Gjyteti (Grejçeci)
Shtrihet rreth 22 km në verilindje të Therandës. Është Vendbanim kodrinoro-malor.
Është i ndarë në disa lagje, të cilat janë mjaft larg njëra prej tjetrës. Lagjja më c vjetër thuhet se është ajo Reshani. Ekzistojnë edhe lagje të tjera me emra karakteristik, si Luboci, Çarri, Bungu, Bokaj, Tërshani, Reshani, Seferi etj.
Ky vendbanim përfshin një territor shumë të gjerë, prandaj është edhe i pasur me mikrotoponime të shumta, p.sh. Gjyleti, Ara e Hoxhës, Livadhi i Gatë, Te Guri Kaqep, Te Furrat e Qereqit, Kodra e Seferve, Dardha e Kuqe, Kodra e Stanit, Lugi i Shingjingjes, Rranimi, Përroni i Lubocës, Kodra e Topillës, Koreniku, Livadhi i Ahmetit, Shpati i Kishës, Përroni i Kishës etj.
Është vendbanim i vjetër ilir, i cili është shtrirë në kodrën e quajtur "Kodra e Gjytetit". Aty ka gjurmë të vendbanimit të vjetër, si gurë, tjegulla, tulla etj. Në vendin Krapangja ka ekzistuar një kishë e vjetër iliro-shqiptare. Ndërsa në vendin Pylla e Varreve, në lagjen e Bungajve, ekzistojnë varreza të moçme që askush nuk di për to. Edhe në lagjen Luboci dhe Bungu janë ruajtur mikrotoponimet Përroni i Kishës dhe Shpati i Kishës.
Si duket një kohë të gjatë ka qenë i braktisur, kështu që nuk e kemi hasur në dokumentet e shkruara mesjetare si dhe më vonë, apo ndoshta është regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Në dokumentet e shkruara e hasim në një shkresë të arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, ku shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik i Loretos, don Pjelër Bytyçi. Këtij misioni i lakon edhe fshati Graivcezza me 6 shtëpi me 40 anëtarë besimtarë të krishterë.
Do theksuar se një numër i madh i banorëve të këtij fshati janë shpërngulur në vise të ndryshme e sidomos të Kosovë, çka edhe ë kanë mbajtur dhe ruajtur mbiemrin të bazuar në emrin e fshatit. Disa shtëpi nga ky fshat nga presioni janë shpërngulur në Shqipëri.
Fshati gjatë historisë kishte pësuar mjaft, e sidomos në vitin 1912, siç thotë populli në kohën e Serbisë së Parë.
Agrari gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave, kishte vendosur shumë kolonë në Qafë të Duhlës, ua kishte marrë pronat dhe ua kishte dhënë atyre, sidomos pyjet.
Shënimet statistikore:
Rreth vitit 1879 kishte 25 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 523 banorë;
në vitin 1918 - 46 shtëpi me 336 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 51 shtëpi me 402 banorë;
në vitin 1948 - 82 shtëpi me 621 banorë;
në vitin 1953 - 82 shtëpi me 670 banorë;
në vitin 1961 - 87 shtëpi me 692 banorë (683 shqiptarë, 9 të tjerë);
në vitin 1971 - 88 shtëpi me 665 banorë (664 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 69 shtëpi me 593 banorë shqiptarë.
Ky fshat para agresionit serb në vitet 1998-99 kishte rreth 143 shtëpi shqiptare me rreth 843 banorë. Gjatë këtyre dy viteve u dogjën të gjitha shtëpitë, përveç dy shtëpive të reja të pameremetuara, të cilat nuk kishin mundur t'i djegi. Janë djegur e shkatërruar shkolla dhe xhamia e fshatit (e ndërtuar në vitin 1897). Ndërsa nga ky vendbanim janë vrarë 6 persona dhe 2 janë të zhdukur.
Në këtë vendbanim një kohë ishte edhe Batalioni i Divizionit vëzhgues të Brigadës 60 "Kumanova". Shumica e popullatës ishte deportuar në Shqipëri e një pjesë kishte qëndruar nëpër male.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet
mirepo une mendoj qe krahas kesaj te futen edhe bukurit natyrore te cilat jan te shumta te cilat mendoj qe mund ta aktivizojn sektorin e turizmit ne ket fshat te bukur ju falemderit
me respskt Daut Tershani