1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Gurra (Studençani)

pdf Shtyp Email

Shtrihet rreth 6 km në perëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar në formë të zgjatur në një luginë. Është vendbanim mjaft i madh në të cilin burojnë disa gurra mjaft të forta.

Sipërfaqja: 1097 ha, 54 ari, 15 m

Në këtë vendbanim sot jetojnë kryesisht këto familje: Krasniqi, Gashi, Bytyçi, Gega, Kabashi, Berisha, Sopi, Zyrapi, Jasharaj etj.

Mikrotoponimet më karakteristike: Tijavica, Grapi, Planabërda, Buçalla, Ridi, Livadhe, Beluha etj.

Është vendbanim i lashtë iliro-dardan. Në lokalitetin e këtij vendbanimi, në sipërfaqe janë zbuluar mbeturina të objekteve ndërtimore dhe material tjetër arkeologjik. Nga ky lokalitet është gjetur edhe një pllakë mermeri me një reliev ku paraqiten dy kalorës të periudhës antike. Në dalje të këtij vendbanimi, konkretisht Te Ura e Reshtanit, gjatë gjurmimeve arkeologjike janë gjetur vegla të yjetra pune të kohës ilire, mulli për bluarjen e drithit, një mulli kafeje etj. Në një shtëpi në këtë vendbanim gjendet një pitos i madh i periudhës romake. Në mes të fshatit, sot është një grumbull i dheut, thuhet se aty ka qenë një kishë katolike, janë disa rrasa guri që dëshmojnë se kanë qenë varreza. Katundi i moçëm ka qenë në vendin e quajtur Beluha, përmbi Gurrë të Reshtanit, mirëpo prona të Gurrës (Studençanit).

Në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Studeniçani në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 dhe në një dokument gjyqësor arkivor në manastirin e Hilandarit të vitit 1454 ku në këtë të fundit përmendet një banor i Studençanit. Në defterin kadastral : të Sanxhakut të Shkodrës, nahija e Suhogërllës i varur nga Peja i vitit 1485 ishin të regjistruar 8 shtëpi dhe 2 beqarë, ndërsa në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 kishte 47 shtëpi e bashtina, 7 beqarë dhe 1 bazhdar. Famullitari i Prizrenit Gërgur Mazreku, në vitin 1620 e përmend këtë vendbanim, ku thekson se ende në Studençan një familje katolike me 7 anëtarë e mban fenë e etërve të tyre.

Me emrin Istodinçane është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318h).

Në këtë vendbanim në vitin 1934 u kolonizuan 17 familje kolone sllave me 83 anëtarë.

Nga ky vendbanim disa familje janë shpërngulur në Turqi (familja Zyrapi), Australi, Amerikë, Bosnje e gjetiu dhe nëpër qendra të Kosovës, si Prizren, Prishtinë, Therandë etj.

Në vitin 1879 konzulli rus Jastrebovi në Prizren i shënon 51 shtëpi myslimane (shqiptare), dhe 12 serbe (si duket shtëpi shqiptare katolike), ndërsa J. Cvijiqi i shënon vetëm 2 shtëpi serbe në vitin 1910. Mirëpo, në dokumentin arkivor të vitit 1903, nuk përmendet se në këtë vendbanim jeton popullata serbe.

Shënimet statistikore:

Në vitin 1913 kishte 949 banorë;
në vitin 1919 - 114 shtëpi shqiptare me 800 banorë;
në vitin 1921 - 111 shtëpi me 580 banorë;
në vitin 1948 - 169 shtëpi me 1172 banorë;
në vitin 1953 - 179 shtëpi me 1308 banorë;
në vitin 1961 - 204 shtëpi me 1507 banorë (1475 shqiptarë, 27 serbë, 5 të tjerë);

në vitin 1971 - 255 shtëpi me 2122 banorë (2119 shqiptarë, 1 serb, 2 të tjerë);
në vitin 1981 - 318 shtëpi me 2.829 banorë (2.828 shqiptarë, 1 të tjerë).

Ky fshat para agresionit serb të viteve 1998-99 kishte rreth 600 shtëpi me rreth 4450 banorë shqiptarë dhe 5 familje rome. Gjatë këtyre dy viteve fshati përjetoi tri ofenziva të ashpra të armikut gjakatar. Nga barbarët serbë e u vranë e masakruan 18 persona civilë të pafajshëm, prej tyre edhe fëmija dyvjeçar dhe dy gra shtatëzëna, kurse dy persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Në fshat u mobilizuan 140 djelmosha, 6 prej të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut. Në ofensivën e parë në gusht të vitit 1998, policia dhe ushtria serbe kanë granatuar fshatin dhe kanë djegur 220 shtëpi në tërësi. Kurse në mars të vitit 1999 fshati sërish u granatua, u dogj, përveç 20 shtëpive. Në këtë ofensivë u dogj edhe ambulanca e fshatit dhe një pjesë e shkollës. Xhamia e fshatit është granatuar dhe djegur brenda, ndërsa minarja ishte minuar. Më 27 mars 1999 popullata e fshatit me dhunë është deportuar në Shqipëri. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 4.350 banorë.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #6 Suharekatheranda 2012-01-30 19:13
Paske Harru me shkruhe edhe Vorrin e Majmunit hehehe
Quote
 
 
-1 #5 samadraxhalluta 2011-07-04 13:30
nese i kini njeh edhe qenefat ju dalin 700 po ju nuk jeni as sa ni mahall e samadraxhes po veq me topa dini me lu se me shkoll te ju kurr ska pas ju jeni qaban te samadraxhes more daj........
Quote
 
 
0 #4 studenqanibardhyl zyrapi 2011-06-29 16:36
e me regjistrimin e fundit jan keto te dhana mbi 730 shtepi dhe mbi 6000 banor
Quote
 
 
+1 #3 studenqanibardhyl zyrapi 2011-06-29 16:33
se di bre do katune po munohen me ba kili mili po STUDENQANI asht sha mat per keta,si thot nje fjal e urt popullore KATUNI QE SHIHET NUK DO KALLAUZ. e sa per dieni ne nje koh ka qen komune ore...
Quote
 
 
+2 #2 puntor-ndertimor 2010-12-20 20:13
pershedetje,si jeni dhe si po kaloni pikerisht eshte keshtu, Studenqani ka qene njeri nder fshatrat ma te rrezikuar te kosoves perfundimisht e ma i tragjeduar rrespektivisht ne rajonin e rrafshit te dukagjinit, Studenqani ka bere shume per kosoven ne pergjithesi edhe per suhareken ne veqanti eshte nje fasht me ndikim te lart ekonomik,politi k,sportiv,eduka tin et ejra ,jam krenar qe jam nga studenqani vetem perpara Studenqani heroik ,ka dhen edhe 6 deshmoret me te devotshem dhe me krenar,ma trima,dhe ma guximtara edhe ma te pa hezitueshem ok ju pershendet burimi nga studenqani,STUD ENQANI eshte drejt rruges se tij europiane te pandalshme ,drejt itinerarit perendimor dhe drejt bazava euro atantike.
Quote
 
 
+1 #1 dard krasniqi.com 2010-11-17 20:45
studenqani asht ma i forti prejte gjithave katunave te kosoves
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 69 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma