1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Gelanca

pdf Shtyp Email

Ky vendbanim shtrihet rreth 8 km në jug të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, në një pjesë të rrafshët, që thuhet se afër ishte tokë moçalike. Këtu takohen dy lumenjtë Shushica dhe Lumi i Bardhë që bashkohen në këtë fshat.

Në këtë lokalitet, përkatësisht në pjesën qendrore të fshatit janë zbuluar disa varreza të vjetra me gurë të mëdhenj dhe në to është gjetur një unazë.

Në veri të këtij lokaliteti ka ekzistuar vendbanimi i vjetër i quajtur Tarazhda. Tarazhda përmendet në kartën e shenjëtërve Mihal dhe Gabriel te Prizreni të vitit 1348 gjatë caktimit të mexhëve me fshatin Nistra. Lokaliteti i Tarazhdës është shtrirë prej Gjinocit kah Gelanca, Caparci e deri në Novak. Sot, ato pjesë kryesisht janë vreshta.

Mikrotoponimet më karakteristike në këtë vendbanim: Pojatina, Leska, Tarazhda, Atava, Kopliku, Masbregu etj.

Në burimet e shkruara e hasim si vendbanim në një hartë austriake të hartuar më vonë në bazë të shënimeve të vitit 1689. Thuhet se banorët e parë në këtë vendbanim ishin disa familje rome. Disa familje të vjetra shqiptare myslimane e katolike dhe një serbe ishin shpërngulur nga ky vendbanim, ndërsa, familjet e sotme kryesisht kanë ardhur nga Grejkoci (prona të të cilëve ishin këto toka), pastaj nga Budakova, Gurkuqi (Maqiteva), Çadraku, Dardhishta (Krushica), Jezerci dhe një familje nga Luma etj.

Me emrin Glançe, përkatësisht Galanqa është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Prej vitit 1926 - 1927 në lokalitetin Gelanca - Novaka u kolonizuan 4 familje koloneme 21 anëtarë.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1879 kishte 9 shtëpi (8 shqiptare - 3 myslimane e 5 katolike, 1 serbe);

në vitin 1913 – 161 banorë;

në vitin 1918 - 22 shtëpi me 133 banorë (20 shtëpi shqiptare katolike me 111 banore dhe 2 serbe me 12 banorë);

në vitin 1921 – 16 shtëpi me 147 banorë; në vitin 1948 - 29 shtëpi me 184 banorë;

në vitin 1953 - 54 shtëpi me 332 banorë;

në vitin 1961 - 66 shtëpi me 490 banorë shqiptarë;

në vitin 1971 - 79 shtëpi me 721 banorë shqiptarë;

në vitin 1981 - 103 shtëpi me 1027 banorë shqiptarë.

Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin regjistruar edhe 42 banorë egjiptasë.

Në vitin 1999, sipas shënimeve të marra nga banorët vendorë, fshati kishte 165 shtëpi me rreth 1700 banorë (130 familje shqiptare dhe 35 egjiptase).

Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitit 2000 kishte 1715 banorë, kuptohet shqiptarë.

Fshati i shpëtoi agresionit serb, përveç tri dyqaneve afër rrugës së asfaltuar Prishtinë-Prizren që janë shkatërruar. Një banor i fshatit është vrarë nga granatimet. Një pjesë e popullatës së fshatit më 3 prill 1999 është dëbuar në Shqipëri, kurse gjysma tjetër ka mbetur në fshat.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
+1 #5 per gelanc 2011-02-23 10:33
hejjj mor mos i ban personat e keqi qe nuk te marrin me makinn ma mir ishtee me blee makine tane dhe mos me prit me te hyp dikush ne makin po hymi makines tane
Quote
 
 
+2 #4 gelanca 2010-10-27 19:08
asht shume vertet qka thuhet qet faqe, veq gelanca pernime i ka edhe njerzit e mir. veq kurr nuk te merr kerkush me kerr kur je nkam tu hec neper gjade. qeto e kan te keqe.
Quote
 
 
+4 #3 e vertet 2010-03-20 15:40
evert diqka qka kum dit per ket fshat eehehe e shka skum dit se di heheh
Quote
 
 
+3 #2 pom 2010-03-06 17:03
po valla qesht asht se edhe une jam nga gelanca
Quote
 
 
+2 #1 koment 2009-12-02 19:12
te gjitha jan te verteta keto shenime
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 78 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma