1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Restaurohet shtëpia e Ramë Bllacës

pdf Shtyp Email

shtepiabllacaKosova ka potencial të madh të trashëgimisë kulturore, ngase është vend i pasur me monumente të ndryshme kulturore dhe historike, me lokalitete të shumta arkeologjike, si dhe me një arkitekturë karakteristike jo vetëm të kullave, por edhe të shtëpive të vjetra. Instituti Rajonal për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prizren, shtëpinë e patriotit dhe atdhetarit tonë të shquar, Ramë Bllacës, në fshatin Bllacë të Therandës, e ka shpallur monument të një rëndësie me domethënie të veçantë për të kaluarën tonë historike e kulturore. Me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e historike, Komuna e Therandës ka ndarë 30 mijë euro për restaurimin e shtëpisë së Ramë Bllacës.

Me qëllim të realizimit të këtij projekti, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të Komunës së Therandës, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Shoqatës ‘CHwH’ (Trashëgimia Kulturore pa Kufi) për hartimin e projektit për renovimin dhe konservimin e shtëpisë së Ramë Bllacës.

Gurin nismëtar e vendosën Ministri i MKRS Z. Valton Beqiri, kryetari i komunës së Suharekës Z. Sali Asllanaj dhe djali i Ramë Bllacës Adem Bllaca. Të pranishëm në këtë ceremonial ishin Ministri i MKRS-së Z. Valton Beqir, sekretari permanent në MKRS- Z. Sali Morina së bashku me kabinetin ministror, kryetari i komunës Z. Sali Asllanj dhe stafi i tij udhëheqës përfaqësuesit nga Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në Prishtinë dhe Prizren,Organizata Suedeze “ Trashëgimia kulturore pa kufij”, përfaqësues të KFOR-it, të partive politike dhe shumë qytetarë tjerë.

Një fjalë rasti e mori kryetari i Komunës Z. Sali Asllanaj i cili bëri një përshkrim të shkurtër për ecurinë e procesit, rreth punimeve në Shtëpinë e Ramë Bllacës, duke lavdëruara punën me përkushtim të lartë profesional të ekipit të ekspertëve të CHWB-së dhe të punëtorëve profesional të Institutit kombëtar për mbrojtjen e monumenteve të kulturë dhe drejtorit të tyre Z. Baki Sfirca. Për këtë projekt fillimisht komuna e Suharekës ka investuar 35.000 €. Ndërsa Ministri i MKRS-së Z. Beqiri përveç tjerash lavdëroi angazhimin e komunës së Suharekës në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe premtoi çdo lloj përkrahje të mundshme për punët në vijim.

Punët rinovuese është duke i bërë Kompania ndërtimore “ Smakaj” deh për këtë etapë parashihen punët në strukturën e objektit shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë fizike të tyre. Në pjesën artistike u paraqit aktori Afrim Kasapolli i cili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit.

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komentet 

 
0 #4 julumt 2011-02-20 02:26
mvje mir qe ju shkon mendja disave tek trashigimit kulturore dhe investojn ne keto trashigimi
Quote
 
 
+2 #3 ju pergezoj 2010-02-17 19:30
ju pergzoj per webin asht shum i mir po ashtu ju pergzoj edhe per keto informacione qe po i vendosni ne webin tuaj RAMë BLLACA ishte shembull per te gjith shqiptaret kudo qe ishin tung klm nda Dini
Quote
 
 
0 #2 urime 2009-12-20 16:35
njeher ju pergzoj per web faqen mat mir qe e kom pa niher edhe kjo per RAM Bllacen qee keni ba asht shum e mir ju lumt dhe ju pergzoj
Quote
 
 
+1 #1 mirënjëhje 2009-12-12 17:55
Gjthmonë jetoftë historia e lavdishme e Ramë Bllacës.Ai ishte dhe është shembulli i humanistit dhe i atdhetarit shqiptar
Quote
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 71 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma