1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Çadraku

pdf Shtyp Email

Vendbanimi i cili shtrihet në shpatijet jugore të malit të Caralevës, rreth 15 km në verilindje të Therandës.

Është vendbanim i ndarë në tri lagje kryesore, të tipit të grumbulluar: Kodra (Kodra, Guri), Tafolli dhe Vrella.

Është vendbanim i vjetër, çka dëshmohet me gjurmë arkeologjike dhe mikrotoponimet e ruajtura, si p.sh. Rrasa e Kishës, Lugu i Kishës, Ara e Kishës që gjendën në mes të lagjes Kodra dhe Tafolli, Kulla (në veriperëndim të fshatit), pastaj mikrotoponimet - Lugu i Grave, Lugi i Mulla Ademit, Zabeli i Muhaxherit, Ara e Muhaxhirit, Pylla e Muhaxhirit etj.

Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës së Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.

Si duket ky vendbanim një kohë braktiset. Sipas, gojëdhënës, rithemelohet nga tre vëllazër, nga të cilët njëri vendoset këtu, njëri në fshatin e afërt Gjytet (Grejçec) dhe tjetri në fshatin Trolli (Dragaçinë).

Në lagjen e sotme Vrella, që e merr emrin në bazë të burimit - gurrës, pas vitit 1878 vendoset një familje shqiptare muhaxhire e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, rrethi i Leskocit. Ai lokalitet quhet edhe Pojataxhi, pasi që aty më parë ishin pojatat e banorëve të fshatit (Adem Kurtit). Aty familja Guri vendosët në Pojatë. Mirëpo, banorët e kësaj lagje shpërngulën në Malësia e Vogël (Radostë) të Rahovecit dhe pronat i blen familja muhaxhire e cila një kohë të shkurtër kishte qëndruar në fshatin Apterushë të Rahovecit. Ajo këtu në fillim kishte ardhur si mjeshtër i ndërtimit të shtëpive dhe pas një marrëveshje e blen atë tokë dhe vendoset këtu. Disa banorë të kësaj familjeje më vonë shpërngulën në fshatin Talinoc të Ferizajit.

Me emrin Çajdrak është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhc të vitit 1900 (1318 h).

Pas vitit 1912 pushteti serb përdori dhunën dhe vrau disa banorë të fshatit me qëllim të detyrimit për shpërngulje, por nuk ia arriti dot qëllimit.

Shumë banorë të këtij vendbanimi u shpërngulën në vise të ndryshme të Kosovës, që edhe sot e ruajnë mbiemrin e fshatit.

Shënimet stafistikore:

në vitin 1879 kishte 9 shtëpi shqiptare;

sipas shënimeve të vitit 1913 - 243 banorë,

në vitin 1918 - 20 shtëpi me 179 banorë shqiptarë;

sipas regjistrimit të vitit 1921 - 21 shtëpi me 190 banorë;

në vitin 1948 - 33 shtëpi me 269 banorë;

në vitin 1953 - 32 shtëpi me 287 banorë;

në vitin 1961 - 37 shtëpi me 304 banorë shqiptarë;

në vitin 1971 - 32 shtëpi me 331 banorë shqiptarë;

në vitin 1981 -33 shtëpi me 338 banorë shqiptarë

Para agresionit serb fshati kishte 33 familje me 329 banorë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 335 banorë. Nga 52 shtëpi sa kishte fshati vetëm 2 nuk janë djegur. Dy persona (babë e bijë) janë mbytur në mars të vitit 1999 nga granatimët.

Në këtë vendbanim një kohë ishte edhe njësiti i Divizionit vëzhgues të UÇK-së. Popullata në fillim është larguar nga fshati më 24 shtator 1998, ku kthehet më 15 prill 1998. Mirëpo, më 10 maj 1999 deportohet në Shqipëri, pos dy familjeve që qëndrojnë nëpër male.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #5 Guri 2011-04-05 06:02
Gjithmon do te jet Guri me i miri por dhe asht Guriiii
Quote
 
 
0 #4 kosoves kreshnike 2011-04-02 14:00
U skuq toka u nxi qielli
Nga gjak prisat na vjen haberi
Ne arkivol na vjen nderi
Ne kete qiell te vranet me gjak e shi
Fluturoj nje pllumb i xi qfar haberi do te ket per ket per ty
S'ka pushim per nenat shqiptare tash po vjen nje pllumb i bardh i qendisur me gjak Shqiptar kush te erdhi kush te pa se qfar te ben i dashuri vella,edhe ty ne kraharor te ran ata te poshtrit qe meshir s'kan
Shum nenave zemrat gjak ju pikojn
Shum nena mbeten ne duar ne gji
Eh shum nuse jan veshur me te zi nenat tona kreshnike shum dhimbje kan perjetu ne gjrin e tyre te zjarrt me doren e tyre te art
SHum bij te uruar percollen e shum te helmuar por gjith nga nje ball lart qendruam
Ne mburremi dhe un jam krenare me rinin time rinin shqiptare
Kosov oj loke u rritem te uriter u rritem ne varferi te qofshim fal Kosov te kemi Nene tu.
Quote
 
 
0 #3 28 nentori 2010-12-14 07:16
Toka ime lar me gjak
nga ndjer sa loti
Kosovë e dashur e lindur qe moti
ne agimin e madh u ngrit labidar
lindjes se bashku me yje
Kosova shkendi e parë
këngë oj kënga ime
ngrihu përtej kaltërsive
thuaj Kosoves gjitha këto gëzime
urime Lirinë urime nëna jonë
e krimtovsh 28 nentorin me gezime pergjithmon
ne prekaz te drenices
Flamuri Yn valon
Shabanit, Hamzes dhe Ademit
ju kendojm keng per gjithmon
Quote
 
 
+2 #2 fshati im 2010-10-19 20:28
edhe kur bie shi,
edhe kur dielli ben vape
mendjen kam tek ty
fshati im i arte.
ne gjume lundroi
mbi malet tua,
fshati im Çadrak,
shume te dua.
pendohem qe te bragetisa
valet e jetes me hodhen
ne dhe te huaj,
me mungon flladi i mremjeve
dhe per agiemt tua vuaj...
Quote
 
 
0 #1 lili 2010-01-24 11:09
gjithmon kemi qen edhe do te jemi dem baba dem
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 74 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma