Restaurohet shtëpia e Ramë Bllacës
Kosova ka potencial të madh të trashëgimisë kulturore, ngase është vend i pasur me monumente të ndryshme kulturore dhe historike, me lokalitete të shumta arkeologjike, si dhe me një arkitekturë karakteristike jo vetëm të kullave, por edhe të shtëpive të vjetra. Instituti Rajonal për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prizren, shtëpinë e patriotit dhe atdhetarit tonë të shquar, Ramë Bllacës, në fshatin Bllacë të Therandës, e ka shpallur monument të një rëndësie me domethënie të veçantë për të kaluarën tonë historike e kulturore. Me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e historike, Komuna e Therandës ka ndarë 30 mijë euro për restaurimin e shtëpisë së Ramë Bllacës.
Me qëllim të realizimit të këtij projekti, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të Komunës së Therandës, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Shoqatës ‘CHwH’ (Trashëgimia Kulturore pa Kufi) për hartimin e projektit për renovimin dhe konservimin e shtëpisë së Ramë Bllacës.
Gurin nismëtar e vendosën Ministri i MKRS Z. Valton Beqiri, kryetari i komunës së Suharekës Z. Sali Asllanaj dhe djali i Ramë Bllacës Adem Bllaca. Të pranishëm në këtë ceremonial ishin Ministri i MKRS-së Z. Valton Beqir, sekretari permanent në MKRS- Z. Sali Morina së bashku me kabinetin ministror, kryetari i komunës Z. Sali Asllanj dhe stafi i tij udhëheqës përfaqësuesit nga Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në Prishtinë dhe Prizren,Organizata Suedeze “ Trashëgimia kulturore pa kufij”, përfaqësues të KFOR-it, të partive politike dhe shumë qytetarë tjerë.
Një fjalë rasti e mori kryetari i Komunës Z. Sali Asllanaj i cili bëri një përshkrim të shkurtër për ecurinë e procesit, rreth punimeve në Shtëpinë e Ramë Bllacës, duke lavdëruara punën me përkushtim të lartë profesional të ekipit të ekspertëve të CHWB-së dhe të punëtorëve profesional të Institutit kombëtar për mbrojtjen e monumenteve të kulturë dhe drejtorit të tyre Z. Baki Sfirca. Për këtë projekt fillimisht komuna e Suharekës ka investuar 35.000 €. Ndërsa Ministri i MKRS-së Z. Beqiri përveç tjerash lavdëroi angazhimin e komunës së Suharekës në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe premtoi çdo lloj përkrahje të mundshme për punët në vijim.
Punët rinovuese është duke i bërë Kompania ndërtimore “ Smakaj” deh për këtë etapë parashihen punët në strukturën e objektit shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë fizike të tyre. Në pjesën artistike u paraqit aktori Afrim Kasapolli i cili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit.
Lidhje Interesante...
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
Policia
029/271-024
ZJARRËFIKSAT
029/271-119
Shtepia e Shendetit
029/271-769
KRYQI I KUQ
029/271-273
HIGJIENA
029/271-688
KOMUNA
029/271-035
KEK
029/271-083
STACIONI I AUTOBUSAVE
029/271-160













Komentet