1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Festivali i Mërgatës në Therandë!

35144_404660016830_95508801830_4989021_985030_n23.07.2010  Vesa Luma, KAOS
24.07.2010  Kaltrina Selimaj, Dhurata Ahmetaj, F-Kay
25.07.2010  Blero, Zajmina, Cekic

Vrapimi parandalon shumë sëmundje!

VrapimiShkencëtarët pohuan se miliona njerëz të cilët përpiqen të ruajnë shëndetin dhe format e trupit e kalojnë kohën duke vrapuar, notuar apo në sallonet e sportit. Sipas lajmit të publikuar në The Telegraph studiuesit e universitetit të Londrës zbuluan se dobia e ushtrimeve aerobike tek shëndeti i njeriut shihet tek genet dhe ndryshon nga një njeri tek tjetri.

Google lanson rrjetin e vet për shoqërim Buzz

google_buzzGoogle ka lansuar rrjetin e ri për shoqërim Buzz, i cili u mundëson përdoruesve të përditësojnë, ndajnë përmbajtjet dhe të shkruajnë komente në publikimet e miqve të tyre. Buzz kështu është bërë pandan i Facebookut, i cili aktualisht ka rreth 400 milionë përdorues të regjistruar. Qëllimi i këtij rrjeti për shoqërim është që të tentoj të mbledh përdoruesit e Gmail, të cilët aktualisht janë rreth 170 milionë, por edhe njerëzit tjerë në mbarë botën.

Shtatë mëkatet kundër lëkurës suaj

Shtate_mekatet_kunder_lekures_suajNëse nuk dëshironi ta lëni duhanin shkaku i zemrës dhe mushkërive, atëherë bëjeni shkaku i bukurisë. Kur pini duhan zvogëloni mundësinë e lëkurës që të sigurojë oksigjen që i duhet, e pa oksigjen qelizat nuk mund të rigjallërohen. Pirja e duhanit përshpejton procesin e krijimit të rrudhave, dëmton lëkurën dhe parandalon aftësinë e saj të rigjenerimit.

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

AdemJashariCraig Jurisheviç është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi, ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës.Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Veshtrim i zhvillimit Ekonomik dhe Shoqeror

pdf Shtyp Email

Gjatë të kaluarës historike në aspektin ekonomik e tregtar, kjo trevë luante një rol të rëndësishem. Nëpër të kalonin karvane tregtare nga viset e ndryshme të Ballkanit dhe shkonin për në Prizren e më tutje për në Shkodër.

Me ndërtimin e hekurudhës nga Shkupi deri në Mitrovicë në vitin 1873, e quajtur hekurudha Vardar - Kosovë, ndikoi që qarkullimi tregtar i viseve të brendshme ballkanike të orientohet kah Selaniku, kurse ai kah Shkodra pothuajse u paralizua, çka ndikoi edhe në zhvilli-min e kësaj treve. Mirëpo, Theranda'(ish Suhareka) edhe më tutje mbeti qendër administrative e rrethinës së vet.

Popullsia e kësaj treve gjatë të kaluarës historike është marrë kryesisht me bujqësi, blegtori, që ishin edhe degët kryesore të ekonomisë së kësaj komune. Ndërsa në dekadat e fundit edhe me industri, që pothuajse ishte edhe dega kryesore e ekonomisë, çka e radhit këtë komunë në rajonin e viseve industriale. Sa i përket zhvillimit ekonomik të komunës së Therandës mund të themi se ai ishte i ngadalshëm. Veprimtaria primare për një periudhë të gjatë ishte bujqësia e cila zhvillohej në mënyrë ekstensive. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës në Komunën e Therandës është 36.099 ha. Nga kjo, sipërfaqja prej 19.373 ha (53%) është tokë bujqësore pjellore dhe 1.652 ha (5%) jo pjellore si dhe 15.074 ha (42%) janë pyje. Nga sipërfaqja e përgjithshme prej 19.373 ha tokë e punueshme bujqësore zë një sipërfaqe prej 12.096 ha, e mbjellë me kulturat bujqësore si drithëra, vreshta, perime dhe pemishte. Ndërsa livadhet zënë një sipërfaqe prej 2.502 ha dhe kullotat 7.775 ha. Ndryshimet më të theksuara në zhvillim vërehen vetëm pas vitit 1970. Në vitin 1972 do të elektrifikohen edhe 15 fshatrat e fundit, me çka u krijuan kushtet për ndryshimin e jetës së banorëve në fshatra. Pas këtij viti suksese te rëndësishme filloi të shënoi edhe Industria e gomës "Ballkan". Në saje të disiplinës në punë, cilësisë së lartë të prodhimeve dhe të ardhurave të larta, kjo ndërmarrje nga viti në vit i zgjeroi kapacitetet e saja prodhuese dhe asortimentin e prodhimit. Kështu për pak vite ajo u shndërrua në një gjigant ekonomik në Kosovë për prodhimin e produkteve të gomës. Gjer në vitin 1989, kur u vendosën masat e dhunshme dhe u larguan punëtorët shqiptarë nga puna, kjo ndërmarrje ishte bartëse e zhvillimit ekonomik në komunën e Therandës në të cilën punonin rreth 1.800 punëtorë të cilët prodhonin "Shirita transportues", "Rripa trapez", "Pëlhurë teknike" dhe "Gomë të imët teknike". Një ndërmarrje tjetër me shumë rëndësi për këtë komunë ishte edhe NBI "Suhareka". Veprimtari primare e saj është vreshtaria dhe përpunimi i rrushit. Sipërfaqe të konsiderueshme ishin të mbjella me pemë dhe drithëra. Prodhimet kryesore të kësaj ndërmarrjeje ishin prodhimi i rrushit, prodhimi i verërave, rakisë dhe paketimi i tyre. Në kuadër të kësaj ndërmarrje ekzistonte edhe Fabrika e pijeve joalkoolike e cila prodhonte "Jupi", Shvvepps" etj. Cilësia e lartë e prodhimeve (c pijeve alkoolike dhe joalkoolike në këtë ndërmarrje mundësonte që sasi të mëdha të këtyre prodhimeve të realizoheshin në tregjet jashtë Kosovës dhe në tregjet e Evropës Perëndimore. Në këtë ndërmarrje varësisht nga sezona e punëve ishin të punësuar deri në 800 punëtorë.

Ndërmarrjet tjera ekonomike të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e Komunës së Therandës ishin edhe Ekonomia Pyjore "Sharri", Ndërmarrja Ndërtimore "19 Nëntori", Ndërmarrja Hoteliere "Kristal" dhe ndërmarrjet ekonomike private Gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, pati një ndryshim të strukturës ekonomike në favor të zhvillimit të industrisë, gjë që bëri të mundur nxitjen e mëtutjeshme të veprimtarive jo ekonomike. Rritja e numrit të të punësuarve në këto ndërmarrje ekonomike të cilat realizo-nin të ardhura mjaft të larta, rezultatet e mira afariste në to, pastaj rritja e standardit të banorëve në përgjithësi, mundësoi që të shpallet vetëkontributi në nivel komunal me çka u bë e mundur që brenda një periudhe të shkurtër të asfaltohen të gjitha rrugët lokale që lidhnin vendbanimet me qendrën, ngritjen e shumë objekteve shkollore, furnizimi më i mirë me energji elektrike, të ndërtohen shumë banesa shoqërore, të përmirësohet transporti i udhëtarëve dhe nxënësve e tjera.

Komuna e Therandës ishte e njohur si një komunë industriale në Kosovë. Mbi 70% të BPSH në nivel komunal deri në vitin 1998 realizohej nga industria. Të gjitha këto ndërmarrje kanë qenë dhe janë në pronësi shoqërore dhe i përkasin industrisë kimike, ushqimore dhe asaj të tekstilit. Në territorin e Komunës së Therandës janë gjithsej 342,5 km. rrugë me anë të cilave bëhet komunikimi mes qendrës dhe fshatrave, si dhe midis vetë fshatrave. Përmes rrugës magjistrale komuna e Therandës është e lidhur me dy qendrat të mëdha të Kosovës, qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit. Përmes rrugëve regjionale me komunën e Rahovecit, Malishevës dhe Shtërpcës, ndërsa me anë të rrugëve lokale fshatrat e komunës së Therandës komunikojnë mes veti dhe me qendrën.

