1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Grykosi (Grejkoci)

pdf Shtyp Email

Vendbanimi shtrihet rreth 11 km në jug të Therandës, rrëzë kodrave malore i lëshuar në pjesën e rrafshët, i tipit pjesërisht të shpërndarë.

Në këtë vendbanim jetojnë këto familje kryesore: Zenelaj, Kicaj. Beqiraj, Tafaj, Selimaj, Haxhaj etj.

Është vendbanim i vjetër. Këtu gjatë lërimit të një are më 1984, u gjet një pitas i madh i periudhës romake. Pranë xhamisë deri vonë kanë qenë themelet e një kishe ilire, mirëpo, kjo bie ndesh me thënien e popullit - gojdhënës se banorët e Grykosit kanë ardhur nga Shtatinoci para 3-4 shekujve. Pranë kishës ka pasur lisa të cilët më nuk ekzistojnë. Gjurmët e kishës janë zhdukur. Në popull flitet se këtë kishë e kanë vizituar shumë vite më herët priftërinj ortodoksë nga Serbia për qëllime të caktuara.

Në popull qëndron gojëdhëna rreth gjenezës së fshatit, ku thuhet se fshati i sotëm është themeluar (ri themeluar) para 3-4 shekujve. Banorët e këtij fshati kanë ardhur nga fshati Shtatinoc (tani i zhdukur), që gjendet 2 km në perëndim të Grykosit (Grejkocit). Sipas gojëdhënës në këtë fshat paska rënë një epidemi, kolerë, dhe shumë banorë paskan gjetur vdekjen. Kjo ndoshta ka ardhur si pasojë e ujit të dobët. Njerëzit ishin dobësuar shumë. Atyre u kishin mbetur vetëm kockat. Për t'i shpëtuar zhdukjes totale, ata të cilët kanë mbetur gjallë thonë njëri tjetrit - ngri kockat dhe ik afër malit. Si arsye ka qenë se në vendbanimin e ri, uji ishte i pijshëm, ajri i freskët dhe terreni më i përshtatshëm për banim. Prandaj, nga shprehja ngri kockat ka ardhur shprehja Grejkoc. Bile edhe sot të vjetrit e shqiptojnë Ngrikoc. Banorët kanë ardhur nga fshati i braktisur Shtatinoc.

Është karakteristike se mikrotoponimet e viseve malore janë në shqip, ndërsa ato fushore janë të përziera. Si mikrotoponime karakteri-stike janë: Dushkaja, Hija e Druve, Hija e Gjonë, Hija e Ngushtë, Kroni i Grave, Prroni i Keq, Skrepi i Madh, Skrepi i Vogël, Guri i Livadheve, Ashta e Keqe, Te Lisat e Kishës, Te Kisha e Haxhëve, Laku i Magarit, Kroi i Bardhë, Kroni i Sumbullores, Kroni n 'Kodër, Ledina e Stanit, Rrafshi i Ufllave, Lami i Lopëve, Xhehnemi, Lami i Dhive, Guri i Orlave, Boka e Kuqe etj.

Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili mbahej prej vitit 1465.(5) Do theksuar se te një banor shqiptar i këtij fshati kah mesi i shekullit të kaluar (shek. XIX) është gjetur një "antinim" i kishës së fshatit Dobërdelan (tani Ilirion), të cilin e ruante me kurreshtje, sepse e konsideronte kishë të vetën. Ai e barte rreth gjoksit si hajmali. Ne të ishte shënimi i vitit 1564 dhe kriptogramet teologjike.(6)

Me emrin Krajkovce është i regjistruar në një hartë austriake. të shënimeve të vitit 1689.

Me emrin Grajkofçe, përkatësisht Krajkofc është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Prej vitit 1912 e deri në vitin 1958 nga ky fshat migruan tri familje shqiptare (Lushaj dhe Neziraj) në Shqipëri të detyruar nga dhuna e terrori i pushtetit serb, përkatësisht jugosllav. Ndërsa, pushteti i njëjtë në anën tjetër për të realizuar qëllimin e parashtuar, dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimin e trevave shqiptal'e me elementin serb, në këtë vendbanim vendosi në tokat e fshatarëve shqiptarë 11 familje kolone nga Mali i Zi dhe Serbia.(8)

Në fillim të vitit 1941, ushtarët serbë i lidhën të gjithë burrat për t'i pushkaktuar. Kmeti (kryeplaku) i fshatit Zenel Isufi i luste kot ushtarët që t'i shpëtonte shokët, serbët donin t'i vrisnin të gjithë. Kmeti e kishte vetëm një djalë, por edhe ai ishte i lidhur. Kur e kuptuan serbët se kryeplaku e kishte djalin aty, deshën ta lironin, por Zeneli u tha: O i lëshoni të gjithë, o ma vritni edhe djalin tim, se të gjithë i dua njësoj. Ushtarët vështruan njëri-tjetrin dhe në ato momente gjermanët dolën në Qafë të Duhlës, serbët ikën, fshatarët shpëtuan, ndërsa plaku i fshatit mbeti burrë i nderuar dhe me autoritet.

Shënimet statistikore:

Të bazuar në shënimet statistikore rreth vitit 1879 kishte 25 shtëpi shqiptare;

në vitin 1913 - së bashku me lagjen Muzhlak 694 banorë;

në vitin 1918 - 59 shtëpi shqiptare me 531 banorë;

sipas regjistrimit të vitit 1921 - 65 shtëpi me 543 banorë;

në vitin 1948 - 98 shtëpi me 765 banorë;

në vitin 1953 - 115 shtëpi me 831banorë;

në vitin 1961 - 129 shtëpi me 1025 banorë (1021 shqiptarë, 4 të tjerë);

në vitin 1971 - 143 shtëpi me 1369 banorë (1367 shqiptarë, 2 të tjerë);

në vitin 1981 - 183 shtëpi me 1997 banorë (1996 shqiptarë, 1 serb).

Para agresionit të fundit serb, sipas shënimeve të marra në fshat, në vitet 1998-99 fshati kishte rreth 300 shtëpi me rreth 3150 banorë shqiptarë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të vitit 2000 kishte 3310 banorë. Gjatë agresionit serb në këtë fshat u shkatërruan 187 shtëpi dhe objekte të tjera përcjellëse, pastaj objekti i shkollës, ambulancës dhe minarja e xhamisë që është shkatërruar me eksploziv, si dhe pjesë tjera të saj. Janë vrarë nga ky fshat 18 banorë, nga të cilët 8 dëshmorë, 10 viktima (fëmijë, pleq, të rinj). Shumica e popullatës së fshatit janë dëbuar më 3 prill 1999 në Shqipëri.

 

Shtatinoci

Vendbanim i zhdukur që shtrihej rreth 3 km në veriperëndim të fshatit Grykas (Grejkoc). Sipas gojëdhënës në këtë fshat paska rënë një epidemi dhe shumë banorë paskan gjetur vdekjen dhe më vonë popullata ka braktisur fshatin. Rreth këtij vendbanimi edhe sot ka dëshmi të kulturës materiale. Aty deri vonë kanë qenë varrezat. Në atë lokalitet bujqit gjatë lëvrimit të tokës kanë gjetur plot tjegulla. Një fshatar në atë vend ka gjetur një qyp të zbrazët që mund t'i zinte 150 kg. grurë ose misër. Pleqtë e fshatit e mbajnë mend edhe familjen e fundit që ka ardhur nga fshati Shtatinoc në Grejkoc.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #15 canaj 2011-06-03 18:35
o me mahallen canaj nuk ka....
Quote
 
 
0 #14 @@@@@ 2011-05-29 08:50
me pelqen shum ky fshati se edhe dajt i kam atje ........?!!!!!!!!!1 :lol:
Quote
 
 
-1 #13 TAFAJ 2011-02-04 04:02
MBASE KENI HARRUAR TE CEKNI SE NE FSHATIN TON KA DHE NJE FAMILJE QE KA EMIGRUAR NGA SHIPRIA.
SI MBAS INFORMACIONEVE TE MIA LAGJAJ E " QELAJ " JAN TE ARDHUR NE FSHATIN TON JAN EMIGRASNT NGA SHIPRIA TE CILET U STACIONUAN NE VENDIN TON NE GREJKOC KJO NDODHI SHUM VITE ME PAR.
Quote
 
 
-1 #12 sedi 2010-11-30 12:23
valla qa mju than vetum ishalla ekem ujun tash mat mirin ne rajon ama jan sshum te verteta senet qe ikam shkru ama ishalla e verteta nadel neshesh dhe jem krenar pi nga e kem preardjen ton se vend ma tmir nuk ka se Grejkoci ju pershendes
Quote
 
 
+1 #11 kicaj 2010-10-24 19:04
Sipas t'dhanv e te thenav

fshati grejkoc mbiemrin e par e Ka KICAJ
banoret ma te vjeter ndersa kta tjert me von jeni ardh prej fisev te ndryshme.....
ne jemi vendas iliro pellgaz
po ma shum me interesoj qajo fjala qe jan vendos familje nga mali zi edhe serbia ne grejkc

( Prej vitit 1912 e deri në vitin 1958 nga ky fshat migruan tri familje shqiptare (Lushaj dhe Neziraj) në Shqipëri të detyruar nga dhuna e terrori i pushtetit serb, përkatësisht jugosllav. Ndërsa, pushteti i njëjtë në anën tjetër për të realizuar qëllimin e parashtuar, dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimin e trevave shqiptal'e me elementin serb, në këtë vendbanim vendosi në tokat e fshatarëve shqiptarë 11 familje kolone nga Mali i Zi dhe Serbia.(8)





Me intersoj cilat jan ato familje qe jan vendos......... ?
Quote
 
 
-1 #10 canaj 2010-10-11 17:30
shum mir krejt te verteta amo themelimi canve osht bo rreth vitit 1879-1880 korigjone ket gabim edhe shkrune aty canaj
Quote
 
 
-2 #9 Beqiraj 2010-06-06 10:35
na Zenel Isuft gjeth jemi shembull per te mir thash njihum si januz regjt qau qau
Quote
 
 
0 #8 Beqiraj 2010-06-06 10:32
beqiraj jemi vendas
Quote
 
 
-2 #7 beqiraj 2010-06-05 13:21
ju lum qe paskit shkru per beqirt se qashtu ash se gjyshi jem e pshtoj kret fshatin edhe jam e lumtur shum per ket lajm se mas tish kan gjushi jem na krejt vdekur ishum kan
Quote
 
 
0 #6 Qelaj 2010-05-10 18:06
do sene i paskeni shkru gabim ama pak a shum te verteta jan.
Quote
 
 
+1 #5 kurtishaj 2010-01-19 16:35
ej mir mir deri dikun po mvjen keq se mbiemri zenelaj ka ma se pakti banor,edhe ki harru mbiemra shum ma domethanes per ket fshat psh:kurtishaj,z malaj,demaj,,,e tj,po ky fshat ka histori qe zor me ja gjet fundinn.....
Quote
 
 
+1 #4 ahBlendi 2009-12-24 16:41
Gabim trashanik kua mahalla Kurtishaj a e dini se e para a mahalla Kurtishaj tana etj e jo ju qysh ekini shkru gabim total fshini qa kini shkru duhet permisue ..????
Quote
 
 
0 #3 ahBlendi 2009-12-24 16:39
gabim gabim le te permisohet kjo qa kkini shkrue
Quote
 
 
+1 #2 SELIMAJ 2009-12-23 20:44
per kete artikull kam degjuar nga babaloku,pranda j them se jan te verteta,Ju lumt.por nuk mjafton me kaq grejkoci ka histori me te gjer prandaj hulumtoni dhe publikoni.
Quote
 
 
+2 #1 ZMAJLAJ 2009-12-13 09:36
KREJT JAN TE VERTETA NJA E KENI HARRU ZMAJLAJ...............
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 74 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma