Ndarja Administrativo-Territoriale
Sa i përket organizimit territorialo-administrativ, gjatë të kaluarës historike, ky territor, sikurse edhe territoret tjera shqiptare varësisht nga sunduesit e ndryshëm pësonte ndryshime. Çdo pushtues në këto treva kishte organizuar dhe vendosur pushtetin e vet në bazë të sistemit administrativ që e kishte organizuar në viset e pushtuara. Kështu kishte vepruar pushteti romak, ai bullgar, serb, osman, malazez dhe jugosllav. Kështu ishte vepruar edhe me trevën e Therandës.
Territori i Kosovës së sotme dhe shumë më gjerë ishte i banuar nga fisi ilir dardan. Dardania ishte formacion i pavarur politik, kulturor e fetar dhe njihej me emrin Mbretëria Dardane.
Pushteti romak Mbretërisë Dardane të pushtuar ia njohu statusin e provincës me emër Meosia Superior. Gjatë sundimit romak u ngritën shumë vendbanime përgjatë rrugëve kryesore rajonale. Vendbanimet i ngriti një pjesë e popullsisë që zbriti nga vendbanimet e vjetra." Nga aspekti administrativ në fund të shek. IV (viti 395) të erës sonë Iliriku u nda në Iliriku Lindor dhe Perëndimor. Dardania i takonte Ilirikut Lindor dhe ishte nën ndikimin e Konstantinopojës. Deri në vitin 1180, territoret e ish-Dardanisë ishin nën ndikimin e Kishës Bizantine përmes Peshkopatës së Selanikut e të Ohrit. Këshjellë bizantine ishte edhe Rasha në shek. XI. Në fund të shekullit XII territoret shqiptare të kësaj treve ranë nën administrimin serb i cili e organizoi pushtetin dhe bëri ndarjen territoriale sipas modelit të tyre pushtues dhe sundues.
Në kohën e mesjetës, një pjesë të kësaj treve ka ekzistuar Zhupa serbe e Anadrinës në mes të Hoçës së Epërme dhe Hoçës së Poshtme.
Pas depërtimit turk në trevat e Ballkanit dhe Betejës së Kosovës, më 1389, si dhe pas pushtimit të pjesës me të madhe të territorit të sotëm të Kosovës, në vitin 1455, pushteti osman në trevat shqiptare formon njësinë territoriale e administrative, të cilën e pagëzojnë me emrin "Vilajeti Vëllk", sipas sundimtarit të kohës së para pushtimit osman Vuk Brankoviqit. Mirëpo, vendbanimet e komunës së sotme të Therandës nuk ishin të përfshira në këtë Sanxhak. Vendbanimet e kësaj treve i takonin Vilajetit të Prizrenit dhe se në aspektin territoriale administrativ, në bazë të regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 janë përfshirë vendbanimet e kësaj treve. Në pikëpamje administrative territori i kësaj gjatë sundimit osman ishte kryesisht në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit. Kështu në vitin 1582, Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza: të Prizrenit, të Tërgovishtës dhe Hoçës së Vogël.
Sipas Ali Çaushit më 1653, Sanxhaku i Prizrenit gjendej në kuadrin e Vilajetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi osman nga viti 1667, Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe: Prizrenin, Rahovecin, Suharekën dhe Hasin e Prizrenit.
Sipas udhëpërshkruesit turk, Haxhi Kallfës, në gjysmën e shek. XVII ekzistonte Kadillëku i Suharekës në kuadrin e Sanxhakut të Prizrenit. Edhe një burimi osman nga viti 1667 shënon se Sanxhaku i Prizrenit përveç kadillëqeve të tjera kishte edhe Suharekën. Kurse, sipas defterit të xhizjes për vitin 1689 Sanxhaku i Prizrenit përfshinte këto kadillëqe: Prizrenin, Suharekën, Bihorin dhe Tërgovishtën.""
Në gjysmën e dytë të shek. XIX në këtë territor bëhet formimi i bajraqeve. Vendbanimet e kësaj komune i takonin Bajrakut të atëhershëm të Suharekës. Suhareka si qendër e bajraktarëve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën shoqërore, politike, por edhe ekonomike të popullsisë shqiptare të kësaj ane.
Me formimin e Sanxhakut të Prizrenit (1868-1877), këto territore hynë në kuadër të-këtij Sanxhaku. Prej vitit 1877 Vilajeti i Prizrenit quhet Vilajeti i Kosovës, me seli në Prishtinë dhe pas vitit 1888 qendra e Vilajetit kalon në Shkup. Prizreni mbetet Sanxhak, ndërsa shumica e vendbanimeve të kësaj treve i takonin kazasë së atëhershme të Rahovecit deri në vitin 1912 kur Kosova pushtohet nga Serbia dhe Mali i Zi.
Pas okupimit të Kosovës në vitin 1912 nga pushteti serb, bëhet ndarja territoriale-administrative. Përveç qarqeve të tjera formohet edhe Qarku i Prizrenit, në të cilin bën pjesë edhe Rrethi i Podgurit, ku qendra e rrethit ishte Suhareka. Në këtë rreth ishin formuar këto komuna: Dvoranit (fshatrat Vraniq, Dvoran, Maçitevë dhe Popolan); Duhlës (fshatrat: Bllacë, Grejçec, Dragaqinë, Duhël dhe Çadrak); Leshanit (Leshan, Nëpërbisht dhe Tërne); Muhlanit (Budakove me lagjen Buzhalë, Vërshecin, Krushicën, Muhlanin, Papazin dhe Stra-vuçinën); Mushtishtit (Dellocin dhe Mushtishtin); Sallograzhdën (Grckocin, Gjinocin, Sallagrazhdën); Semetishtit (Kostërcin, Karva-sarinë, Nishorin me lagjen Breshanc, Semetishtin dhe Temeqinën); Sopisë (Bukoshin, Savrovën me lagjcn Dubravë, Sopi); Studençanit (Studençanin, Dobcrdelanin, Reshtanin) dhe Suharekës.
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ndarja territoriale në qarqe, rrethe dhe organizimi i pushtetit civil në vitin 1918, mbetët i njëjtë si ai i vitit 1913. Kosova u nda në tri qarqe: të Kosovës, të Zveçanit dhe të Prizrenit."" Edhe sipas ndarjes së re territoriale ne vitin 1920, territori i Kosovës u nda në 5 qarqe: i Zveçanit, i Kosovës, i Dukagjinil (Metohisë), i Prizrenit dhe i Shkupit. Territori i Rrethit të Podgurit (Suharekës) ishte në kuadrin e Qarkut të Prizrenit. Sipas ndarjës së re administrativo-territoriale, Mbretëria SKS, sipas Kushtetutës së Vidovdanit, ishte e ndarë në 33 krahina. Sipas Dekretligjit të 22 prillit 1922, territori i Kosovcs ishte i ndarë në mes të këtyre Krahinave: Kosovës, Vranjës, Zetës, Rashkës dhe Shkupit. Rrethi i Podgurit me qendër në Suharekë bënte pjesë në kuadrin e Krahinës së Kosovës.
Kjo ndarje administrativo-territoriale ka mbetur deri më 1 janar 1929, kur vendoset diktatura monarko-fashiste e janarit. Atëherë Mbretëria e ndërron emrin në Mbretërinë Jugosllave, ndërsa territori i saj është ndarë në njësi të reja administrativo-territoriale - në banovina, në krye me banin. Kjo ndarje është bërë me Ligjin e datës 3.X 1929. Tërë shteti është ndarë në 9 banovina. Territori i banovinave, në mes të cilave u copëtua Kosova, sipas Ligjit mbi emrin dhe ndarjen e Mbretërisë në njësi administrative,25 ishte i ndarë në mes të Banovinave të Vardarit, Zetës dhe Moravës. Territori i Rrethit të Podgurit me seli në Suharekë i takonte Banovinës së Vardarit.
Siç po shihet, nga kjo ndarje, sa i përket Kosovës, ajo kishte për qëllim jo velëm ta çthuar kompaktësinë e etnosit, me shumicë apsolute të popullsisë shqiptare, por mendohej se më lidhjen administrative lë këtyre trevave me elementin me prejardhje sllave do të mundësohej më lehtë zbatimi i qëllimit dhe i detyrave të programit nacional sllav: çthuarja e kompaktësisë së shqiptarëve, të dobësohet rezistenca e tyre kundër pushtetit, dhe të realizohen qëllimet nacionale serbo-malazeze, ndërrimi i strukturës nacionale nëpërmjet të kolonizimit të Kosovës. Vetë ndarja administrativo-territoriale e Jugosllavisë ishte bërë me llogari precize: sa më me sukses të shpërbëhet homogjeniteti i rajoneve në të cilët jetonin shqiptarët në Jugosllavi.
Gjendja e vështirë ekonomike, shoqërore dhe politike, shtypja nacionale dhe terrori ndaj popullsisë shqiptare së Suharekës me rrethinë (tani Therandës), sikurse edhe e tërë popullit shqiptarë nën sundimin e pushtetit të Mbretërisë Jugosllave ndikoi që kjo popullatë të mos organizohet për kurrfarë mbrojtje gjatë sulmeve të prillit të shteteve fashiste. Përkundërazi, shporrja e këtij regjimi ishte e mirëseardhur. Shpresohej se çdo regjim tjetër do të jetë më i përshatshëm për ta. Kështu, Kosova në fillim të prillit 1941 u nda në tri zona pushtuese: në zonën gjermane, italiane dhe bullgare. Deri në gusht të vitit 1941 në territorin që e sundonte Italia u formuan tri prefektura: e Prishtinës, e Prizrenit dhe Dibrës. Më 22 shtator 1941 u dha dekreti për formimin e Prefekturës së Pejës, me qendër në Pejë. Territori- i Komunës së Suharekës i takonte Prefekturës së Prizrenit. Prefektura e Prizrenit kishte në suazën e vet 38 komuna, të cilat ishin në këto nënprefektura: Gjakovës, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Territori i kësaj prefekture shtrihej në një sipërfaqe prej 3.090 kilometrash katrorë dhe në të jetonin 230.000 banorë.
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore (disa edhe gjatë luftës) formohen Këshillat Nacional Çlirimitar nëpër qendra të ndryshme lokale, të cilat në vitin 1946 e ndërrojnë emrin në Këshilla Popullor të Vendeve. Në territorin e Rrethit të Suharekës ekzistonin këta Këshilla Popullor të Vendit: Bukoshi me 3.302 banorë dhe përfshinte këto fshatra: Budakovë, Bukosh, Lugaxhi, Vraniq, Vërshec, Krushicë, Mohlan, Papaz dhe Popolan; KPV Duhël me 4.455 banorë dhe përfshinte këto fshatra: Bllacë, Grejçefc, Guncat, Duhël, Javor, Lladroviq, Lluzhnicë, Stravuqinë, Temeqinë dhe Çadrak; KPV Mamushë (tani i takon Komunës së Prizrenit.) me 1.585 banorë dhe përfshinte fshatrat Mamushë dhe Medvec; KPV Mushlisht me 3.854 banore dhe përfshinte këto fshatra: Dvoran, Delovc, Maqitevë dhe Mushtisht; KPV Sopi me 3.133 banorë dhe përfshinte këto fshatra: Grejkoc, Dubravë, Gjinoc Savrovë, Sallograzbdë dhe Sopi; KPV Studenqan me 3.498 banorë dhe përfshinte këto fshatra: Dobërdolan, Nepërbisht, Samadrexhë, Sludençan dhe Tërn; KPV Suharekë me 4.194 banorë dhe përfshinte këto fshatra: Leshan, Peçan, Rashtan, Sllapuzhan dhe Suharekë.
Me zbatimin e ligjit për aplikimin e riorganizimit të Këshillave Popullor të Vendeve dhe ligjit mbi ndarjen administrativo-territoriale të vitit 1952, suprimohen Këshillat Popullor të Vendit dhe në vend të tyre formohen Këshillat Popullor lë Komunave. Kështu, në kuadrin e Këshillit Popullor të Rrethit të Suharekës bënin pjesë këta Këshilla Popullor të Komunave: Bukoshi, Duhla, Mushtishti, Semetishti, Sopia, Studençani, Suhareka dhe Banja. Kjo e fundit tani i takon Komunës së Malishevës. Me ligjin mbi kompetencat e Këshillave Popullore të Komuna-ve dhe të Rretheve të vitit 1955, suprimohet ky rreth dhe i bashkangjitet Rrethit të Prizrenit.
Me Ligjin mbi ndarjen e re administrativo-territoriale në fund të vitit 1959. duke filluar nga muaji janar 1960, bëhet forcimi i sistemit komunal, suprimohen rrethet. Formohet Këshilli Popullor i Komunës së Suharekës. i cili që nga vitit 1963 filloi të quhet Kuvendi i Komunës së Suharekës Që nga vitit 1987 formohet Komuna e Malishevës, ku disa vendbanime, sidomos ato të ish Këshillit Popullor të Banjës, e pastaj Bashkësisë Lokale, i takojnë komunës së re të formuar të Malishevës. Nga pushteti serb në vitin 1989 suprimohet komuna e Malishevës, dhe disa vendbanime i bashkangjitën komunës së Therandës. Mirëpo, popullata shqiptare nuk-e pranoi ketë, komuna e Malishevës kishte vazhduar të punoi, si organ paralel i pushtetit serbë. Kjo gjendje zgjat deri në vitin 1999, kur pushteti serb tërhiqet dhe kapitullon.
Sot Kuvendi i Komunës së Therandës është i organizuar në njësi organizative-territorale të Bashkësivc Lokale, siç janë në qendrat: Bukosh, Duhël, Gjinoc, Malas (Muhlan), Mushtisht, Nishor, Gurrë (Studençan) dhe Therandë.
Lidhje Interesante...
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
Policia
029/271-024
ZJARRËFIKSAT
029/271-119
Shtepia e Shendetit
029/271-769
KRYQI I KUQ
029/271-273
HIGJIENA
029/271-688
KOMUNA
029/271-035
KEK
029/271-083
STACIONI I AUTOBUSAVE
029/271-160












