1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Dardha (Sllapuzhani)

pdf Shtyp Email

Shtrihet rreth 5 km në veri të Therandës. Është vendbanim kodrinor i tipit të gumbulluar.

Sipërfaqja: 610 ha, 56 ari, 40 m.

Mikrotoponimet më karakteristike: Çukarka, Lama e Lonës, Ara e Haxhës, Rrezore, Livadhet, Pritat, Frashna, Shahint, Grabi, Guri i Ukit, Çuka etj.

Familjet më kryesore që jetojnë sot në këtë vendbanim: Sylaj, Bashaj, Jahaj, Elshani, Bytyçi etj.

Sipas shënimeve të marra në terren, thuhet se afër këtij vendba-nimi kanë ekzistuar tri vendbanime të vjetra. Vendi ku ndodhet sot fshati nuk është vendi i themelimit të tij. Mendohet se në fillim fshati ndodhej në bregore (çukë). Aty gjendje një pus nga i cili është marrë uji, gypat prej balte të pjekur që e kanë përcjellë ujin nga burimi. Pjesë të gypave aty hasen edhe sot. Popullata është tërhequr nga bregorja, për shkak të paksimit të ujit dhe erërave të forta. Varrezat e bregorës ndodhen në Arën e Haxhës. Vendbanimi tjetër ndodhej në vendin e quajtur - Livadhet, që thuhej se është më i vjetër se ai i bregorës. Në mes tij kalonte lumi. Varrezat e këtij vendbanimi ndodhen tek Laina e Lonës. Sipas fjalëve të popullit vendbanimi i tretë ka ekzistuar në pjesën lindore të bregorës. Në mes të fshatit kalonte rruga e cila e lidhte Prizrenin me Prishtinën, që dëshmohet me gurët e kalldërmit të zbulara në hyrje dhe dalje të fshatit.

Në dokumentet e shkruara përmendet si Zdplzhan në kartën e Car Dushanit të vitit 1348. Në arkivin e Manastirit të Hilandarit ruhet një aktgjykim ku përmendet një banorë i këtij vendbanimi.

Për një periudhë të gjatë nuk kemi shënime për këtë vendbanim. Ndoshta, ishte i braktisur, ose ishte regjistraar me ndonjë emër tjetër.

Me emrin Zablojan, përkatësisht Zaplluzhan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vendin e quajtur Çukë (Gllaviqicë) ekzistojnë disa gurë shumë të rëndë, që thuhet se' aty ka qenë një shkritore e metaleve.

Shumë banorë të fshatit kishin pësuar gjatë sundimit osman (Lufta ruso-turke 1875 në Pleme të Bullgarisë), gjatë sundimit bullgar, 1916 në Kërçovë, gjatë sundimit serb, etj.

Dy familje nga Shqipëria kanë ardhur dhe janë vendosur në këtë vendbanim.

Shënimet statistikore:

Me emrin Zapluzhani, rreth vitit 1871 ishin të regjistruar 13 shtëpi shqiptare;

në vitin 1913 kishte 334 banore;

në vitin 1919 - 29 shtëpi shqiptare me 203 banorë;

në vitin 1921 - 30 shtëpi me 290 banorë;

në vitin 1948 - 48 shtëpi me 354 banorë;

në vitin 1953 - 56 shtëpi me 395 banorë;

në vitin 1961 - 64 shtëpi me 454 banorë (453 shqiptarë, 1 të tjerë);

në vitin 1971 - 73 shtëpi me 626 banorë (625 shqiptarë, 1 të tjerë);

në vitin 1981 - 74 shtëpi me 862 banorë shqiptarë.

Para sulmeve serbe mbi këtë fshafgjatë viteve 1998-99, kishte 128 ekonomi familjare, përkatësisht 160 shtëpi banimi me 38 shtëpi ndihmëse, 45 oda, 3 sharra, 7 shitore, 2 servise, 4 punëtori, 44 pleme dhe 59 shtalla dhe 1371 banorë shqiptarë. Janë shkatërruar apo djegur më se 144 shtëpi dhe pothuajse të gjitha objektet ndihmëse, ekonpmike, zejtare etj. Shkolla dhe xhamia janë demoluar. Në. ofensivën e 28 korrikut 1998 humbën jetën 5 fshatarë. Kanë vdekur dy foshnje. Në luftimet e 8 janarit 1999 humbi jetën një fëmijë. Në vitin 1999 janë vrarë 9 persona (në mesin e tyre edhe dëshmorë). Dy persona jaiië lë zhdukur. Është masakruar komandanti i njësitit të UÇK-së të këtij fshati. Popullata më 2 prill 1999 deportohet në Shqipëri

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
-1 #2 pergjigje per sllapuzhan 2011-02-22 19:03
hej xeni munden me ndodhh ketoo sene se jann te verteta se a jann baraktaa ne gllavicica a te kujtohet kur nuk shkojshem ne shkoll qe rrishemm aty kurr bike shii mun te jet e vertett
Quote
 
 
-1 #1 sllapuzhani 2010-03-12 22:07
shkelsen basha po thot nuk mun mu kan e vertet se e di krejt historin e shllapuzhnit edhe kush ika dhan keto informanta ktheje mssn
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 62 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma