1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Gurdielli (Delloci)

pdf Shtyp Email

Ky vendbanim shtrihet rreth 12 km në juglindje të Therandës, kryesisht në dy luginave të lumenjve të vegjël dhe rreth tyre, jo larg njëra prej tjetrës.

Në afërsi të Gurit të Bardhë ka gjurmë të ndërtimeve shumë të vjetra në formë të mureve të vjetra rrethuese. Vendbanimi i vjetër është shtrirë mbi fshatin e sotëm, në luginë afër lumit.  Sipas gojëdhënës një familje ka ardhur nga Delova e Malit të Zi e cila është vendosur në fillim në Dushkajë (Dubravë ku edhe sot ekziston një mikrotoponim në këtë fshat si Arat e Dellocit), mirëpo sulmet e vazhdueshme të armiqve i detyruan të tërhiqën dhe të vendosën në mal afër Gurit të Bardhë. Në thellësi të malit ekzistojnë disa shpella dhe sipas njerëzve aty ndodhen shkrime shumë të vjetra që mund të jenë shkrime latine (edhe në Gurin e Bardhë ka shkrime latine).

Sipas shënimeve të marra në terren, thuhet se edhe serbët janë të ardhur nga i njëjti vend në Mal të Zi.

Sa i përket mikrotoponimeve më karakteristike, përveç atyre që u përmenden duhet theksuar, se në juglindje të fshatit ndodhet edhe Guri i Gjakut, i quajtur ashtu për arsye se njerëzit që kanë kaluar në atë pjesë të malit nuk e kanë njohur terrenin dhe kanë rrëshqitur nga guri. Mikrotoponim tjetër është Shpella e Ariut, pastaj Livadhi i Markut etj.

Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili kishte filluar të mbahej prej vitit 1465.

Të gjithë banorët e sotëm shqiptarë janë të familjes Bytyçi.

Për këtë vendbanim si dhe për shumë të tjera për një kohë të gjatë nuk kemi hasur në shënime të shkruara, edhe pse ndoshta mund të ketë.

Me emrin Delofçe, përkatësisht Dilofc është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Me pushtimin e Kosovës në vitin 1912 nga ushtria serbë shumë familje të njohura detyrohen të shpërngulën për në Shqipëri. Disa familje janë vendosur në Therandë.(6) Sot nga ky vendbanim shumë familje janë shpërngulur në Prizren, Lumbardh, Shirokë, Pusat etj.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1879 kishte 26 shtëpi (15 shtëpi serbe dhe 11 shqiptare);

në vitin 1903, përveç familjeve shqiptare kishte edhe 15 familje serbe. Nuk janë regjistruar familjet shqiptare;

rreth vitit 1905 - 32 shtëpi;

në vitin 1910 ishin regjistruar 25 shtëpi serbe dhe 14 shtëpi shqiptare;

në vitin 1913 - 504 banorë;.

në vitin 1918 - 47 shtëpi me 380 banorë (19 shtëpi shqiptare me 172 banorë dhe 28 shtëpi serbe me 208 banorë);

sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1921 - 59 shtëpi me 440 banore;

në vitin 1948 - 59 shtëpi me 534 banorë;

Në vitin 1953 - 76 shtëpi me 556 banorë;

në vitin 1961 - 73 shtëpi me 588 banorë (310 shqiptarë, 275 serbë, 2 malazez, 1 të tjerë);

në vitin 1971 - 83 shtëpi me 676 banorë, 31 shqiptarë, 357 serbë);

në vitin 1981 - 69 shtëpi me 589 banorë, (292 shqiptarë, 296 serbë, 1 malazias). Sipas regjistrimit serb të vitet 1991 ky vendbanim kishte 219 banorë serbë dhe 1 malazez. Banorët shqiptarë e bojkotuan regjistrimin.

Para agresionit serb në vitin 1998-99 fshati kishte 15 shtëpi shqiptare me 240 banorë dhe rreth 40 shtëpi serbe. Nga popullata serbe janë djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare, ndërsa pas mbarimit të luftës në shenjë revanshi u shkatërruan shtëpitë serbe. Është shkatërruar edhe shkolla e fshatit. E gjithë popullata shqiptare është deportuar për në Shqipëri, ndërsa pleqtë që kanë qëndruar janë masakruar nga paramilitarët serbë. Ata e masakruan edhe një malazeze që ishte mësuese, e cila për burrë kishte një shqiptar. Nga ky fshat janë të vrarë 7 banorë civilë.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #1 shum te fort jeni 2010-02-14 11:14
ju lumt per webfaqen e therandes ma te mir jeni
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 65 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma