa disa u deportuan në Shqipëri.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