Sistemi arsimor në komunën e Therandës sikurse edhe trevat. tjera të Kosovës gjatë të kaluarës historike pati një zhvillim të ngadalshëm. Këtë e kishin 'kushtëzuar rrethanat e ndryshme nga e kaluara historike, pushtimet, okupimet dhe sundimet antipopullore. Deri pas Luftës së Dytë Botërore ai është zhvilluar një kohë në gjuhën turke (arsimimi fetar) dhe në gjuhën serbokroate, ndërsa një kohë të shkurtër edhe në gjuhën shqipe gjatë sundimit italian, përkatësisht gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot, sistemi arsimor në këtë komunë zhvillohet në tri nivele: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Arsimimi parashkollor me 22 paralelet përgatitore - është zhvilluar në kuadër të shkollave fillore dhe çerdhës së fëmijëve në Therandë. Arsimimi fillor zhvillohet në 22 shkolla fillore, me 17 paralele të ndara fizike dhe arsimimi i mesëm zhvillohet në tri shkolla të mesme. Një prej detyrave primare e Kuvendit komunal të Therandës është edhe mbrojtja shëndetësore e popullsisë. I tërë ky aktivitet i shëndetësisë së komunës është i organizuar në dy sektore: publik dhe privat. Shërbimi publik shëndetësor është i organizuar nëpër Qendra të Mjekësisë familjare dhe punkëte shëndetësore. Tani përveç Qendrës familjare në Therandë, ekzistojnë edhe qendrat tjera familjare në fshatrat Mushtisht, Gurrë (Studençan), Gjinoc, Bukqsh, Duhël dhe Malas (Muhlan), si dhe punktet shëndetësore në Sopi, Grykos (Grejkoc), Nishor, Vneshtar (Samadrexhë), Gjytet (Grejçec) dhe Semetisht."9  Të gjitha këto të arritura në ekonomi, arsim, shëndetësi, punësim dhe lëmenjtë tjerë jo ekonomikë bën që komuna e Therandës në këtë periudhë të konsiderohej si njëra ndër komunat më me perspektive në Kosovë.   :

Me suspendimin e autonomisë së Kosovës dhe pushtimin klasik nga forcat ushtarake e policore më 1989 nga Serbia, filluan të rrënohen të gjitha të arriturat e deriatëhershme. Me vendosjen e masave të dhunshme filloi largimi nga puna së pari i kuadrave e pastaj pothuajse i të gjithë shqiptarëve të punësuar në objektet ekonomike, jo ekonomike, administratë etj. Filloi shkatërrimi i bazës materiale përmes integrimeve të ndryshme të ndërmarrjeve në territorin e Kosovës, pra edhe në këtë komunë me ato të Serbisë, me qëllim të shfrytëzimit dhe të plaçkitjes së pasurisë të krijuar me mund për shumë vite. Në këto kushte të rënda gjendja e banorëve të kësaj komune u keqësua, filloi të bie standardi jetësor si pasojë shumë familjeve iu kanosi varfëria.

Mirëpo, falë solidaritetit të popullatës shqiptare të viseve lë ndryshme, ndihma familja - familjes, angazhimit dhe punës së palodhshme, të gjitha këto, popullata shqiptare i përballoi dhe arriti që lë mbijetoi.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

Lidhje Interesante...

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia


029/271-024

ZJARRËFIKSAT


029/271-119

Shtepia e Shendetit


029/271-769

KRYQI I KUQ


029/271-273

HIGJIENA


029/271-688

KOMUNA


029/271-035

KEK


029/271-083

STACIONI I AUTOBUSAVE


029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 31 vizitorë n'linjë

Faqet Partnere

logo2emmy