1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Festivali i Mërgatës në Therandë!

35144_404660016830_95508801830_4989021_985030_n23.07.2010  Vesa Luma, KAOS
24.07.2010  Kaltrina Selimaj, Dhurata Ahmetaj, F-Kay
25.07.2010  Blero, Zajmina, Cekic

Vrapimi parandalon shumë sëmundje!

VrapimiShkencëtarët pohuan se miliona njerëz të cilët përpiqen të ruajnë shëndetin dhe format e trupit e kalojnë kohën duke vrapuar, notuar apo në sallonet e sportit. Sipas lajmit të publikuar në The Telegraph studiuesit e universitetit të Londrës zbuluan se dobia e ushtrimeve aerobike tek shëndeti i njeriut shihet tek genet dhe ndryshon nga një njeri tek tjetri.

Google lanson rrjetin e vet për shoqërim Buzz

google_buzzGoogle ka lansuar rrjetin e ri për shoqërim Buzz, i cili u mundëson përdoruesve të përditësojnë, ndajnë përmbajtjet dhe të shkruajnë komente në publikimet e miqve të tyre. Buzz kështu është bërë pandan i Facebookut, i cili aktualisht ka rreth 400 milionë përdorues të regjistruar. Qëllimi i këtij rrjeti për shoqërim është që të tentoj të mbledh përdoruesit e Gmail, të cilët aktualisht janë rreth 170 milionë, por edhe njerëzit tjerë në mbarë botën.

Shtatë mëkatet kundër lëkurës suaj

Shtate_mekatet_kunder_lekures_suajNëse nuk dëshironi ta lëni duhanin shkaku i zemrës dhe mushkërive, atëherë bëjeni shkaku i bukurisë. Kur pini duhan zvogëloni mundësinë e lëkurës që të sigurojë oksigjen që i duhet, e pa oksigjen qelizat nuk mund të rigjallërohen. Pirja e duhanit përshpejton procesin e krijimit të rrudhave, dëmton lëkurën dhe parandalon aftësinë e saj të rigjenerimit.

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

AdemJashariCraig Jurisheviç është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi, ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës.Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Deshmoret Gjaku juaj Liria jone!

Azem Behluli

AZEM VEHBI BEHLULI (10.5.1968 - 22.4.1999)

Fshati Mushtisht i komunës së Therandes shtrihet rrëzë bjeshkëve të Sharrit dhe në luften e fundit nga ky fshat moren pjesë shume luftëtarë, prej të cilëve ranë dëshmore 3, ndersa 9 ushtare jane plagosur.

Azemi lindi me 10.5.1968 ne Mushtisht. Ishte fëmija i gjashtë i prindërve Vehbi dhe Ferdeze Behluli. Kur i kishte vetëm gjashtë muaj i vdes babai, kështu që në moshë te njomë ai nuk shijon dashurinë atërore. Fëmijërinë e hershme e kalon ne një skamje të madhe, sepse te gjithë vëllezërit e motrat (Haxhiu, Musliu, Hajrushi, Shyqeria e Elfia) ishin te mitur. Origjina e Azem Behlulit trashëgohet nga gjeni patriotik i nënës së tij, Ferdezes, e cila ishte mbesa e Eqrem Mustafes, bashkëluftëtar i Bajram Currit, si dhe trashëgimi nga babai, Vehbi Behluli, i cili, për shkak të ndjenjave atdhetare, ka qene i leçitur nga regjimi titist deri në vdekje.

Shkollen fillore Azemi e kryen në Mushtisht, ndërsa të mesmen në Therandë. Studion në Fakultetin Ekonomik të Prishtines, por për shkak të rrethanave që u krijuan atëbotë nga regjimi serb, nuk arrin te diplomojë. Prej vitit 1992 punon në ndërmarrjen "Afërdita SH", ndërsa prej vitit 1995 deri me 1997 do ta udhëheqë këtë ndërmarrje.

Veprimtaria e kësaj ndërmarrjeje ka qenë - përgatitja dhe editimi i audio programeve muzikore, kryesisht te këngetares Shkurte Fejza dhe te këngetareve që kanë kultivuar muzikë të mirëfillte shqiptare.

Që prej fillimit të luftës së Ushtrise ÇIirimtare të Kosovës ka ndihmuar këtë ushtri me mjete materiale derisa është inkuadruar edhe vetë drejtëpërdrejtë në radhet e saj.

Me rastin e Thirrjes së Shtabit të Përgjithshem të UÇK-së për mobilizim të përgjithshem, me 1.4.1999, Azem Behluli, me shumë djem të tjerë të fshatit Mushtisht, si Bafti Shala, Gazmend Aliu, Mehdi  Jakupi etj., vesh uniformen e UÇK-së.

Azemi iu bashkua radhëve te UÇK-së në fshatin Maçitevë, në Kompanine 11\ te Batalionit 1I te Brigades 123 te Zonës Operative te Pashtrikut.

Që nga 23 marsi i vitit 1999, sidomos pas sulmeve te NATO-s mbi caqet e ushtrisë e 18 policisë serbe, forcat serbe fillojne një ofensive në shkalle të gjërë kundër pozicioneve të Ushtrise Çlirimtare tëe Kosovës. Përballjet e UÇK-së me forcat armike në drejtim te këtij fshati fillonin nga Brezovica e Shtërpca, nga Varret e Krushqve mbi Biti, nga Guri i Dellocit, nga Bjeshka e Bukoshit dhe nga Padeshi. Ushtaret e UÇK-së mbronin pozicionet përballë Gurit te Kuq, Gurëve të Tahirit, në Kodren e Studenices dhe mbi Mushtisht. Nga këto pozicione luftëtaret e lirisë i thyen shumë herë forcat serbe, duke iu shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe në armatim, madje gjatë një ofensive iu pat mbetur edhe flamuri i tyre ne Kodren e Studenices.

Në shtator te vitit 1998, kompania e lartpërmendur e pati goditur helikopterin e policise, kur ai kalon mbi pozicionet e UÇK-së te Guri i Kuq në ahishtat e Bugogllaves.

Në betejat e egra e të fuqishme të 19, 20, 21 dhe 22 prillit, që ishin një vazhdimësi e pakëputshme e tyre, mbrojtja e pozicioneve te UÇK-së dhe e popullates zgjati plot 43 ditë pandërprerë derisa forcat serbe u thyen definitivisht dhe lëshuan Kosovën. Në shumë nga këto beteja ranë ushtarë të UÇK-së. Vetëm nga Batalioni i dytë në Budakove kanë rënë 31 dëshmorë.

Në njëren nga këto beteja të ashpra, e cila zhvillohet afër Shkolles Fillore të fshatit Gurkuq dhe e cila kishte filluar me sulmet e forcave serbe në mëngjesin e 20 prillit, bie heroikisht, me 22 prill 1999, në orën 16:30, trimi i këtyre anëve, Azem Behluli. Azemi me shokët e tij nuk kishte lëvizur nga istikami për tri ditë rresht, derisa goditet nga nje plumb snajperi. Po atë natë, Azemi është varrosur nga luftëtaret e lirisë, me nderime ushtarake, në varrezat e fshatit Maçitevë, i bartur dy-tre kilometra nën breshërinë e plumbave nga bashkëluftëtaret: Jakup Jakupi, Bekim Avdylaga, Mehdi Jakupi, Kujtim Jakupi, Medrit Mustafa dhe Avdi Jakupi. Në momentin e rënies në istikam, afër tij kanë qenë, përveç luftëtarëve të lartpërmendur, edhe Burim Abazi, Hysen Bajselmanaj e Faruk Kokaj. Nënë Ferdezja lajmin e kobshëm e mori në Tiranë, atje ku ishte deportuar nga forcat kriminale serbe së bashku me qindra-mijëra shqiptarë të tjerë. Ajo nuk u ligështua, përkundrazi, gjeti forcë e i tha këto fjalë: "Edhe pse e rrita me thonj të duarve, hallall i qoftë gjiri që ja kam dhënë, e paskam pasë rritur për Kosovën!".

Të njëjtën ditë, me 22 prill 1999, përkrah dëshmorit Azem Behluli, plagosen edhe luftëtarët e lirisë: Jahir Ndrecaj, Hysen Ndrecaj dhe Azem Aliu. Në këtë betejë te ashpër e të pabarabartë, armiku pati shume të vrarë e të plagosur.

Bashkëluftetarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin.

Ja si e kujton këtë luftetar Sadik Halitjaha, zv. komandant i ZOP, ish komandant dhe themelues i Batalionit të Dytë të Budakovës, Njësisë së cilës i takonte dëshmori Azem Behluli: "Dëshmorin Azem Behluli e kujtojmë si dëshmorin më të sakrificës, më të përkushtuarin e më trimin të Njësisë se UÇK-së".

Komandanti i Kompanisë 111 e bashkëluftetar i Azemit, Halil Krasniqi, ndër të tjera, kështu e kujton këtë luftëtar të lirisë: "Kjo ditë ka qenë dita më e lumtur e Azemit. Ai që nga mëngjesi me nxitim dhe guxim të paparë hidhej i pari në istikam duke thënë: "Edhe sot, edhe sot, se me s'do të shkelë këmbë shkjau në Kosovë".

Azem Behluli na del përpara me pamjen e tij që shembëllente ushtarin e pervjetshem, që i thërret lirisë "Edhe sot..., edhe sot, pastaj do te fluturojmë në qiellin e lirë të Kosovës, istikamin tim mos ma zini, aty unë përsëri do të vigjiloj". Azemi bie, duke dhënë shembullin më të rrallë se si luftohet burrërisht, se si krijohet pavdekësia.

Trupi i dëshmorit Azem Behluli prehet së bashku me 72 dëshmoret e Therandës në Varrezat e Dëshmoreve, ku është rivarrosur me 18.9. 1999.

Ai është përjetesuar në pllaken përkujtimore te vendi i renies në Gurkuq, afër shkollës, në lapidarin e 31 dëshmorëve në Budakovë dhe në lapidarin e fshatit ku lindi, në Mushtisht, së bashku me Bafti Shalen dhe Gazmend Aliun.

Dëshmori Azem Behluli ka lënë pas bashkëshorten, Naxhijen dhe tri vajzat: Adean, Zaninen dhe Azren, të cilat do të jenë përherë krenare për veprën e babait të tyre.

Pas rënies, Qeveria e Përkohshme e Kosoves-Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë Mirënjohje. Fakulteti Ekonomik, student i te cilit ishte Azemi, e ka shpallur Student dëshmor. Shoqata e Produksioneve Muzikore e Kosoves ka marre emrin e dëshmorit Azem Behluli. Kuvendi i Komunes i Therandes i ka dhënë Mirënjohje.

Dëshmorit Azem Behluli i janë thurur vargje dhe i janë kushtuar këngë. (Sh. K.)

Bekim Bekteshi

BEKIM DALIP BEKTESHI (6.8.1971 - 19.8.1998)

Bekim Bekteshi lindi me 6 gusht të vitit 1971 në Samadraxhë të Therandes (ish-Suharekë). Familja e tij te Bekimi ushqeu ndjenja patriotike qysh në fëmijërinë e tij të hershme, mbolli tek ai urrejtjen e madhe kundër shovinizmit serb. Kjo urrejtje ishte ngulitur thellë në shpirtin e njomë të Bekimit, sidomos kur kishte mësuar për gjyshit te tij, Bajramit, ne vitin 1945, në Tivarin famëkeq.

