1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Duhla

pdf Shtyp Email

Vendbanim në shpatet perëndimore të malit të Caralevës, rreth 8-9 km në verilindje të Therandës. Fshati është i ndarë në disa lagje mjaft larg njëra tjetrës. Shtëpitë nëpër lagje kryesisht janë të grumbulluara.

Fshati përbëhet kryesisht prej këtyre lagjeve: Sopa (Çatani, Perteshi, Shukolli), Graishta (Shukolli, Perteshi, Rrafshi etj.), Bajramselimi, Mahalla e Lugut (Lugu, Perteshi) dhe Mahalla e Rrafshit (Rrafshi). Nëpër çdo lagje jetojnë familjet të ndryshme. Sikurse në çdo vendbanim të Kosovës edhe këtu ka lëvizje të popullsisë, p.sh. familja Partesh, thuhet se kanë ardhur nga fshati Partesh i komunës së Gjilanit.

Mikrotoponimet më karakteristike: Qafa e Duhlës, Gorujë, Livadhet e Dabiqit, Kulla, Biraç, Te Kisha, Mas Pojate, Ara e Madhe, Shpajat, Rrahinat, Rrafshi i Zabelit, Përroni i Keq, Shpati i Rekës, Mas Kodre, Te Vneshtat e Moçme, Arashka, Kroni i Studencit, Kroi i Dalinës, Graishta, Livadhi i Gatë, Rahovenë, Të Mrizet, Klysyra, Vogevina, Ledina e Madhe dhe e Vogël, Sallatakrushë etj.

Për krijimin, zhvillimin dhe pozitën gjeografike të Duhlës ka pasur rëndësi të madhe rruga e vjetër romake e cila e lidhte bregdetin e Shkodrës nëpër Therandë, Duhël e Ulpianë, ku kjo rrugë tregtare nga bregdeti takohej me rrugën e Bosnës. Duke u bazuar në mikrotoponimin Gradishta etj., mund të konstatohet se këtu dikur ishte ndonjë qytet, kështjellë, e ndoshta që nga koha romake, duke u bazuar se nëpër këtë vendbanim strategjik ka kaluar rruga romake, e cila në atë kohë kishte rëndësi të madhe. Ndërsa, sipas traditës popullore të popullatës vendëse të cilët thonë: ".. se në kohë të vjetra këtu ka qenë një qytezë a madhe, ku maca ka kaluar prej kulmi në kulm nga Qafa deri të Suhareka..." . Siç po shihet këtu dikur ishte një vendbanim i madh. ase qytet i fortifikuar me qëllim të ruajtjes së Grykës së Caralevës.

Në lashtësi trevat e Kosovës përfshiheshin në Mbretërinë ilire të Dardanisë. Ato pasqyrohen në hartat e Ptolemeut (shekulli II pas Krishtit 87-150) te vepra "Gjeografia" etj. Në ato harta paraqitet edhe vendbanimi Thermidova që disa e ubifikojnë me fshatin Duhël.

Në lokalitetin e këtij vendbanimi ka gjurmë të shumta të vendbanimit të hershëm. Kështu në Qafë të Duhlës në vendin e quajtur Selishtë ka gjurmë të lokalitetit të vjetër dhe thuhet se ka ekzistuar një kishë e vjetër. Në vendin Divjak, në lagjen Sopa, në lokalitetin Dobukdo dalin gurë të themeleve të shtëpive dhe është gjetur një gjilpërë e madhe e ashtit. Pothuajse në tërë lokalitetin ka varreza të moçme, si p.sh. në lagjen Sopa. Thuhet se në vendin Te Gurët e Verdhë ka qenë një kishë katolike, që sot është ruajtur mikrotoponimi Te Kisha.

Sipas legjendës, thuhet se katër vëllezër nga ky fshat i bënë rezistencë ushtrisë turke. Mirëpo, në luftë e sipër mbetën të vrarë 3 vëllezër, përveç vëllaut të katërt Zefit dhe motrës Dalina. Dalina ishte mbikëqyrëse e kishës shqiptare katolike e ndërtuar në periudhën iliro-shqiptare, ku edhe sot ekzistojnë gjurmët e saj. Po në këtë kishë Dalina e ruajti të vetmin vëlla Zefin. Ushtria turke deshi ta rrënoj këtë kishë dhe t'i vras motër e vëlla. Por, pas shumë lutjeve që ua bëri Dalina, ua falën jetën, me kusht që Zefi të ndërroj fenë e të bëhet mysliman. Nga ajo kohë është ruajtur mikrotoponimi Kroi i Dalinës. Mirëpo, pushteti serbë më vonë këtë mikrotoponim ishte munduar të sllavizoj, duke e quajtur Kroji Dolina.

Në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Duhle në kartën e Shën Arkangjelit të Car Dushanit të vitit 1348. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Duhila kishte regjistruar 11 shtëpi e bashtina dhe 7 beqarë. Në këtë rëgjister kadastral ishte regjistriiar edhe Trullishta Divjak pranë fshatit Duhël.

Në një hartë austriake të vitit 1689 është i regjistruar vendbanimi: Dulja e Epërme dhe Dulja e Poshtme.

Udhëpërshkruesi françez Ami Bou duke kaluar nëpër këtë vendbanim në vitin 1837 në mes tjerash shkruan: "Pak më në jug nën grykë është fshati shqiptar Dulja me rreth 20 shtëpi të shkapërderdhura, të cilat ishin të mbuluara me rrasa, ndërsa në mes tyre nuk kishte rrugë". Në udhëpërshkrimin e tij M. Milojeviq rreth vitit 1875 thekson se Dulja i ka 26 shtëpi shqiptare e 4 serbe. Shënimi tjetër, të cilin e jep gjeneralshtabi austro-hungarez për nevoja ushtarake në përshkrimin e vendeve në Sanxhakun e Plevles dhe Vilajetin e Kosovës, për Dulje shkruan se është në të dy anët e rrugës, e shpërndarë më, grupe të vogla, me gjithsej 60 shtëpi shqiptare. E ka stacionin e xhandarmërisë në vendin Biraq. Në vitin 1879 i shënon 20 shtëpi, nga të cilat 16 shqiptare dhe 4 serbe. (Fjala është për shtëpitë shqiptare katolike. J. Cvijiqi në vitin 1910 kishte takuar 6 shtëpi serbe. Pra, siç po shihet jipen shënime kontradiktore, ndoshta edhe të pasakta. Mirëpo, duhet theksuar se autorët serbë shtëpitë shqiptare të konfesionit katolik i regjistronin si serbe, prandaj shënimet e Millojeviqit, Cvijiqit etj., duhet marrë rne rezervë.

Vendkalimin nëpër Duhël, përkatësisht nëpër Grykën e Caralevës e përmendin shumë udhëpërshkrues, duke e përshkruar si të rrezikshëm. Për sigurimin e këtij vendkalimi pushteti osman kishte ngritur rojën e përhershme, përkatësisht stacionin e xhandarmërisë në vendin Biraq, përkatësisht Kulla.

Me emrin Dohle, përkatësisht Duhla është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Gjatë historisë, sidomos gjatë sundimit osman, si dhe pas pushtimit nga pushteti serb, ky fshat kishte pësuar shumë herë. Këtu kishin kaluar ekspedita të shumta të pushtuesve të ndryshëm. Flitet se disa shtëpi të fshatit i kishte djegur pushteti bullgar në vitin 1917. Nga e ashtë quajtura Zia e Bukës nga ky vendbanim kishin vdekur 19 banorë.

Në këtë vendbanim jeton popullata shqiptare vendëse. Mirëpo, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 30 familje kolone serbe. Familjet kolone sllave u vendosën në Qafë të Duhlës dhe në vendin Biraq, në pronat e shqiptarëve, sidomos livadhet, si dhe ua morën pyjet. Në fillim të vitit 1941 kolonët u larguan dhe nuk janë kthyer më. Në këtë lokalitet u vendosën shumë kolonë. Kështu, sipas një dokumenti arkivor, Drejtorati Agrar i Qarkut të Prizrenit më 20.VII. 1931, i jep Aleska Arangjeloviqit nga Bresançiqi, rrethi i Prokuplës, në ngastrën e fshatit Dulje, rrethi i Podgurit, me një sipërfaqe që kap 12,35 ha.

Nga ky vendbanim shumë banorë janë shpërngulur në Prizren, Therandë, fshatrat Kraishtë, Talinofc, Shtime, etj.

Shënimet statistikore:

në vitin 1913 kishte 411 banorë;

në vitin 1919 - 41 shtëpi me 304 banorë (35 shtëpi shqiptare myslimane me 273 banorë dhe 6 shtëpi serbe me 31 banorë);

sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1921 - 52 shtëpi me 477 banorë;

në vitin 1948 - 84 shtëpi me 564 banorë;

në vitin 1953 - 89 shtëpi me 649 banorë;

në vitin 1961 -102 shtëpi me 722 banorë (640 shqiptarë, 71 serbë, 11 të tjerë);

në vitin 1971 - 106 shtëpi me 881 banorë (880 shqiptarë, 1 të tjerë);

në vitin 1981 - 133 shtëpi me 1230 banorë, (1229 shqiptarë, 1 mysliman).

Para agresionit të pushtetit serb, sipas shënimeve të marra në fshat, në vitet 1998-99, ky vendbanim kishte 1854 banorë shqiptarë. Nga 210 shtëpi (të 165 familjeve), vetëm 17 shtëpi nuk janë djegur e shkatërruar. Janë djegur e demoluar pothuajse edhe të gjitha objektet tjera ndihmëse dhe ekonomike. Është dëmtuar edhe shkolla dhe ambulanca e fshatit. Janë të vrarë nga ky fshat 15 persona një dëshmor, pleq dhe të rinj). Popullata ishte dëbuar nga fshati.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #5 Fshati Duhelh. bujari 2011-12-21 18:51
njeriu qe ika dhan te dhanat efshatit duhel esht ni njeri i pa shkoll esht qoban i thjesht
se kur thuhet qe ne fshati perbahet nga keto lagje e lagja e bujarve esht mae madhja ne fhat ne duhel se mahalla e sopes ja qadrak jan ardhacak ene fshat ka ekzistue njera nder lagj matemira ather edhe sot se veten familjet me nbiemer bujari jan me kultur dhe me respekt ne fshat etjeret sopa shukolli qatani jan ardhacak ejo te hershe por te vonshen vena li jan bujaret dhe rafsht. nga h. bujari
Quote
 
 
+1 #4 biografijaaa 2010-08-18 22:37
ooo bajram bujari aje ntok tallahit bre burr u kan kur u kan bajram duhla se ma ska po le ket llaf kshyr qka jeni tash sen ska andej ma mahalla juj
Quote
 
 
-2 #3 biografi 2010-02-28 14:25
///////////////////////////////////////////
Quote
 
 
+1 #2 biografia 2010-02-17 20:05
pershendetjemir e ka bajram bujari bajram dula ka qen nje njeri i ndershum i sjellshem i ka pranuar te gjith pa dallim feje katolik,ortodok s,musliman po edhe serbt i ka pranuar tjera her ta qitni bajram duhlen theranda.com
Quote
 
 
0 #1 biografia 2010-01-12 00:40
pershendetje nuk e di pse nuk shenohet humanisti Bajram duhla ,i cili ka qen nje njeri qe ju ka ndihmuar njerzve , pra i ka pranuar ne konak gjdo njeri qe ka mbetur ne rruge si dhe ju ka dhen buke pa dallim feje per te kan qen njerz .pra bajram duhla ne at koh ka pas ne menjdjen e tij di nje njeri demokrat qe ka dit te fal te largoj urretje ne fshat.pra mos harroni se familja e bajram duhles eshte familja kryesore ne fshatin duhel si ne at koh por edhe sot shquhet per moral dhe kultur
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 69 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma