Vendbanimet e Therandes!
Pozita, përrenditja dhe vendosja e vendbanimeve të komunës se Therandës, si dhe lokacioni i tyre që i përket terrenit, është rezultat i relievit dhe i elementeve të tjera të bazës natyrore-gjeografike. Nëse nisemi nga tërësitë releviore gjeografike, atëherë mund të diferencohen tri grupe vendbanimesh:
Pozita, përrenditja dhe vendosja e vendbanimeve të komunës se Therandës, si dhe lokacioni i tyre që i përket terrenit, është rezultat i relievit dhe i elementeve të tjera të bazës natyrore-gjeografike. Nëse nisemi nga tërësitë releviore gjeografike, atëherë mund të diferencohen tri grupe vendbanimesh: vendbanimet e rrafshta, vendbanimet në terrenet e valëzuara-kodrinore dhe vendbanimet malore. Vendbanimet e rrafshta gjenden në pjesën fushore, luginave përgjatë lumenjve, buzë luginave, ose rrugëve kryesore ose anësore dhe janë të tipit të dendur, disa janë edhe në formë të zgjatur. Vendbanimet në terrenet e valëzuara kodrinore, shtrihen kryesisht rrëzë kodrave, shpateve, shullaneve dhe nëpër qafa. Këto janë vendbanime të tipit të grumbulluar. Vendbanimet malore shtrihen në shpate të përshtatshme malore, në pjesët rrafshlarta dhe rreth përrojeve malore. Disa nga ato janë të tipit të shpërndarë, të ndarë nëpër lagje.
Pas mbarimit të luftës, organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organeve komunale dhe të organizmave të tjerë, një prej objektivave të organizmave vendore dhe atyre qendrore shkencore, kulturore, politike etj., të Kosovës ishte edhe standardizimi i emrave të vendbanimeve të Kosovës. Në nivel të Kosovës është formuar Komsioni Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës, ndërsa në nivel të Asambleve komunale janë formuar Komisionet komunale. Një komision i tillë është formuar dhe ka funksionuar edhe në Komunën e Therandës.
Në bazë të studimeve të gjithanshme shkencore, historike, gjuhësore etj., komisionet në fjalë kanë aprovuar Listën e emrave të vendbanimeve të Komunës së Therandës. Këtë Listë e ka aprovuar edhe Kuvendi Komunal i Therandës.
Vendbanimet e sotme të komunës me emërtime të reja: 1. Arrishta (Vraniqi), 2. Bllaca, 3. Budakova, 4. Bukoshi, 5. Bungaja (Dvorani), 6. Çadraku, 7. Dardha (Slapuzhani), 8. Dardhishta (Krushica), 9. Duhla, 10. Dushkaja (Dubrava), 11. Gelanca, 12. Grykosi (Grejkoci), 13. Gurdielli (Delloci), 14. Gurkuqi (Maçiteva), 15. Gurra (Studençani), 16. Gjinoci, 17. Gjyteti (Greçeci), 18. Ilirioni (Dobërdolani), 19. Kastra (Kastërci), 20. Leshani, 21. Lumari (Reçani), 22. Lumbardhi (Sallagraxhda), 23. Lushta (Luzhnica)y 24. Malasi (Mohlani), 25. Mushtishti, 26. Nepërbishti, 27. Nishori, 28. Papazi, 29. Peçani, 30. Pojani (Populani), 31. Qershiza (Stravuqina) 32. Rreshtani, 33. Rrezja (Javori), 34. Semetishti, 35. Sopia, 36. Taraxha (Tërni), 37. Trolli (Dragaçina), 38. Theranda (Suhareka), 39. Ujmiri (Savrova), 40. Vneshtari (Samadrexha) dhe 41. Vrrioni (Vërsheci).Lidhje Interesante...
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
Policia
029/271-024
ZJARRËFIKSAT
029/271-119
Shtepia e Shendetit
029/271-769
KRYQI I KUQ
029/271-273
HIGJIENA
029/271-688
KOMUNA
029/271-035
KEK
029/271-083
STACIONI I AUTOBUSAVE
029/271-160













Komentet
Nga artikulli i mesiperm mbi vendbanimet ne komunen e Therandes shifet se ka mjaft fshatra te shkaperderdhura .
Po si qendron puna e furnizimit te ketyre fshatreve me uje te pishem.
Fshatrat qe kan nevoj per furnizim me uje te pijshem (uje te paster nga Lumi , firma Norit ka bere nje zgjidhje optimale me aparatin WATER MIRACLE per pastrimin e uijt drejteperdrejt nga Lumi. Aparati eshte eksperimentuar dhe licencuar ne laboratoret e Holandes dhe bene largimin bekterieve 100 %.Per qmimin dhe specikacionet tjera mund te kontaktoni
ne keto adresa : a.shala
a.shala
Me respekt,
Ing.A.shala