Bekimi, shkollen fillore e kreu në Samadraxhë, të mesmen, drejtimin teknik i bujqësise, në Therandë. Për shkak të kushteve të veshtira ekonomike, nuk pati mundësi ti vazhdon studimet. U detyrua t'u rrëkej punëve fizike, duke punuar nëpër fshatra e qytete të Kosoves, ndërsa nga prilli i vitit 1990 deri në nëntor te vitit 1993 punon si punëtor krahu ne Shenterne të Sllovenisë.

Bekimi, qysh si maturant i shkolles së mesme, mori pjesë aktive në demonstratat masive kundër pushtuesit serb, qe u organizuan në vitin 1989 në Therandë dhe anembane Kosoves. Në demonstratat e muajit mars të këtij viti, Bekimi plagoset lehtë, në afërsi të Shkollës së Mesme Teknike. Ne këtë rast, në radhet e demonstruesve ra në altarin e atdheut, i riu Melit Kryeziu nga Theranda.

Në vitin 1990, kur Kosova kishte hyrë në një kthesë të madhe të unitetit gjithëkombetar dhe kur populli shqiptar po përgatitej për shkeputur njëherë e përgjithmone nga prangat serbosllave, Bekimin do ta shohim në ballë të demonstratave organizuar atëherë në Therandë.

Edhe pse mbi supet e njoma të tij rëndonin punët e rënda të shtëpisë, ai për asnjë çast nuk do të shkëputej nga aktiviteti i tij patriotik. Në rrugen e tij të veprimit patriotik, e ndihmoi dhe e frymëzoi djali i axhës, Bajrami, i cili atë kohe i takonte organizimit ilegal. Bajrami, shpesh merrte pjesë në takimet e shokëve të tij të ilegales, siç ishin: Rexhep Morina, Ali Hoti, Nebih Morina e të tjerë të cilët bënin pjesë në organizatën patriotike Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosoves (LKÇK). Bekimi shquhej per qëndrim vigjilent, për rregull dhe konspirativ.

Kohën e lirë, Bekimi e shfrytëzonte duke u marrë me sport, sidomos me futboll e volejboll, te cilët i kishte pasion.

Ne vitin 1997, Bekimi ishte radhitur në mesin e shumë shokëve në radhët e LKÇK-së, të cilët në maj te vitit 1998 do t'i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves. Dalja legale e UÇK-së Bekimin e gjeti të përgatitur në çdo pikëpamje, për tu përballuar me sfidat që do dilnin përpara në luftën e shenjtë çlirimtare.

Me formimin e njësitit "Çeliku 50" prej 250 ushtaresh, të fshatit Samadraxhë, nga Rexhep Morina, Bajram Bekteshi dhe luftëtare të tjerë, Bekimi u radhit në këtë njësit, i cili në qershor 1998, pas ngritjes së vijave të frontit të UÇK-së në Dobërdelan, filloi stërvitjet rreth përdorimit të të gjitha llojeve të armëve të këmbësorisë që kishe atëherë UÇK-ja. Njeri ndër ligjeruesit në këto stërvitje ishte edhe Feim Morina, tani dëshmor i kombit. Me 7 korrik 1998, pas bashkimit të të dy shtabeve lokale "Çeliku 50" dhe "Lisi", shtabe këto që gravitonin në këtë komune, vija e frontit të ushtareve te UÇK-se shtrihet gati në të gjitha fshatrat e komunës së Therandes, si Samadraxhë, Nepërbisht, Studençan, Reshtan, Peçan, Gallushe etj. Bekimi vendoset ne Piken 3, mes fshatit Samadraxhë dhe Apterushe, në skuadren e dytë, komandant i së cilës ishte Xhavit Berisha. Në këtë kohë, Bekimi kishte përvetësuar shumë bashkëluftëtare, shokë të idealit. Ndër ta ishin edhe: Xhavit Berisha, Fahri Bugari, Selim Kushaj, Samir Kabashi e të tjerë.

Nëna e Bekimit, Zejnepja, i ruan të paharrueshme kujtimet pët ditet kur biri i saj kishte kapur pushkën për ta mbrojtur vendin e tij

Ai dukej si një shqiponjë e vërtetë, qe dinte të ecte vetëm nga fitorja në fitore në rrugen drejt lirise. Ai tani ishte i vetedijshëm për rrugen që kishte marrë, prandaj shpërfillte çdo rrezik qe mund t'i kanos jetës së tij.

Ushtria dhe policia serbe, që kishte marrë një ofensive në shkalle të gjërë në të gjitha viset e Kosoves ku ndodhej UÇK-ja, i kishte dhënë ultimatum Kompanise II qe t'ia liroje kalimin drejt Therandes. Mirëpo ultimatumi i armikut ishte një akt qesharak dhe injorues për luftetarët e lirisë. Kështu që në mëngjesin e 19 gushtit të vitit 1998 filloi ofensiva edhe në këtë rajon. Bekimi këtë natë kishte qenë në Piken 3 nga ora 2 deri ne oren 8 të mëngjesit të kësaj dite. Kur fillon breshëria e predhave në oren 8,15 minuta, edhe pse i lodhur dhe i rraskapitur nga pagjumësia, Bekimi futet në transhete e para të Pikes 2.

-Dua të qëndroj këtu, se për këtë e kam rrokur pushken. Tia prishi ultimatumin shkaut! -kishte thënë Bekimi. Fjalët e tij u dhanë zemër dhe freskuan shpirtin e bashkëatdhetarëve.

Transhete me luftëtare të lirisë rraheshin çdo minutë nga predhat e armikut, nga të katër vendpozicionet armike: nga kolona e autoblindave dhe tankeve përballe transheve, shtrirë si gjarpër në shiritin e asfaltit; nga Hoqa e Madhe me mortaja; nga Novaka e Landovica me artileri të rëndë. Çdo pellembe take ishte vene nen zjarrin e armikut.

Në orën 14:20, një predhe armike plagosi rëndë trimin e paepur Bekim Bekteshi. Duke menduar se Bekimi ishte ende gjallë, shoket filluan tërheqjen e tij drejt prapavijes për ta derguar në spital. Mirepo, predhat e shumta qe rrahnin terrenin, bënë të pamundshme tërheqjen më tutje. Trupi i tij mbeti i shtrirë afër pozicioneve, deri në muzg, kur pushuan breshëritë dhe kur trupi i Bekimit tërhiqet në fshat. Tanime ishin plagosur shumë shokë, në mesin e tyre edhe djali i axhës së Bekimit, Bajrami. Të nesërmen, në orën 7 e 30 minuta, trupi i dëshmorit Bekim Bekteshi u varros në varrezat e fshatit, me nderime të larta ushtarake dhe nën përcjelljen e qindra bashkëvendasve dhe banorëve të fshatrave përreth. Po atë ditë, shokët ia morën hakun 4 fish shokut të tyre të luftes të rënë dëshmor.

Me 19 shtator të vitit 1999, trupi i dëshmorit Bekim Bekteshi është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Samadraxhë dhe bashkë me dëshmorë të tjerë është rivarrosur në Parkun e Dëshmorëve në Therandë.

Pas rënies, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosoves Bekim Bekteshit i ka dhënë graden toger, ndërsa me 19 gusht 2001, me rastin e trevjetorit të rënies, 50 metra larg vendit të rënies, bri rrugës rajonale Therandë-Rahovec, është ngritur lapidari i tij.

Bislim Zekolli

BISLIM LATIF ZEKOLLI (18.5.1953·23.8.1998)

Fshati Bllacë i komunës së Therandës është një fshat i lashtë e mbi 400 shtëpi. Ky fshat u bëri ballë me njeë stoicizëm të pashoq dallgëve të stuhishme të historise edhe atëherë kur turqit e dogjën gjysmën e tij edhe atëherë kur e okupuan forcat serbe.

Këtë traditë të qendrese të të parëve të tyre, pas mbi një gjysmë shekulli, e vazhduan edhe bijtë e tyre, duke iu bashkuar radhëve të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës. Njëri ndër ata trima që ngjeshi armët e kësaj ushtrie që në orët e para ishte edhe Bislim Zekolli.

Bislim Zekolli lindi me 18 maj 1953 në fshatin Bllacë të komunës së Therandes. Bislimi ishte fëmija i katërt i prindërve, Latifit dhe Faziles (nga gjithsej 14 fëmijët që patën këta dy prindër). I ati i Bislimit, Latifi, kishte përjetuar masakren e Tivarit. Ai ishte mobilizuar me dhunë në grupin e dytë të kosovarëve që ishin dërguar në atë kasaphane famëkeqe. Duke dëgjuar rrëfimet e t'etpër katrahurat që kishte përjetuar ai gjatë udhëtimit drejt Tivarit, Bislimi ishte frymëzuar dhe shpirti i tij ishte mbushur plot urrejtje ndaj armikut shekullor.

Bislimi, shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e daktilografisë e kreu në Prizren. Me gjithë faktin që në atë kohë profesioni i Bislimit ishte shumë i kërkuar, kurrë nuk iu dha mundësia që të gjente punë në ndonjë institucion. Pasi që Bislimi ishte krahu i djathtë i babait dhe i vëllezërve (Qamilit, Ganiut, Rizahut, Destanit e Zenelit) u detyrua që nga mosha 18 vjeçare të marrë rrugën e hidhur e kurbetit.

Ngjarjet e famshme studentore të vitit 1981, Bislimit ia shtuan edhe më shumë krenarinë dhë dashurinë për atdheun. Edhe pse ndodhej në mërgim, për asnjë çast nuk pushoi aktivitetin e tij patriotik, duke u njohur me vëllezërit Gërvalla, Kadri Zekën dhe më shumë figura të shquara patriotike. Dashuria e madhe për atdhe nuk e la qetë në mërgim.

Bislimi i dha vetes për detyre që çdo përvjetor, në kujtim të rënies heroike të dëshmorit Tahir Meha nga Prekazi, ta vizitonte varrin dhe kullën e tij, ku edhe krijoi miqësi me rrethin e tij familja Bislimi me vellain Qamilin, i cili jetonte në Bruksel dhe i cili ishte shumë i kërkuar nga UDB-ja, nuk pushuan së vepruari për asnjë çast duke marrë pjesë anekënd Perëndimit në demonstratat që organizoheshin atëbotë nga organizatat ilegale dhe çdoherë gjendeshin në ballë të tyre, duke prirë me veshje kombëtare dhe flamur në dorë. Mu për këtë arsye, sa herë që Bislimi vinte në pushim, UDB-ja trokiste në dyert e familjes së tij, por, falë syqeltësisë së tij, asnjëherë nuk arrjnë ta kapin. Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike dhe të vella Qamilit, që gjendej në mërgim, organet e pushtetit serb, në pamundësi për ta kapur Bislimin, familjen e tij asnjëherë nuk e lenë të qetë, duke e marrë me dhjetëra here në pyetje.

Malli për atdhe ishte arsyeja qeë Bislimi përgjithmone të kthehet në Kosovë dhe te fillojë aktivitetin e tij në vitet nëntëdhjetë, duke marrë pjesë në pajtimet e gjaqeve, ku fjala e tij shpeshherë ishte vendimtare. Ai, në pajtime të gjaqeve, bënte thirrje që të rinjtë të ktheheshin në Kosovë, sepse, thoshte ai, guri peshon rëndë në vendin e vet.

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave, si dr.= torturat dhe vrasjet në Kosovë, Bislimin nuk e linin të qetë. Vrasja e të riut Refki Suka në fshatin Bllacë, në vitin 1991, e shtyri që të orgcnizojë roje të armatosur në fshat. Mu për këtë arsye policia serbe kërkon ta arrestojë me çdo kusht. Pas kësaj ngjarje, Bislimi asnjëherë nuk e heq revolen nga brezi. Pasion kishte folklorin (këngët kreshnike). Për çdo feste kombëtare, dasma e ahengje, vishej në rroba kombëtare (plis të bardhë, tirq e xhurdi e me kobure në brez). Nëpër festa të tilla me krenarinë më të madhe recitonte vargje te "Lahute e Malësisë" të Gjergj Fishtes dhe himnin e flamurit. Pamja e tij i jepte figurën e një kreshniku të vërtetë.

Dalja e Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës në skeneë, Bislimin e gjeti të përgatitur moralisht dhe psikikisht. Ai bashkë me dy vëllezërit e tij, Rizahun dhe Zenelin, si dhe me bashkëluftëtarët nga Bllaca, Isa Lumi dhe Ukë Guraziu, të armatosur me armë personale, në mars të vitit 1998 shkon në Likoc, ku kontakton me kreret e UÇK-së, Hashim Thaçin, Ismet Jasharin, Fatmir Limajn e me shumë luftëtare të tjerë.

Pas instruksioneve që i merr aty, kthehet ne Bllacë, ku formon njësitin ilegal "Këpuca". Ky njësit gjen përkrahje të madhe te banorët e Bllaces dhe të fshatrave përreth, sepse ai u tregua i suksesshem sidomos në propaganden dhe informimin e drejte për Ushtrine Çlirimtare të Kosovës, e cila ngjalli shpresat për liri. Në maj të vitit 1998, ky njësit, i rritur për nga numri, u bashkua me njësitet "Lumi" dhe "Çeliku". Me hapjen e pikës ushtarake në Bllacë nga njësiti "Lumi", roli i Bislimit si ushtar i UÇK-së ishte shumë autoritativ si tek ushtarët, ashtu edhe te popullata e atij rrethi. Ne çdo betejë që ndërmerr armiku, prezenca e Bislimit rrit moralin te luftëtarët, e shembull konkret është aksioni i montimit të bojlerit të mbushur me trotil, ku Bislimi me vëllezërit dhe shokët e tij këtë bojler-mine e monton në punëtorinë e tij në fshatin Duhël. Me rastin e shpërthimit të këtij bojleri, me 25.6.1998, ne oren 10.55, forcat serbe qenë tmerruar, sepse me atë rast qe hedhur në ajër një autoblinde më police serbe.

Me 23 gusht 1998, që nga orët e hershme të mengjesit, fshati Bllacë granatohet nga te tria anët ( nga Qafa e Duhles, nga qendra e Duhles dhe nga Biraqi). Ky granatim luftëtarët e lirisë i gjeti në istikame. Luftimet zgjaten tërë ditën. Diku rreth orës 11.00, Bislimi futet në thellesi të pozicioneve të forcave armike, te Shelgjet e Bllaces, për t'i shpetuar nga rrethimi Destanin (vëllanë e tij) me skuadrën e tij, të cilët benin një lufte heroike në një afërsi shumë të vogël. Bislimi zuri pozicionin te Muri i Gurit nga s'e prisnin forcat armike dhe nga ky pozicion ua futi tmerrin atyre. Duke parë një rrezik të tillë, armiku nuk kursei as predhat e tankut për ta goditur pozicionin e Bislimit. Nga ky zjarr Bislimi ra heroikisht në vije te frontit. Edhe pas rënies së tij, bashkëluftetarët dhe vëllezërit e tij, Ganiu dhe Rizahu me gulinov të kalibrit 12,7 mm. nuk e ndalin luftën për asnje çast, duke iu shkaktuar atyre humbje te konsiderueshme. Armiku u detyrua të kthehet prapa, duke lënë pas paramilitare të vrare, tanke të shkatërruara, armatim, radiolidhje e mjete te tjera (Këto mjete te shkatërruara, një kohë të gjatë pas luftës gjendeshin ne Bllacë). Këto luftime vazhduan edhe tri ditë rresht nga bashkëluftetaret e tij besnikë. Pas rënies së Bislimit, djali i tij, Dritoni 18-vjeçar, ngjeshi armët dhe iu bashkua radhëve te Ushtrisë ÇIirimtare të Kosoves, duke mos i lëshuar ato nga dora deri ne mbarimin e luftës.

Nënëlokja, Fazilja, një grua burrërore (e bija e Osman Gërdalles, burrë i njohur për mençuri e bujari), kur mori lajmin e rënies të të birit, nuk u ligështua fare, përkundrazi, gjeti force dhe tha:

"Nuk më dhimbset djali, se kam edhe djem të tjerë, por më dhimbsen shokët e tij, që mbetën pa një shok lufte, me dhimbset Kosova, që humbi një luftëtar të denje të lirisë".

Te nesërmen, me 24.8.1998, gjatë luftimeve morën plage disa shokë te tij (Isuf Lumi, Uke Guraziu dhe vëllai i Bislimit, Zenel Zekolli).

Pas rënies, me 1 janar 1999, me urdhërin e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshem i UÇK-së, një kompani e brigades 121 mori emrin e dëshmorit, "Kompania Bislim Zekolli".

Dëshmori Bislim Zekolli është varrosur në Bllacë nga bashkëluftetarët e tij, në mesnatën e datës 25/26 gusht 1998 nëpër krisma pushkësh. Pas luftës është rivarrosur në Varrezat e Dëshmoreve të brigadës 121 "Kumanova", ne Kleçkë.

Bislimi ka lënë shoqen e jetës, Hamiden, djemtë Aliun, Dritonin dhe Besartin, vajzat Teutën, Urinë, Malësoren dhe Pranverën, të cilët përherë do të jenë krenare për veprën e madhërishme të tij.

Pas luftes dëshmori Bislim Zekolli është ndëruar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës me titullin "Dëshmor i kombit" dhe me shumë mirenjohje nga shoqatat e dala nga lufta. Në fshatin e tij të lindjes është ngritur lapidari për tetë dëshmorët e rënë në Bllacë, në mesin e të cilëve shkelqen edhe emri i Bislimit. Shoqata e Veteranëve të luftës te UÇK-së e fshatit Bllacë i ruan me gjelozi reliktet e Bislimit (rrobat kombëtare, pushkën, koburen, gjoksoren e të tjera).

Për Bislimin janë thurur vargje këngësh dhe emisione të shumta dokumentare. (Sh. K.)

Emrush Buzhala

EMRUSH BISLIM BUZHALA (1.5.1968 - 1.5.1999)

Dëshmori i kombit Emrush Buzhala i xha Bislimit e i nënës Hamide, bijë e Krasniqëve të Bukoshit, është i lindur me 1 maj te vitit 1968 në lagjen e Buzhalëve të Budakovës. U lind e u rrit në një familje të varfër malësore por shpirtërisht te begatshme, ku fëmijët edukoheshin ne frymën e traditës luftarake të budakovasve e te maçitevasve të njohur në historinë dhe në rapsoditë e këtyre trojeve. Emrushi kishte shumë vëllezër e motra, por mbijetuan gjashtë; tre vëllezër e tri motra.

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje për ta vazhduar të mesmen teknike në Therandë, madje në kushte shumë të vështira vijonte mësimet duke punuar edhe si punëtor krahu në atë moshe të njomë, vetëm e vetëm që të mos e ngarkonte me shpenzime t'anë edhe ashtu të lodhur e të ndrydhur nga skamja e nga plagët që gjatë tërë jetës i kullonin gjak, sepse ishte plagosur disa herë në Masakrën e Tivarit. Qershori i vitit 1998 u bë vendimtar për jetën e Emrush Buzhales; Krismat e Komandantit Legjendar Adern Jashari, Kushtrimi i Gllogjanit, Beteja në Suken e Cermjanit, luftimet e Balinces, luftimet te "Perroni i Keq", Beteja e Bardhatinit, Luftimet e Gardhishtit" Lufta e Drinasit, Beteja në Gryken e Llapushnikut dhe amaneti i Besim Ndreces, ndikuan në nxjerjen e vendimit definitiv dhe kështu Emrush Buzhala, me 20 qershor te vitit 1998 radhitet në plejaden e "Djemve të Budakoves", flamurin e të cilëve e mbajti Kadri Kokollari, simbol me të cilin sot mburret shqiptaria. Këto janë ditet kur Fehmi Lladrovci shkëlqente në Hamidi e Bardhë të Madhë, kur deklerata e Tij i frymëzonte luftëtaret e lirisë, prej Prapashtice e deri në Sylbicë te Junikut, e kur Mujë Krasniqi qëndronte në Qëndresë duke këputur akse magjistrale e rajonale, e kur te "Ura e Sahitit" në Gryken e Caraleves shkatërrohet eshaloni mobil serboçetnik, e kur në Bllacen heroike të Bislim Zekollit përjetësohet luani i Malishevës, Ymer Ramë Krasniqi, e kur Ismet Jashari - Kumanova, kall tmerr e trishtim mbi shkijet në Gryken e Lluzhnices.

Pika e parë e Emrush Bislimit, luftëtar i përbetuar ishte te Palushet, me detyrë që t'i ruajë derivatet, e më vone pozicionohet te Buzhalët, sepse pajisja me armë dhe stërvitjet në Stërvitoren e Budakoves reflektonin luftëtarin në kuptimin më të plotë të fjalës: vepronte në togun për rojë e vëzhgim, më vonë, Kompania Ir, Batalioni i Budakoves, Brigada 123, Zona Operative e Pashtrikut. Në këtë formacion, Emrushi luftonte gjatë tërë Ofanisives së Shtatorit dhe në luftimet në Bukosh, Vraniq, Krushicë, Buzhale e Budakovë, ku u përjetësuan: Kadri Kokollari, Ismajl Bytyçi, Safet Kicaj, Zenel Curraj, Sabit Lushaj, Xhemshir Xhemshiri, Azem Behluli, Valdet Gashi, Bahti Shala, Hazir Selimaj, Xhemajl Rexhaj, Zenel Morina, Naser Tafaj, Zaim Muça, Zymer Kepa, Murat Kokollari, Sherif Buça, Xhemajli Rama, Smajl Ahmetaj, Emin Muslija, Murat Kadrijaj, Riza Kadolli, Selim Veselaj, Mentor Krasniqi, Fadil Kabashi, Man Sallauka, Gazmend Alijaj e Bujar Buzhala me vetëm tetëmbedhjetë pranvera, ashtu siç shkëlqejnë sot në Lapidarin te porta e Shkollës Fillore "Lidhja e Prizrenit" në Budakovë, e në rapsodine e Behxhet Korpuzit.

Lufta e Emrush Buzhales kishte shumë çka të veçantë; depërtimi me mjeshtëri "deri te hunda e shkaut", aftësia për bashkëveprim, shpejtësia për zbulim dhe vendosshmëria për t'u prirë aksioneve më të guximshme, e gatishmëria për të sulmuar e për të mos u ndalur deri në pikën e fundit të gjakut, sepse ishte betuar se shkijet nuk mund te shkelin në Buzhalë e Budakovë, pa kaluar mbi trupin e tij. Por, me 30 prill 1999, popullata serbe ende gjendej në afersi të fshatit Popolan, ndërsa pjesëtaret e forcave serboçetnike kamuflohen me uniforma e madje edhe me shenja te Ushtrise Çlirimtare të Kosoves. Të kamufluar, me 1 maj, në ditën kur Emrushi planifikonte që me bashkëluftetarët ta kremtonte ditëlindjen e tridhjetenjëtë, në fshatin Vraniq, te "Gurishta", plagoset rëndë ndërsa vepronte me Buzhalët: Skenderin, Mentorin, Nexhatin, Besimin dhe Mujen. Plumbi e qëllon Bislimin në gjoks dhe bjen me shpinë përdhe, por qendroi i fortë luftëtari i lirisë. Bashkëluftetarët arrijnë për ta tërhequr luanin e plagosur dhe e bartin deri në Buzhalë, ku e kontrollon mejku i luftes, dr. lbish Ahmeti. Pas ndihmës së parë, nëpër breshëri të armikut, Emrushin për në spitalin ushtarak te Mollopolcit e transportojnë: Shukri Kokollari me Besimin dhe Naserin e Buzhalëve, madje i tërë automjeti bëhet shoshe prej plumbave të armikut dhe me shtënie nga afërsia, por të gjithë shpëtojne sërish deri në spitalin ushtarak te Mollopolcit, ku vendoset për kurim të mëtejshem luftëtari i lirisë Emrush Buzhala. Për të plagosurin rëndë kujdeset dr. Vezir Bajrami, por përpjekjet ishin të kota. Emrush Buzhala përjetësohet në ditën e lindjes duke e porositur të vëllane e plagosur që ta vazhdoje luftën, së bashku me shokët dhe të mos ndalen deri në realizimin e idealit të të gjithë luftëtareve të lirisë.

Me 2 maj të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, përcillet për në përjetësi "Luani i Budakoves", i cili sipas eprorit lzet Buzhala, në femijëri e rini nuk pati fat, por "vdekja për liri është kapak i fatit të çdo burri".

Përcjellja iu be nëe kushte shumë të vështira ne një cep te Lagjes "Palushi", ndërsa vizitat për ndarjen e dhembjes e të krenarisë u bënë në një lugshtaje buz - lumit, ose në një prozhme qe ia shtonte madhështinë shtëpisë së amshueshme të Emrush Buzhales, për të cilin jeta në robëri e me trojet e copëtuara atërore ishte një pelim, ndërsa vdekja për idealin e lirisë së këtyre trojeve ishte e madhërishme, - kështu e kishte dëgjuar të thoshte, Fehmi Lladrovcin.

Pas ndërprerjes së aktiviteteve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, në Therandë mbahet ceremoniali i bashkimit të dëshmorëve në "Kopshtin e Dëshmorëve" të qytetit te Besim Ndrecës, prandaj edhe trupi i Emrush Buzhales përcillet me nderime të larta ushtarake, por në fshatin e lindjes i mbeten bonjakët, Kujtimi e Blerimi, pasi që Xheneta nuk e kishte parë të anë, dhe i vellai i plagosur në ofansivat e shtatorit te vitit 1998. U mbeti krenaria, por e mbështjellur me një vello të varfërisë ekstreme, që vetëm mund të merret me mend se si duket në Bjeshkët e Budakoves legjendare të Kadri Kokollarit, shtyllë e rezistencës së armatosur, sot dëshmori i kombit, burrëria dhe trimëria e të cilit mbetet kujtim për rrëfimet e gjeneratave që do te vijnë. (S. c.)

Fetah Gega

FETAH AHMET GEGA (5.11.1964 - 2.5.1999)

Me 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Geges, nga Studençani i komunës së Therandes (ish-Suharekë), i lind djali, të cilin e pagëzon me emrin Fetah. Asokohe familja e Ahmet Geges dhe e shumë atdhetarëve të tjerë ishte vënë në shënjestër të dhunës dhe të represionit nga regjimi antishqiptar i Titos.

Fetah Gega mësimet fillestare i mori në vendlindje, ndërsa shkollen e mesme e mbaroi në Therandë. Ishte nxënës në vitin e tretë kur shpërthyen demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981 në Kosovë. Me 2 prill të atij viti, Fetahu së bashku me Ilaz Kadollin, Xhavit Bajraktarin e shume nxënës të tjerë, merr pjesë në demonstratat që ishin zhvilluar në Suharekë, Gjatë viteve tetëdhjetë, Fetahu mban kontakte te pandërprera me shoket e ilegales patriotike. Asokohë ishte anëtaresuar në Lëvizjen Populloe për Republiken e Kosovës.

Me bashkëmendimtarët e tij e veçmas me lIaz Kadollin, Gafurr Elshanin, Besim Baraliun, Xhavit Bajraktarin, Mehmet Balen e të tjerë, merret me shpërndarjen dhe propagandimin e shtypit ilegal, çë asokohë veprimtaret e Lëvizjes e sillnin nga Perëndimi në Kosovë.

Pas mbarimit të Shkollës së mesme, Fetah Gega regjistrohet ne Shkollen e Lartë Pedagogjike në Prizren, por për shkak të kushteve të rënda ekzistenciale në familje, detyrohet të largohet nga vendlindja.

Ashtu sikurse edhe shumë të rinj të Kosovës, edhe Fetahu merr rrugen e kurbetit. Në fillim zë punë në Slloveni, mirëpo edhe atje vepronte dora e fshehtë e Sigurimit serb. Fetahu, kalon kufirin dhe vendoset në Austri. Krahas punes fizike, për ta mbajtur familjen, ai zhvillon aktivitet edhe në radhet e LPRK-së (më vonë LPK).

Jehona e krismave Çlirimtare të kryetrimit të kohes sonë Adem Jashari, kishte sfiduar ndërgjegjen e Çlirimtarëve kudo në trojet shqiptare dhe në mërgatë, Fetah Gega nga SIlovenia arrin në Kosovë dhe futet në radhet e Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës, ne Anadrin. Ne pranverë të vitit 1998, Fetah Gega, Ilaz Kadolli, Xhavit Bajraktar Mehmet Bala dhe disa luftëtare të tjerë, formojnë njësitin ushtarak "Çeliku 50", në fshatin Ilirion (ish-Dobërdelan).

Me qëllim të përforcimit të vijave të frontit, eprorët marrin vendim që Fetah Gega të angazhohet në njësitet diversante të Jetullah Qarrit, i njohur si komandant "Guri", Në pikën luftarake te Greiçecit, Fetahu me bashkeluftëtarë ka shkruar faqe te ndritshme të luftës së Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës Asokohë, për zhdërvjelltësinë dhe sulmet e rrufeshme të Fetahut ishte mësuar edhe Ismet Jashari, komandant "Kumanova", i cili thote:

Ky trim më duhet mua, se e ka dorën e djathtë dhe lufta i shkon mbarë.

Me rastin e luftimeve ne Gryken e Llapushnikut, Fetah Gega gjendet në vijen e parë të luftës krahas Imer Alushanit, Isak Musliut, i njohur si komandant "Çerçizi", Ali Zogajt, Faik Bujupit e shumë luftetarëve të tjerë.

Hapërimi luftarak i Fetahut nga një zonë e luftimeve në zonën tjetër ishte hapërim i pandalshëm, ishte si rrufeja që kriste për së kthjellti mbi kokën e pushtuesit serb.

Në shtator të vitit 1998, Fetahu me bashkëluftetarë, riorganizon njësitet ushtarake të rrethines së Therandes dhe me urdhër të Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës emërohet komandant Toger i Njësise Speciale.

Në tetor te vitit 1998, Fetah Gega, Sabit Gashi, Shefki Hoda, Xhavit Bajraktari, Vahid Jashari e luftëtare të tjerë, kryejne sulm mbi forcat serbe në vendin e quajtur Bunari i Vehapit, në fshatin Samadrexhë. Një sulm tjetër të befasishem Fetahu me njësitin e tij diversant e ndërmerr edhe në vendin e quajtur te Ura e Reshtanit, në fillim të nëntorit të po atij viti, ku në shenjë hakmarrjeje për luftëtarin e mirënjohur Xhelal Hajda "Toni" dhe bashkëluftetarin e tij Selajdin Mullabazi "Mici", shpartallon në befasi postbllokun serb në Reshtan, njërën ndër pikat më të fortifikuara të ushtrisë okupatore në ato anë. Për asgjësimin e atij postblloku famëkeq, urdhri ishte dhënë nga Shtabi i Përgjithshem i Ushtrisë ÇIirimtare të Kosoves.

Fetah Gega, luftëtar i përkushtuar i luftes ÇIirimtare, ka marrë pjesë në luftime edhe në Budakovë, në Zoqisht, në Carralevë, në Bllacë, në Dobërdelan dhe kudo në zonat e luftimeve në Rrafshnalten e Drenicës, në Anadrin e në Pashtrik.

Me rastin e intervenimit të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe, me 24 mars te vitit 1999, Fetah Gega ndodhet ne Studençan.

Asokohe njësitet e Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës intensifikojnë sulmet kundër bandave krininale të armikut, të cilat filluan të masakrojne popullaten civile shqiptare, me qëllim të përhapjes së panikut dhe të dëbimit të saj për në Shqipëri.

Fetah Gega me njësitin e tij intervenues hapëron pandalshëm, në të gjitha pikat luftarake të Anadrinit si ne: Bukosh, në Gjinoc, në Budakove, në Studençan, në Semetisht e gjetiu.

Në fillim të majit të vitit 1999, Fetahu së bashku me Xhavit Bajraktarin, Ilaz Kadollin, Isuf Krasniqin, Habib Elshanin, Vahid Jasharin, Murat Kodren etj. ndodhej në afeërsi të Bukoshit, në rrugë për t'u kthyer në drejtim të Studençanit.

Pasi errësohet, Fetah Gega, Xhavit Bajraktari, Ilaz Kadolli me bashkëshorten dhe me dy fëmijët e tij në rruge nëpër livadhin e Shirokës, në afërsi të Mullirit, bien në pritë të forcave serbe, te cilat sulmojnë nga pozicioni përballë mullirit. Derisa pararoja në krye me Xhavitin, Fetahun, Murat Kodren dhe Vahid Jasharin po rezistonin, kolona, neë mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, arrin te prapakthehet, shtrirë nëpër vijën e një përrocke.

Gjate luftimeve, kishin rënë duke luftuar trimërisht, Fetah Gega e Xhavit Bajraktari dhe ishin plagosur Vahid Jashari dhe Murat Kodra.

Forcat serbe kishin arritur t'i marrin trupat e të vrarëve dhe i varrosin në Varrezat e Therandës. Pas luftës, bashkëluftetaret e Fetah Geges dhe të Xhavit Bajraktarit, trupat e dëshmoreve i rivarrosin në Varrezat e Dëshmoreve në Therandë.

Në shenjë nderimi e respekti, bashkëluftetaret dhe familjaret u kanë ngritur pllake përkujtimore, në Shirokë, përballe vendit ku ata rane trimërisht.

Për kontribut te çmuar në luften Çlirimtare, Fetah Geges, post mortum, është dhënë mirënjohje nga:

Qeveria e Përkohshme e Kosoves, Zona e Dytë Mbrojtëse e TMK-së,

Brigada 124 "Gani Paçarizi", Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë.

Fetahu la pas vetes Fitimin, Çlirimin dhe Fetahun, i cili ka lindur pas rënies së dëshmorit.

Lulzim Guta

LULËZIM SHAIP GUTA (28.3.1980 - 29.10.1998)

Lulëzim Guta u lind me 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suhareke), në një familje me tradita inelektuale e patriotike. Shkollën fillore e kreu në Therandë, ndërsa të mesmen në Prizren, dega e mjekësisë së përgjithshme.

Në bankat e shkollës fillore, Lulëzimi ishte nxënës shembullor, me mësime e sjellje. Në vitin 1994/95 vazhdon mësimet në shkollen e mesme te Mjekësisë në Prizren. Edhe aty tregoi sukses në mësime. Ishte i sinqert dhe me të gjitha virtytet e mira të një të riu të edukuar mirë. Për herë të parë kur filluan krismat e para për liri, Lulëzimin e gjetën të gatshëm për t'ju bashkuar luftes çlirimtare.

Familja e Lulëzimit ishte përparimtare dhe intelektuale. Babai, Shaipi kishte punuar në arsim dhe është veteran i arsimit si dhe pjësmarrës i demonstratave me 1968, 1981, 1989, 1990.

Prindërit e Lulëzimit, Shaipi dhe Elhamja mburren dhe janë krenare me idete dhe veprën e të birit Lulëzimit. Mburren me guximin dhe trimërinë që në moshën 18 - vjeçare ra dëshmor për vendin e vet.

Gjithashtu edhe nëna e Lulëzimit është mësimdhënëse.

Në korrik të vitit 1998, Lulëzimi me një vullnet të madhë u kyçtë në radhët e UÇK -së. Banorët e Jezercit, krahas shumë të rinjve që ishin rekrutuar në radhët e UÇK -së, ishin mobilizuar me të gjitha forcat në shërbim të atdheut. Ata u morën së bashku me ushtarët, në rregullimin dhe ndërtimin e sistemit mbrojtës të kanalizimit dhe bunkerizimit të pozicioneve, të furnizimit me gjëra të ndryshme ushqimore, të dhenies së mjeteve të punes në dispozicion të nevojave të ushtrisë dhe përgatitjes së bukës për luftëtaret e lirisë.

Organizimi i tillë ushtarak ishte treguar shumë i efekshëm, sepse pas hyrjes së forcave të UÇK -së në Jezerc, sulmet e pushtuesit serb, ishin të vazhdueshme, por falë guximit, trimërisë dhe vetëmohimit te çlirimtareve, forcat armike asnjëhere nuk arritën t'i mposhtin luftëtarët e lirisë.

Duke parë qëndresën stoike të luftëtarve tanë, armiku e kishte të qartë se nuk mund te depërtonte lehtë në territorin e lirë të Jezercit, prandaj vendosi të mobilizonte forca të mëdha ushtarake policore si dhe teknikën e tij më moderne dhe armatimin modern.

Pushtuesit serbë, nga data 25-28 shtator 1998 filluan një ofensivë të fortë kundër forcave të UÇK -së. Asokohe Jezerci ishte i rrethuar në tre rrathë prej forcave armike. Fillimisht sulmet serbe filluan prej granatimeve të ashpra prej vendpozicioneve të ndryshme, si nga bashkimi i lumenjëve, nga "Maja e Buqes" nga "Podi i Gështenjave" dhe nga pishat e Shtimes e nga Duhla, nga "Antena" që gjendej mbi fshatin Jezerc, pastaj nga pozicionet serbe të fshatit Sushicë, prej Livadheve të Burrnikut, prej Semajes, staneve të Doganit, nga "Ujësjellsi i Pleshinës" dhe nga kazerma ushtarake e Ferizajt.

Në këto kushte, i gjithë efektivi ushtarak i Nënzones Operative të Neredimes, në bashkëveprim me komanden e Kaçanikut ishte i mobilizuar si asnjëherë më parë në luftë kundër forcave serbe.

Pas sulmeve me armë të artilerisë së rëndë, forcat serbe filluan të sulmojnë edhe me këmbësori, e cila mbështetej me makineri dhe teknike të sofistikuar luftarake. Kështu që, me 27 dhe 28 shtator, forcat serbe me këmbësori dhe teknike luftarake sulmuan nga drejtimi i Neredimes, pikat 1 dhe 2 nga drejtimi i Dremjakut dhe Mollopolcit. Forcat e këmbësorisë sulmuan drejt pikes 3 nga drejtimi i Budakoves dhe antenës mbi Jezerc. Me këmbësori dhe teknike te rëndë luftarake u sulmua pika 6. Këto luftime të ashpra në mes forcave te UÇK -së dhe atyre serbe, u zhvilluan deri në momentin kur arsenali luftarak i forcave tona ishte shpenzuar dhe luftëtaret tanë nuk kishin me çfare të luftonim.

Në një gjendje të tille, shtabi i Nënëzones Operative të Neredimes, komanda për Ferizaj dhe Kaçanik, vendosi të vërë në zbatim planin e tërheqjes taktike, i cili parashihte që të gjithë ushtarët, nga pikat mbrojtëse të terhiqeshin duke marrë me vete edhe popullatën civile, me të cilen do të depërtonin në drejtim të barakave të rojeve të pyllit, që gjendeshin në thellesi të fshatit. Prej aty duhej te lëviznin në drejtim të maleve të Sharanikut.

28 shtatori i vitit 1998, ishte dita e zhvillimit të një beteje të përgjakshme. Efektivi ushtarak i Nënzones, i përbërë prej 400 ushtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, lufëtonte kundër një ushtrie me mijëra militare. Në këto luftime të përgjakshme, forcat armike pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake.

Armiku kishte njoftuar se në këto luftime ishin vrare militarët: Nebojsha Jeftiq (30) nga Obrenovei, Sasha Simeunoviq (29), prej Beogradit, Zhelko Joviqiq (32) nga Sopoti. Këto dëshmi të cilat i ka pranuar armiku gjinden ne librin "Zloçini Albanskih terorista 1995 - 1998", "Jedinstvo", Prishtine, janar 1999.

Nga goditjet e luftëtareve tanë në pikat mbrojtese 1, 2, 3 dhe 6 u vranë me dhjetëra pjesëtarë të forcave armike dhe u plagosen shumë të tjerë.

Në këtë betejë të ashpër, në pikën e pestë mbrojtëse, bie ushtari Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftetarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në piken e Dytë, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë. Ndërsa, plagosen Daut Ilazi dhe Islam Hasaj. Nga radha e popullatës civile humben jetën dy të moshuar, njëri prej tyre i paralizuar, i cili u ekzekutua, ndërsa tjetrin serbët e dogjën në shtëpinë e tij.

Pllaka përkujtimore për dëshmorin Lulëzim Guta është ngritur ne Jezerc, në vendin e rënies, ndërsa trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Familjes së tij i është ndarë mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe nga Shtabi i Zonës. Lulëzimi pas vetes la babanë, Shaipin, nënën, Elhamen dhe vëllezërit: Zenelin e Ilirin.

Mentor Krasniqi

MENTOR ABDULLAH KRASNIQI ( 3.10.1973 - 2.6.1999)

Në fshatin Bukosh të Therandes (ish-Suharekë) së Anadrinit, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves ranë 7 dëshmorë dhe 30 martirë të lirisë. Rinia trime e këtij fshati ishte e përgatitur më kohe për të filluar luftën e armatosur kundër okupatorit serb. Radhëve qlirimtare iu bashkuan dhjetëra të rinj, të cilët rezistuan trimërisht dhe disa prej tyre ranë në altarin e atdheut, duke luftuar heroikisht kundër forcave serbe, deri në perfundimin e luftës.

Mentor Krasniqi lindi me 3 tetor të vitit 1973, në fshatin Bukosh.

Mësimet fillestare i mori në shkollen fillore "Vëllezërit Frashëri" në vendlindje. Gjimnazin, drejtimi Kimi-Teknologji, e kreu në Therandë.

Babai i Mentorit, Abdullahu dhe nëna, Arifja, rriten bijën e tyre Meriten dhe bijtë: Mentorin, Salihun dhe Dritonin. Edukaten dhe frymëzimet e atdhedashurise, Mentori i mori nga babai, i cili ishte mësues dhe intelektual përparimtar. Sapo mbaroi shkollen e mesme ne vjeshtë te vitit 1992, merr ftese per rekrutim te dhunshem ne sherbimin ushtarak, ne armaten jugosllave. Mentori, ashtu sikurse edhe shume te rinjë te asaj kohe, nuk i pergjigjet fteses per te shkuar ushtar, ne kohen kur kishte filluar lufta dhe shperberja e ish-Jugosllavise.

Ne vitin shkollor 1992/1993 regjistron Degen e Kimise ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Universitetin e Prishtines.

Asokohe njihet edhe me kolegun e tij te studimeve dhe te idealit, Ismail Latifi, po keshtu nje i ri me botekuptirne perparimtare e revolucionare.

Perveç mesimeve, Mentori kishte pasion edhe sportin, sidomos karatene. Pasi kishte ushtruar nje kohe, kishte arritur rezultate te larta ne kete disipline sportive.

Ne fund te vitit te pare akademik, Mentori, se bashku me Besim Telakun dhe Nuhi Kadollin, tubon 13 indeksa te kolegeve, me qellim per te marre nenshkrimin te nje profesor. Policia serbe i ndalon dhe ua rremben indeksat. Me vone te tre dergohen ne stacionin policor te Lagjja e Muhaxhereve, ne Prishtine, ku edhe torturohen mizorisht, duke urdheruar qe t'i hanin fletet e indeksave. Policet serbe ushtrojne dhune fizike kunder tyre, vetem pse ishin studente shqiptare, qe mesonin neper shtepi private, por nuk pranonin te mesonin nen masat e dhunshme te Universitetit te Prishtines, te eilin, asokohe, e kishin uzurpuar forcat okupatore.

Gjate viteve te studimeve, Mentori kontakton edhe me disa bashkemendimtare, te cilet benin perpjekje te organizoheshin per te filluar rezistenen aktive kunder foreave okupatore serbe. Shoku i tij i ngushte i studimeve dhe idealit, Ismajl Latifi, ishte i angazhar ne radhet e ilegales. Se bashku me shume kolege te tij merr pjese ne protestat studentore te 1 Tetorit te vitit 1997.

Duke shprehur interesimin e tij, per te hyre ne aktivitet te angazhuar, Mentori, pa u hamendur, ne menyre direkte, i bashkohet Levizjes Kombetare per Çlirimin e Kosoves, -shkruan ne kujtimet e tij per Mentor Krasniqin shoku i tij i idealeve dhe i luftes çlirimtare, Ismail Latifi.

Dalja publike e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, ne fshatin Llaushe te Drenices, me 28 nentor te vitit 1997, Mentorit dhe brezit te tij te ardhshem çlirimtar, ia hapi perfundimisht horizontet rreth rruges qe duhej ndjekur per t'i shporrur nga Kosova forcat vrastare okupatore.

Pas renies heroike te legjendarit Adem Jashari dhe te Jashareve ne Prekaz, me 5, 6 dhe 7 mars 1998, lufta e armatosur po kthjellohej si e vetmja alternative, te cilen e perkrahu pa asnje rezerve edhe rinia atdhedhashese e Anadrinit. Mentori, edhe me heret, permes kontakteve qe kishte pasur me Smaj Latifin ishte ne rrjedha te zhvillimeve.

Me 8 qershor te vitit 1998, pasi paraprakisht kishte biseduar dhe kishte marre pelqimin e babait, Abdullahut, Mentori i bashkohet pikes se zjarrit te UÇK-se, te Ura e Reshtanit, afer Therandes. Komandant i kësaj pike asokohe ishte luftetari, Blerim Kuçi. Ne kete pike te UÇK-se përveç Mentorit ishin edhe ushtaret lIaz Kadolli, Sahit Morina, Bali Muharremaj e te tjere. Ne piken e Reshtanit, Mentori qendron deri ne fillim te korrikut te vitit 1998.

Nderkohe ishte formuar edhe pika ushtarake me njesitet e saj në Budakove, ku vepronin ushtaret, Sadik Halitjaha, Idriz Hyseni, Hysen Gega, e te tjere. Ata kishin strukturuar njesitet neper kompani, togje e batalione. Mentor Krasniqi sistemohet ne Batalionin e Dyte te Brigades 123 te Zones Operative te Pashtrikut. Komandant, ne togen ishte sistemuar Mentori, caktohet luftetari, Shaban Gashi, nga Savrova.

"Gjate kohes se kalimit nga Reshtani ne Budakove Mentori kishte thyer krahun e djathte. Ne mungese te trajtimit te duhur mjekesor shoket ia mobilizojne krahun. Meqe isha prore ne mesin e luftetareve te UÇK-se, dhe duke pare se krahu nuk po i sherohej e dergova ne spitalin e improvizuar te Gajrakut, ku trajtonte te plagosurit mjeku Salih Krasniqi. Ai e trajtoi si duhet edhe Mentorin, edhe pse nuk kishte berëra te duhuara as te mjaftueshme, - eshte shprehur babai i Mentorit, Abdullah Krasniqi, i cili gjate tere asaj kohe ishte ne mesin e luftetareve duke iu ndihmuar ne çdo aspekt.

Asokohe ishte krijuar edhe pika e zjarrit ne Bukosh, ne vendin çuajtur Te Ara e Hamzages. Ne kete pike zjarri ishin sistemuar Hilmi Haziraj, Ramadan Haxhiaj, Malush Sopa, Agim Zyba, e te tjere. Toga e Bukoshit, meqe kishte numer te konsiderueshem te luftetareve, shnderrohet ne kompani. Gjate kesaj kohe, Mentor Krasniqi i bashkohet pikes se Bukoshit, ku edhe kishte prinderit, kusheriret dhe bashkevendesit. Pika e zjarrit ne Bukosh ishte perforcuar, ndersa luftetaret vazhdimisht vezhgonin terrenin, hapnin istikame dhe sajonin kere, duke u pergatitur per lufte ne rast te depertimit te forcave serbe, te cilat granatonin nga postblloqet e tyre ne Sopi, Korishe, Vraniq e Mushtisht.

Ofensiva e shtatorit 1998, Mentor Krasniqin e ze ne piken e zjarrit ne Bukosh. Ne mengjesin e hershem te 27 shtatorit te vitit 1998, forcat policore dhe ushtarake serbe fillojne granatimin nga distanca te pikave te zjarrit te UÇK-se dhe ne pergjithesi tere fshatin Bukosh, ku ishin te pozicionuar dhjetera luftetare te lirise me armatim te lehte te këmbesorise. Fshati granatohej nga te kater anet, sidomos nga: pikeqendrimet e forcave serbe ne Sopi, Savrove,  Mushtisht, Muhlan etj.

Luftetaret e UÇK-se te kesaj pike duhej te perballonin tere bresherine e armeve te renda te forcave policore e ushtarake serbe, derisa te afrohej kembesoria. Luftimet ishin zhvilluar nga shtepia ne shtepi, nga lagjja ne lagje, nga rruga ne rruge. Ne kohen kur forcat serbe depetojne ne hyrje te fshatit, luftetaret e UÇK-se te pikes se Bukoshit, rezistonin ne pjesen e eperme te fshatit. Ata, qysh ne mengjes kishin terhequr me sukses popullaten civile, ndersa vete kishin rezistuar gjate tere dites, duke luftuar balle për balle kunder forcave serbe.

Serbet me ne fund kishin depertuar ne fshat dhe pasi kishin plaçkitur shtepite dhe djegi pothuajse te gjitha shtepite e Bukoshit.

Ne vjeshte 18 vitit 1998, Mentor Krasniqi me bashkeluftetare, serish kthehen ne pikat e tyre ne Bukosh, Forcat serbe ishin terhequr ne pozicionet e tyre strategjike, ndersa luftetarët e UÇK-se kishin rilindur si feniksi nga hiri i vet.

Ne tetor dhe nentor te vitit 1998, Ushria ÇIirimtare e Kosoves u ristrukturua, duke ndermarre sulme te shumta guerile kunder bazave serbe dhe duke i goditur ne prita befasisht.

Pasi fillojne bombardimet e aeroplaneve te NATO-s, forcat serbe perforcojne te gjitha pozicionet e tyre dhe fillojne ofensiven e pergjithshme kunder pikave dhe pozicioneve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.

Me 1 prill te vitit 1999, kompania e Bukoshit, e cila bente pjese ne Brigaden 123, reziston fuqishem ne Lagjen e Kadojve. Luftetaret kishin arritur te tërhiqinin me sukses nje pjese të popullates civile, e cila ishte rikthyer ne fshat, edhe pse te gjitha shtepite ishin djegur.

Ne fillim te prillit, serbet depertojne ne vendin e quajtur Therrag, ne Bukosh. Mentor Krasniqi ishte si kurdohere ne ballin e luftes kunder forcave serbe. Luftetaret kishin arritur qe popullaten civile ta terheqin nga Bukoshi ne drejtim te fshatrave, ku mendohej se mund te ishte qendrimi me i sigurt.

Edhe ne ofesnsiven e ashper te 21 prillit 1999, te cilen e ndermoren foreat serbe kunder luftetareve te lirise ne Bukosh, ne mesin e luftetareve qe rezistonin dhe terhiqnin popullaten civile ishte si kurdohere, Mentor Krasniqi. Ate dite, perballe forcave armike, kishte rene ne altarin e atdheut, Blerim Krasniqi kusheri i Mentorit. Ne perleshjet balle per balle u vrane kater pjesetare te forcave serbe, te Vorret e Bukoshit.

Nderkohe, shtate luftetare te UÇK-·se arrijne ta terheqin trupin e Blerimit, te cilin e varrosin naten vone. Luftimet per ta penguar depertimin e forcave serbe ne Bukosh kishin zgjatur deri me 26 prill. Per çdo ditë kishte pasur luftime te panderprera, por trimat e legjendarit Adem Jashari, te cilet ishin betuar per ta çliruar Kosoven nga barbaria serbe, nuk jepeshin, ata po rilindinin atje ku nuk i priste forca armike. Epersi  kishin moralin e forte, luften per çlirim nga roberia dhe njohjen e terrenit për te bere taktizime, sulme ne befasi kunder bazave te armikut e me pastaj terheqje te sukseshme.

Per shkak te humbjeve qe kishin pesuar ne frontet e luftes, forcat masakruese serbe, te cilat ne atë kohe kishin depertuar deri ne Llanisht, me 3 maj te vitit 1999, ndane nga mesi i popullates 60 veta, të cilet i nisin ne drejtim te shkolles se Bukoshit, ne ç'vend i vrane dhe masakruan 25 prej tyre. Masakruesit serbe fillojne orgjine e tyre antinjerezore kunder civileve te pambrojtur, shumica prej tyre nga fshati Bukosh. Pas torturimeve dhe orgjive çnjerezore, ata radhisin te muri i ShkolIes 25 veta dhe qe te gjithe i vrasin ne menyre mizore. Ate dite janë vrare, pushkatuar e masakruar: Agron Muça, Arben Kolgeci, Abdullah Llugaxhiu, Azem Llugaxhiu, Bekim Kadolli, Beqir Kadolli, Behxhet Gashi, Haki Muça, Halil Qysaj, Hashim Kurtishaj, llaz Basha, Emin Muça, Mehmet Kadolli, Njazi Sopa, Ragip Muça, Ramiz Kokollari, Salih Gashi, Sokol Gashi, Shaban Elshani, Shemsi Kokollari, Shkurte Gashi, Veli Rudaj, Xhavit Basha, Beqir Kokollari. Ndersa Hetem Aliaj, Naser Baraliu, Ganimete Sopa, Blerim Krasniqi, Zelfije Sopa dhe Imer Sopa jane vrare ne rrethana të tjera, mirepo edhe emrat tyre jane evidentuar ne pllaken perkujtimore te fshatit Bukosh.

"Me 31 maj 1999, jam pare per here te fundit me Mentorin, - rik--an ne kujtese kohen kur ne rrethana lufte ishte ndare me te birin, babai i deshmorit, Abdullah Krasniqi. Kishte nje infekcion ne qafe nga robat e palara, qe nuk po i sherohej. Nuk kishte barna dhe fillova te brengosesha pa mase, ndersa ai sikur nuk i jepte rendesi fare".

Me 1 qershor 1999, forcat serbe kishin bere perpjekje per te depertuar ne Bukosh. Ato granatojne ne drejtim te Bukoshit me tere arsenalin e armeve te renda nga pozicioni i tyre ne fshatin Sopi. Me 2 qershor, forca të shumta ushtarake e policore serbe nisen ne drejtim te Bukoshit. Mentori ndodhej ne grupin prej 16 luftetareve të lirise, te cilet ishin te uritur, te pafjetur dhe të lodhur. Luftetaret e lirise ishin pozicionuar ne vendin e quajtur Te Guret e Hutit. Duke luftuar balle per balle kunder forcave armike, plumbi i snajperit armik godet per vdekje trupin e Mentor Krasniqit. Edhe pse i plagosur rende ne ije, kishte arritiur te bente rreth 150 metra tutje, por e kishte lene fuqia. Ishte goditur per vdekje edhe Rizah Kadolli dhe qene plagosur disa te tjere.

Bashkelufetaret arrijne qe trupin e Mentorit ta terheqin edhe 200 metra me tej. Ne nje moment, gjate terheqjes, neper bresherine e pandalshme te predhave armike, bashkeluftetaret konstatojne se Mentori kishte thithur per here te fundit ajrin e bere tym e shkrumb te vendlindjes se tij, te Bukoshit te tij te dashur, ne  çvend kishte Iindur dhe token e të cilit po e perskuqte me gjakun e tij rinor, ne moshen e tij 26 vjeçare.

Ai kishte rene ne altarin e Iirise, vetem 8 dite para nenshkrimit te kapitullimit te forcave vrastare serbe. Me 4 qershor, bashkeluftetaret e varrosin ne vendin e quajtur Perron i Qershise, afer fshatit Bukosh, Me 18 shtator te vitit 1999, bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes, trupin e deshmorit Mentor Krasnqi e rivarrosin ne Varrezat e Deshmoreve ne Therande, ne ç'vend pushojne ne amshueshmeri 89 Dëshmoret e kombit te kesaj ane. Perveç Mentor Krasniqit, ne fshatin Bukosh kane rene deshmore edhe: Ismail Bytyçi, Selim Veselaj, Bafti Shala, Fadil Kabashi, Xhemajli Ramaj dhe Rizah Kadolli. Ne nderim, perkujtim dhe mosharrim te perjetshem te jetes dhe vepres se tyre, ne qender te fshatit eshte ngritur lapidari, ku jane skalitur emrat e deshmoreve, ne mesin e tyre edhe i Mentor Krasniqit.

Familja e deshmorit te kombit Mentor Krasniqi ka marre mirenjohje nga Shtabi i pergjithshem i UÇK-se, nga Ministria e Mbrojtes e Qeverise se Perkohshme te Kosoves, nga Zona e Dyte Operative e Pashtrikut dhe nga instanca te tjera organizative. Per jeten dhe vepren deshmorit te kombit Mentor Krasniqi jane botuar shkrime publicistike ne shtypin ditor dhe ate periodik.

Selim Veselaj

SELIM SALI VESELAJ (5.5.1977-26.4.1999)

Familja Veselaj e Reçanit të komunës së Therandes (ish-Suharekë) njihet për tradita të hershme atdhetare dhe liridashëse. Ndërsa fshati Reçan njihet si sinonim i burrave të urte e të mençur. Oda e Veselajve të parë të këtij fshati zinte vend mjaft strategjik në rrugen Shkodër-Gjakovë-Shkup, por edhe në rrugën Prizren -Ferizaj -Shkup. Ishte e njohur për mikpritje, por kishte bërë emër pos tjerash edhe për pleqni. Si me i dalluar njihet pleqnari Mehmet Vesel Reçani (1826-1918), i cili përveç që ka ndarë pleqni anembanë Kosovës, ai ka marrë pjesë aktive edhe në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Plavë e Guci. Rrugën e tij si pleqnar e ka vazhduar sidomos nipi i tij Muharrem Ukë Veselaj (1888-1951), si dhe nipi tjetër Muhamet Vesel Veselaj (1911-1977).

Është me interes të ceket fakti se qysh në kohën e Mehmet Reçanit kjo familje është dalluar si familje arsimdashëse dhe për shkak të aktivitetit në dobi të çështjes kombëtare ajo ka qenë e përndjekur vazhdimisht nga regjimet antipopullore të ish-Jugosllavisë, nga OZN-a dhe nga UDB-ja. Po edhe dy mësuesit e parë të kësaj familjeje, Rame e Nuhi Veselaj, për shkak të aktivitetit të tyre kundër regjimit serbosllav, në vitet '50 qenë burgosur dhe ishin përndjekur vazhdimisht. Mustafë Veselaj, nxënës i medreses ishte vrarë në demonstratat popullore në Prishtine me 1989.

Në luftën e fundit shume djemë e vajza të kësaj familjeje u inkuadruan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ku disa prej tyre u plagosen, ndërsa ranë dëshmorë në frontin e luftës Selim Sali Veselaj dhe Lulëzim Nail Veselaj, i pari në Budakovë, kurse i dyti në Betejën e Koshares.

Dëshmori Selim Veselaj ishte djali i dytë i prindërve Sali dhe Habibe  Veselaj. Gjyshi i tij, Hakiu, kishte përjetuar në kurriz vuajtjet e Luftës së Dytë Botërore, duke qenë peng për kater vjet në kazamatet e Gjermanisë fashiste, në kohën kur ai dhunshem kishte qenë i detyruar të shërbente në ushtrinë serbe. Babai i Selimit Salihu, me hallet e pafundme të ekzistencës familjare, nën regjimin jugosllav kishte përjetuar leçitjen e të ashuquajturve "reaksionare antijugosllave", për shkak të aktiviteteve atdhetare të xhaxhait të tij, Azizit, i pushkatuar nga serbet, me 1946. Kështu kjo familje kishte mbrujtur ndjenjen liridashëse dhe atdhetare për shume breza. Për më tepër, kjo familje kishte pasur fatin të kishte mik shtëpie edhe atdhetarin Rame Bllaca.

Selimi kishte mbaruar shkollen fillore në Reçan, kurse të mesmen në Therandë, me sukses të shkëlqyeshëm. Në levizjet popullore të viteve 1989-1998 kundër regjimit të egër serb, Selimin do ta shohim gjithherë në ballë të protestave, demonstratave dhe të të gjitha formave të rezistencës kunder këtij regjimi. Në një periudhë të kohës së pashpresë, edhe Selimi qe i detyruar të merrte rrugën e kurbetit, duke punuar disa muaj punë fizike në Slloveni.

Në pranverën e vitit 1998, kur UÇK-ja kishte filluar të shtrinte kryengritjen në rajonin e komunës së Therandes, si shumë të rinj entuziaste dhe të gatshëm për t'u sakrifikuar për lirinë e Kosoves, edhe Selimi ishte radhitur në njësitet e vullnetarëve, për të qenë gjthëherë në gjendje gatishmërie për luftë. Selimi që në fillim qe angazhuar si mbështetës logjistik dhe vëzhgues i lëvizjeve të forcave ushtarake e paramilitare serbe në fshatin e tij ne Reçan, për të cilat ai raportonte dhe merrte detyra nga komandat më të afërta të UÇK-së. Ky angazhim i Selimit zgjat deri në shkurt të vitit 1999, kur ai përfundimisht radhitet si ushtar i rregullt në Togen 11 të Batalionit 11 të Brigades 123. Si ushtar i kësaj toge, Selimi shquhet per guxim, vigjilence dhe disipline ushtarake, duke u bërë shembull i ushtarit shembullor të kësaj toge. Ai merr pjesë në shumë aksione guerile kundër forcave serbe, si dhe në frontë të tjera të pozicioneve të Batalioni 11 të Brigades 123, si ne Krushicë, Vraniq, Buzhalë etj.

Që nga 21 prilli deri me 26 prill 1999, ushtria serbe ndërmori një ofensive të egër kundër pozicioneve të UÇK-së, fillimisht në pararojën e parë të saj në Bukosh. Në këtë periudhë në fshatrat Bukosh e Vraniq u zhvillua luftë e ashpër frontale, ku ushtria serbe pëson dëmë të mëdha. Rezistenca e djemve të UÇK-së në Bukosh kishte egërsuar Serbinë, ndërkaq që ajo po bënte përgatitjet dhe përforcimet e mëdha për ofensiven e 26 prillit kur me armatim jokonvencional depërton në pozicionet e UÇK-së, por vetëm pas rënies së dy dëshmoreve dhe plagosjes se dhjetëra ushtarëve të kësaj ushtrie të lavdishme. Që nga mëngjesi i ditës së 26 prillit, ditë me shi e mjegull, pushtuesi serb granatoi pandërprerë pozicionet e UÇK-së në fshatin Bukosh. Pasdite, në këto pozicione bie dëshmor Selim Veselaj, së bashku me shokun e tij te luftës, Bafti Shala nga Mushtishti. Po aty u plagosen rëndë edhe kushëriri i tij, Qamili dhe bashkëluftetari Asllan Kadolli.

Trupat e dëshmoreve Setim Veselaj e Bafti Shala u tërhoqen nga vija e zjarrit, nga shokët e istikamit: Xhemajl Ramaj, Vahid Veselaj, Fahri Veselaj e Sadri Kadolli dhe ata u varrosen në varrezat e lagjes së Palushëve të Budakoves. Ndërsa, të plagosurit, Qamil Veselaj e Asllan Kadolli vendosen në spitalin ushtarak të Budakoves dhe pastaj transferohen në spitalin ushtarak të Mollopolcit.

Për rënien e Selimit, tashmë dinte vetëm vëllai i tij, Smajli, i cili, po ashtu gjatë tërë kohës së luftës kishte ndihmuar sektorin e logjistikes te UÇK-së.

Selimi ishte djalë me tipare burrërore, i pashëm, i gjatë, i ëmbël në bisedë, mik dhe shok i vërtetë. Ai ishte i martuar dhe në kohën e rënies kishte lënë gruan shtatzënë. Pas rivarrosjes së tij, në shtator te vitit 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Therande, lind vajza e tij e vetme, e cila u pagëzua me emrin Liri.

Shaqir Tershani

SHAQIR AHMET TËRSHANI (26.7.1968 - 10.5.1999)

Shaqir Tërshani lindi me 26.7.1968 në fshatin Greiqec të komunës së Therandes, nga babë Ahmeti dhe nënë Vahidja. Prindërit e Shaqës shpërngulen nga fshati Greiqec në Shtime. Këtu ai, në shkollen fillore "Emin Duraku", fillon dhe mbaron shkollimin fillestar. Shkollën e mesme, drejtimin elektro-teknik, e kreu në shkollën e mesme teknike "Pjetër Bogdani“ të Ferizajt, në vitin 1986.

Shaqir Tërshani rrjedh nga një familje me tradita të lashta atdhedashurie. Kështu, gjyshi i Shaqirit, Hamëz Tërshani, ishte ushtar dhe luftëtar i dalluar i Shaban Polluzhes. Këtë rrugë e ndoqën edhe prindërit e Shaqës, të cilët kultivuan dhe frymëzuan me bujari bijtë e tyre.

Në vitin 1990, familja e dëshmorit Shaqir Tërshani shpërngulet nga Shtimja në fshatin Greiqec, ndërsa në vitin 1993 zbret në Therandë.

Këto levizje vendbanimi janë bërë për shkak të raprezaljeve të vazhdueshme të ushtruara nga pushtuesi serb.

Në dhjetor të vitit 1994, Shaqiri martohet me Mevlide Zeqirin, me të cilën pati dy vajza, Arbeniten dhe Theranden. Në flaken e luftës, me 5 janar 1999, atyre u lind djalë dhe shokët e luftës e pagëzuan me emrin Topi, pasi që Shaqiri ishte ekspert i përdorimit të topit te kalibrit 75 mm.

Mirëpo, kërthia jetëshkurter, jetoi vetëm 14 ditë.

Kur doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës me kryekomandantin e saj, Adem Jashari, Shaqiri, pa hezituar, ngjeshi armët dhe iu bashkua luftëtareve të lirisë. Me formimin e njësiteve guerile të UÇK-së, me 22.7.1998 ai inkuadrohet në kompanine e Tretë të batalionit "Sadik Shala" të brigades 121 "Kumanova" të Zones Operative të Pashtrikut.

Njësiti ku vepronte ai ishte i vendosur në malet e Qafës së Duhles, kurse komanda e njësitit, në lagjen e Lubovecve, në fshatin Greiqec, i cili njesit komandohej nga eprori Jetullah Qarri.

Shaqir Tërshani, shpejt arriti të bëhet një ndër luftëtaret me të spikatur të batalionit "Sadik Shala", i cili komandohej nga Ismet Jashari-Kumanova, dëshmor.

Veprimet dhe sjelljet e tij në çastet më të vështira të luftës ishin burrërore e heroike, që te luftëtaret sillnin besim dhe rrezatim trimërie.

Shaqir Tërshani ishte çdohere në vijën e parë të frontit. Mori pjesë në shumë beteja, si në Gryken e Carralevës, në Budakove, Greiqec, Topillë, L1anisht, Reçak, Gurra e Kadisë, në Kaçanik dhe në shumë aksione luftarake guerile e frontale.

Shaqiri ishte furnizues i armatimit, polic ushtarak, komandant toge, si dhe kreu shumë detyra të tjera në kuader të njesitit ku vepronte.

Aftësia e tij për kryerjen e operacioneve vezhguese-diversante ishte njëri prej tipareve dalluese.

Si komandant toge, organizon mirë jetën ushtarake, bën organizimin e njësitit për mbrojtje dhe sulm, fut në pëdorim mjetet e komunikimit dhe organizon komunikimin me njësitet fqinje.

Aftësite e veta fizike dhe ushtarake Shaqiri i tregoi që në ofensiven e parë, në Qafen e Duhlës, e cila qe zhvilluar me 24 e 25 korrik të vitit 1998. Në këtë betejë, ai me topin e tij sulmon armikun duke mos e lënë të depërtojë në pozicionet e UÇK-së.

Me 10 korrik 1998, Shaqir Tërshani, së bashku me Jetullah Qarrin e me bashkëluftëtarë të tjerë i bën një inspektim njësitit të tij në Grykën e Carralevës, te Shtëpia e Pylltarëve, ku në anën tjetër të rrugës Shtime - Therandë ndodheshin pozicionet e ushtarëve të komandant Ismet Jashari. Detyrë e veçantë për atë ditë ishte sigurimi i rrugës për kalimin e dasmorëve nga fshati Budakovë për në Ngucat. Në atë moment nga Qafa e Duhlës vjen një konvoj i forcave serbe me mjete të motorizuara dhe stacionohet afër Shtëpisë së Pylltarëve. Aty fillon një betejë e ashpër në mes forcave serbe dhe pjesëtarëve të Ushtisë Çlirimtare të Kosoves.

Forcat serbe u sulmuan nga ana e djathtë, me ç'rast u vranë disa pjesëtarë të tyre dhe u shkatërruan dy tanke. Pas kësaj humbjeje, forcat serbe u tërhoqen nga vendi i dislokimit, kurse dasmorët vazhduan rrugën e tyre.

Me 27 shtator 1998, forcat okupuese kishin ndërmarrë një operacion të gjërë në formë te patkoit, ku kishin sulmuar njësitin vëzhgues diversant në Greiçec, Batalionin e Parë të Brigades 123 në Budakovë.

Kjo ofensivë filloi me granatimin e pozicioneve të forcave të UÇK-së me artileri të rëndë dhe me mjete të motorizuara, nga Maja e Biraqes, Qafa e Duhles, Shiroka, Malet e Karaçices, Pishat e Shtimes, Llojzat, Nerodimja e nga vende të tjera. Pasi eprori Jetullah Qarri e pa të nevojshme tu shkohet në ndihmë, ndihmës të vetin merr Shaqirin, pas i ai ishte ekspert i përdorimit të topit. Me të arritur në pozicionet mbi fshatin Krushicë e Poshtme, skuadra e tij ndërmerr sulmin mbi forcat serbe në krahun e djathtë. Aty ishte i bllokuar një konvoj me mjete të rënda artilerike dhe këmbësorike.

Me 6 tetor 1998, rreth orës 21, Shaqiri me shokë ndërmerr një sulm të furishëm mbi forca armike, të pozicionuara afër përmendores së Abdullah Shabanit, në Gryken e Carralevës. Sulmin e udhëheq dëshmori Shaqir Tërshani.

Me 5 nentor 1998, në operacionin e organizuar për bllokimin e rrugës Shtime - Therandë, me qellim të bllokimit të furnizimit dhe të rirreshtimit të strukturave të armikut me njerëz dhe teknikë, u ndërmor nje sulm i organizuar mirë në pikëpamje taktike nga Shaqir Tërshani, në mbeshtetje të dy togjeve me armë këmbësorike dhe me murtaja dore.

Konvoji te cilin e sulmuan luftëtaret e lirisë ishte i përbërë nga një autoblinde, një kamion dhe dy pizgauere me mbështetje këmbësorike. Në këtë sulm u shkatërruan një autoblinde me mortaja dhe me mina komulative, dy pizgauere dhe një kamion.

Me 18 dhjetor 1998, ushtarët e toges të njesitit vëzhgues-diversant në krye me komandantin e toges Shaqir Tërshani u shkojnë në përforcim ushtarëve të tjerë ne fshatin Reçak të Zones Operative të Neredimës. Me 21 dhjetor 1998, rreth orës 16, në fshatin Belinc afër Shtimes, u ndërmor një aksion i furishëm, i përgatitur dhe i organizuar shumë mirë nga luftëtaret, siç ishin: Afet Billalli, Skender Tërshani, Mufail Helshani, Blerim Hysenaj, Beqë Beqa etj. Nga afërsia prej 50 m këta trima asgjësuan dy mjete të motorizuara, një autoblinde dhe një kombibus me eprorë dhe ushtarë serbe.

Me 21 dhjetor 1998, me kërkesën e Zonës Operative të Neredimes për ndihmë, atje u dërgua Shaqir Tërshani me togen e tij.

Dëshmori Shaqir Tërshani merr pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Reçak, me 15 janar të vitit 1999. Forcat serbe u ndaluan për një kohë dhe nuk arriten të depërtojnë në fshatin Petrovë, për ku kishin mesyrë.

Me 17 dhe 18 janar 1999, armiku prapë ndërmeerr një operacion në shkallë të gjërë për tërheqjen e të masakruarve në fshatin Reyak.

Sulmi filloi në mëngjes nga Carraleva dhe nga Qafa e Duhles në drejtim të fshatit Greiçec. Qëllimi i armikut ishte që në fshatin Reçak të futen nga prapavija. Me të arritur në fshatin Greiqec ata hasin në rezistencë të ushtarëve të lirisë. Për t'i përforcuar këto pozicione të njësiteve në Greiqec, jepet urdhri që Shaqiri me togen e vet të kthehet nga fshati Reçak.

Në prill e maj të vitit 1999, armiku ndërmerr një ofensive te ashpër me qellim që të debonte popullaten shqiptare nga vatrat e veta shekullore dhe kështu të bënte pastrimin etnik të Kosoves. Në këtë ofensive në formë patkoi armiku kishte inkuadruar mijëra këmbësorë si dhe makineri të fortë ushtarake, police, mercenare e paramilitare, të cilet u vërsulen mbi pozicionet e ushtarëve te lirisë.

 

Me 10 maj 1999, Shaqiri ra heroikisht në altarin e lirisë.

Sot me krenari emrin e tij e mban Batalioni i 50-të i Ndërlidhjes i TMK-së, sheshi i të cilit është stolisur me bustin e tij.

Xhavit Bajraktari

XHAVIT BAHTJAR BAJRAKTARI (23. 9. 1963 - 2. 5. 1999)

Xhavit Bajraktari lindi me 23 shtator të vitit 1963, në fshatin Samadraxhë të Therandës. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin, drejtimin Biologji-Kimi, e mbaroi në Therandë.

Në pranverë të vitit 1981, kur Kosovën e përshkuan demonstratat e rinisë dhe të studentëve, Xhaviti ishte maturant. Asokohe, së bashku me Ilaz Kadollin, Haxhi Haxhen, Fetah Gegen dhe shumë nxënës të tjerë militantë, merr pjese ne ballin e demonstruesve, me kërkesën: Republikë, kushtetutë, ja me hatiër, ja me Luftë!

Pas shpartallimit të dhunshëm të demonstratave nga policia dhe ushtria jugosllave, Xhaviti nuk e ndalon aktivitetin patriotik. Ai shkruan grafite me përmbajtje çlirimtare ne shkollen e fshatit dhe në vende të tjera publike. Arrestohet dhe dënohet për kundërvajtje, por për shkak se ende nuk i kishte mbushur tetëmbedhjetë vjet, lirohet nga ndjekja penale.

Asokohe regjistrohet në Fakultetin Teknik të Prishtines, por për shkak të rethanave ekzistenciale, nuk arrin t'i mbaroje studimet.

Gjatë viteve tetëdhjete, Xhaviti zhvillon aktivitet ilegal patriotik.

Në mars të vitit 1989, kur Jugosllavia kishte hequr edhe zyrtarisht autonomine e Kosoves, Xhaviti sërish merr pjesë në mesin e demonstruesve.

Në përpjekje për t'i ndihmuar familjes, ai shkon ne Zvicër. Atje kontakton me shumë bashkëmendimtare. Preokupim i tij kryesor ishte pergatitja e shqiptarëve liridashes, për t'u çliruar nga robëria sllave.

Xhaviti shquhej në mesin e shokëve edhe për aktivitete kulturore. Ai këndonte bukur, i binte kitares dhe recitonte.

Krismat e lires në Drenice, Xhavitin e gjejnë ne radhët e Ushtrisë ÇIirimtare në Anadrin.

Së bashku me Fetah Gegen, Ilaz Kadollin, Mehmet Balen e luftëtare të tjerë formon pikën ushtarake "Çeliku 50" në fshatin Dobërdalan të Therandes. Shokët e quanin me emrin e luftes "Doloni", sipas kryepersonazhit te një serie filmike angleze, për shkak të ngjashmërisë së fizikut te tij me aktorin e filmit.

Xhaviti ishte shtathedhur, biond, i gjatë dhe i zhvilluar fizikisht.

Ai përballonte me sukses hapërimin luftarak nga një zonë e luftimeve në zonën tjetër.

Ne veren e vitit 1998, Xhavit Bajraktari angazhohet ne sektorin e Logjistikes. Pëer nevoja të luftës dhe për armatim, ai, së bashku me bashkëluftetaret e tij, kalon kufirin nëpër Pashtrik dhe sjell armatim, jo vetëm në zonat e Anadrinit, por edhe në Dukagjin.

Ishte i dalluar në mesin e komandoseve të njesitit special diversant Syri i Shqiponjës, të cilin e udhëhiqte komandant Nezir Krenzi së bashku me bashkëluftetaret: Fetah Gega, Ilaz Kadolli, Zaim Muça, Sabit Gashi, Bardhyli, Vahid Jashari e shumë te tjerë.

Ne fillim të shkurtit te vitit 1999, Xhavit Bajraktari, Ilaz Kadolli dhe Besim Baraliu, vizitojnë Radion-Kosova e Lirë dhe agjencinë e lajmeve Kosovapress, në fshatin Berishë. Të tre marrin përsiper te raportojnë për keto dy mjete të informimit nga vendluftimet, për zonen e Pashtrikut, ne Anadrin.

Ne prill te vitit 1999, nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Çlirimtare të Kosoves, Xhavit Bajraktari emërohet zëvendësshef i zbulimit dhe kundërzbulimit për Zonën Operative të Pashtrikut.

Në fund të prillit të po atij viti, ai me shumë bashkëluftetarë ndodhej në Budakovë, ndërkohe që armiku kishte ndërmarre një ofensive në shkallë të gjërë në të gjitha zonat e luftimeve.

Mijëra forca ushtarake e policore armike, te mbeshtetura nga artileria e rëndë dhe nga aviacioni, sulmojnë pozicionet e UÇK-së në Anadrin.

Luftëtaret e lirisë bëjnë taktizime për ta hutuar forcen armike, meqë nuk kishin armatim të mjaftueshem për të përballuar mizerinë e këmbësorisë.

Duke qenë se ishte bërë i pamundshem qendrimi i popullatës civile në ato zona të luftimeve, Xhavit Bajraktari, Ilaz Kadolli, Fetah Gega dhe luftëtarë të tjerë, me 2 maj te vitit 1999, fillojnë përpjekjet për të kaluar nga Bukoshi në Studençan, nëpër ultësiren e fshatit Shirokë, ku kishin kaluar sa e sa herë me pare.

Atë natë të errët, në krye të kolonës ndodheshin Fetah Gega, Xhavit Bajraktari, Isuf Krasniqi, Ilaz Kadolli, Habib Elshani, Vahid Jashari, Murat Kodra dhe Shaqir Kryeziu, të pasuar nga gra dhe fëmijë.

Në orën 22, në momentin kur iu kishin afruar Mullirit, afër rrugës së asfaltuar në relacionin Shiroke-Prizren, prita serbe, nga shtëpite në anën e djathtë të Mullirit, kishte sulmuar pararojën në një rreze të gjërë veprimi.

Komandoset e Syrit te Shqiponjes luftojnë trimërisht, derisa kolona me fëmijë dhe gra prapakthehet në drejtim nga ishte nisur.

Në altarin e lirisë, në beharin e sapoçelur të livadheve, bien Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega, ndërsa plagosen Vahid Jashari dhe Murat Kodra.

Atë natë fatale, kishin rënë në prite trimat më të njohur të pritave, kishin rënë në agun e fitoreve kundër barbarisë serbe.

Forcat serbe, të nesërmen, me 3 maj 1999, i marrin kufomat e Xhavit Bajraktarit e të Fetah Geges dhe i varrosin në Varrezat e Therandës.

Pas luftës, bashkëluftetaret e tyre, i rivarrosin në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Therandë, ndërsa në shenjë nderimi e mosharrimi, për ta në vendit te renies, ne Shirokë, iu kanë ngritur një pllakë përkujtimore.

Xhaviti ka lënë pas bashkëshorten, djemtë Lumbardhin dhe Endritin dhe vajzën Edona.

Pas rënies, Xhavit Bajraktari dekorohet me Mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Kosoves, nga brigada 124 "Gani Parçarizi", Zona e Dytë Mbrojtes e TMK-së dhe nga Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë.

Lidhje Interesante...

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia


029/271-024

ZJARRËFIKSAT


029/271-119

Shtepia e Shendetit


029/271-769

KRYQI I KUQ


029/271-273

HIGJIENA


029/271-688

KOMUNA


029/271-035

KEK


029/271-083

STACIONI I AUTOBUSAVE


029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 29 vizitorë n'linjë

Faqet Partnere

logo2emmy