1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Gjinoci

pdf Shtyp Email

Shtrihet rreth 5 km. në jug të Therandës. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, përveç disa shtëpive që janë mjaft larg njëra - tjetrës.

Lagjet - Familjet: Haxhiaj, Haziraj, Hajdaraj, Hamzaj, Muharreinaj, Sallahaj, Zenelaj, Zeçiri, Berisha, Rexhepaj, Asllani, Seferaj, Alijaj, Gashi, Maksutaj, Neziraj etj.

Mikrotoponimet më karakteristike: Tuma, Maxherci, Llocia, Zabeli i Sylejman Agës, Lluga e Asllan Agës, Livadhet e Gata, Luga e Puninit, Pazhiku, Oborvishta, Arat e Kuqe, Arat ner Drum, Livadhet e Verdlia, Livadhet e Buta, Drumi i Gjakovës, Udha e Shkupit, Arat te Brodi, Zabeli i Mehmetit, Zakuta, Zabeli i Qavave, Arrnica, Reka e Thatë, Tarazhda etj.

Është vendbanim i vjetër shqiptar. Gjinoci i hershëm ishte me afër rrugës kryesore Prizren-Therandë. Nga aty janë tërhequr më lart ku është sot Gjinoci për shkak të burimeve të ujit. Në afërsi të fshatit, afër lumit Sopi, te Gjinoci i Vogël (Topliçani, që e pagëzuan kolonët serbë) është një kodër që quhet Tume. Aty më herët janë gjetur dëshmi materiale iliro-dardane. Mirepo, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike. Toponim me rëndësi është vendi, ara të punuara që e quajnë Magjerc në jugperëndim të fshatit. Mendohet se aty ka qenë vendbanimi i hershëm Magjerci. Mirëpo, ky toponim më tepër i takon fshatit Gelancë. Në pjesën veri-jug të fshatit të quajtur Llucia ka qene një kishë e vjetër ilire. Aty tani janë gurë të varreve dhe gurë të themeleve, eshtra të dimenzioneve të mëdha, unaza etj.

Emri i këlij katundi - Arbashki katun Ginovct del të përmendet më 1348 në një krisobulë të mbretit Stefan Dushanit i cili, me të themeluar të manastirit të shenjtarëve Mihal dhe Gabriel në Prizren i dhuronte me këtë krisobulë prona, midis të cilave edhe fshatin, Gjinocin e sotëm. Pra, me rëndësi është të përmendet se fshati Gjinofc i kohës së Dushanit ishte katund shqiptarësh, gjë që mund të shihet nga teksti i vet krisobulës në të cilën thuhet: "....dhe: këta shqiptarë (a re Arbanas): Katunin Ginovci)....". S'është vështirë të hetohet se toponimi Ginovci ka për rrënjë etnominin shqiptar Gjin dhe se trajlja me - ovci që në kohë të Dushanit, është sllavizim parcial i emcrlimit shqiptar Gjinaj. Ky d!he toponime të tjera të terriloril të Kosovcs dëshmojnc edhe një hcrë praninë e shqiptarëve në këtjë anë dhc hcdh poshtë dcklarimet paushalle të disa studiuesve joserioz të cilët i binin shqiptarët lë ardhur në këto anë gjatë shekujve XVI1-XVHI.(4) Më vonë, si katund shqiptar përmendet në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Gjinofc dhe kishte 13 shtëpi, 3 beqarë dhe 1 çift

Me emrin Gjinofci është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore në këtë vendbanim u kolonizuan 15 familje kolone serbe(6) nga territori i Serbisë - Brusi, Raça, Kosanica e Zhupanjeva e Kragujecit. Ndërsa, në ngastrën e këtij lokaliteti, në pjesën veriperëndimore, afër rrugës Therandë-Prizren u kolonizuan 26 familje kolone serbe, kryesisht nga treva e Toplicës dhe e pagëzuan me emrin Topliçan. Deri vonë ky lokalitet llogaritej si vendbanim i veçantë, Përkitazi me këtë po i theksoj dy dokumente arkivore: Prizren, 7.V.1936, Rexhep Jusufi, Hetem Limani, Rasim Sadriu nga Gjinoci, në Gjyqin e Rrethit në Prizren, bëjnë padi kundër Arsa Iliqit nga Topliçani për shkak se i ka zënë pyjet e tyre në vendin e quajtur "Lloqi", të cilin e ka lëvruar edhe përkundër faktit se i është dhënë toka para disa vitesh nga shteti si kolon. Arsa, para gjyqit deklaron se Drejtorati agrar si invalid që në vitet 1927-1928 i ka dhënë 13 ha tokë të pyllëzuar, të cilën e ka punuar. Para dy vitesh i ka marrë edhe 2,5 ha tokë si plotësim për kultivimin e vreshtës. Gjyqi i Rrethit në Prizren, në vitin 1938, bjen vendimit, ku A. Iliq lirohet nga padia, për arsye se toka në fjalë është e kufizuar dhe vënë nën goditje të reformës agrare dhe të paditurit definitivisht do t'i mbetet. Në dokumentin tjetër, kolonët e fshatit Gjinoc, më 26 gusht 1938, në stacionin e policisë padisin shqiptarët dhe deklarojnë se ata ua kanë prerë një lis në vendin të cilin agrari e ka caktuar për faltore dhe oborr të shkollës të fshatit Gjinoc si dhe u ka humbur kryqi si shenjë e faltorës. Konstatimi i patrollës së policisë, se lisin e kanë prerë shqiptarët sipas urdhërit të kryeplakut Abdyl Sylës, për të marrë dërrasa për varrimin e të vdekurit Jetish Hamzës. Përkitazi me kryqin, Syla ka deklaruar se nga shqiptarët askush nuk e ka marrë kryqin, por atë e kanë bërë vet kolonët me qëllim që t'ua hedhin fajin atyre.

Në fillim të vitit 1941 Gjinoci sulmohet nga një kompani e ushtrisë serbe, ku vrahen 60-80 ushtarë serbë dhe komandanti i tyre Novakoviq. Nga 50 shtëpi sa kishte atëherë Gjinoci, ushtria serbe dogji 18 shtëpi. Lagja Haxhiaj, ku u zhvillua lufta ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa lagjet tjera janë djegur tërësisht nga ushtria serbe. Ndërsa, nga fshati janë djegur 2 pleq nga lagjja Berisha dhe është vra një banorë I familjes Haxhiaj.

Më 1956 për në Turqi janë shpërngulur 2 familje (Zenelaj 12 anëtarshe dhe Behlulaj 5 anëtarëshe.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1879 kishte 16 shtëpi shqiptare;

në fund të shek. XIX - 20 shtëpi;

sipas regjistrimit të vitit 1913 - 405 banorë;

në vitin 1918-34 shtëpi shqiptare me 353 banorë;

sipas regjistrimit tjetër të vitit 1921 - 37 shtëpi me 387 banorë;

në vitin 1928 - 34 shtëpi me 240 banorë;

në vitin 1948 - 86 shtëpi me 638 banorë;

në vitin 1953 - 104 shtëpi me 750 banorë;

në vitin 1961 - 108 shtëpi me 827 banorë (803 shqiptarë, 20 serbë, 4 të tjerë);

në vitin 1971 – 122 shtëpi me 1224 banorë (1222 shqiptarë, 2 të tjerë);

në vitin 1981 - 172 shtëpi me 1569 banorë (1561 shqiptarë, 8 myslimanë).

Para agresionit serb të viteve 1998-99, sipas shënimeve të marra në terren, fshati kishte 392 shtëpi me rreth 3900 banorë shqiptarë. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 fshati kishte 3037 banorë. Okupatori serb popullatën e Gjinocit e largoi me dhunë për në Shqipëri me 3 prill 1999, i dogji 342 shtëpi banimi. Më 5 prill 1999 është djegur e shkatërruar plotësisht xhamia e fshatit. Është djegur ambulanca, ndërsa shkolla e zyra e vendit në këtë fshat u demoluan dhe u granatuan. Janë djegur biblioteka personale dhe dokumente me vlerë nëpër familje. Është vrarë një person i këtij fshati.

 

Magjerci

Si vendbanim përmendet në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 me emrin Magjerci. Sot në jugperëndim të fshatit Gjinoc përmendet mikrotoponimi Magjerc, ku duhej të kishte qenë fshati mesjetar Magjerci.

 

Topliçani

Shtrihet rreth 5 km në jugperëndim të Therandës. Sot është lagje e fshatit Gjinoc dhe quhet me emrin Gjinoci i Ri.

Këtë vendbanim si koloni e krijuan kolonët serbë të ardhur nga treva e Toplicës së Serbisë dhe e pagëzuan me emrin Topliçan. Këtu u vendosën 26 familje kolone serbe. Serbët më vonë shumica e tyre duke e shitur pasurinë, të marrë falas prej shqiptarëve, shpërngulën nga ky vendbanim.

Në këtë lagje jetojnë familjet Sallauka, Gjini, Cahani etj.

Shënimet statistikore:

në vitin 1948 kishte 13 shtëpi me 78 banorë;

në vitin 1953 - 20 shtëpi me 94 banorë;

në vitin 1961 - .14 shtëpi me 69 banorë (21 shqiptarë, 48 serbë);

në vitin 1971 - 14 shtëpi me 122 banorë (85 shqiptarë, 28 serbë, 9 malazez);

në vitin 1981 - 38 shtëpi me 307 banorë (267 shqiptarë, 31 serbë, 9 malazez).

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 9 banorë serbë.


Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #7 ooOOooOO LLUTAGjinocpower 2012-01-25 04:27
mos ofenodo ktu.. ofendo live masi je qaq rrakatel :)
Quote
 
 
+4 #6 gjinocenebi coli 2011-09-14 09:00
fjala eshte per maliq turrecin haziraj ai u kan burri i mire veq ne pije perndryshe ma mut nuk ka pas
Quote
 
 
0 #5 mik i tynelluta 2011-06-17 10:24
katundi ma hajna ne komunen tone kur te ja jep doren mu fal duhet mi njeh gishtat mos po te mungon naj nja se ta vjedhin e ne paq or duhet me hek se ma se ki....se jan te lem per me vjedh edhe pse i kemi miq jan hajna me zanat..
Quote
 
 
+2 #4 pershndetje 2010-11-23 21:29
pershndes te gjith fshatin gjinoc sidoms familjen zenelaj jan met miret
Quote
 
 
-2 #3 111 2010-06-12 12:49
Fshati Ma I Bukur " GJINOCI "
Quote
 
 
-1 #2 Arkeologji 2010-03-22 08:29
Përshëndetje atyre që e lexojn këte letër.
Është shum krenari e madhe kur ne kemi nje Website aq te mir, po para së gjithash kam dëshir që tju lus për të dhëna edhe më të detajuara, nëqoftëse keni detaje më shum për Theranden edhe Gjinocin ju lutem mi dërgoni në Email.

Me shum rrspekt
Maliq Haziraj
Quote
 
 
-3 #1 cartana 2010-01-01 16:40
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 70 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma