1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Nëpërbishti - Fshati i serrave

pdf Shtyp Email

serraFshati Nëpërbisht  i komunës së Therandës ka 120 shtëpi me rreth  1350 banorë. Është një vendbanim i tipit me shtëpi të grumbulluara dhe shtrihet në një rrafshinë në jugperëndim të Therandës, tetë kilometra larg qendrës komunale. Banorët e vyer të këtij fshati ekzistencën e sigurojnë kryesisht nga punët në bujqësi. Ndryshe Nëpërbishti quhet fshat i serave, se një pjesë e madhe e tokës përreth fshatit është mbuluar me sera. Fermerët e zellshëm si Gani Shala,  Bexhet Hoti, Qami Krasniqi, Sefer Krasniqi, e të tjerë kanë 50 - 60 arë sipërfaqe të mbuluara me sera. Në këtë fshat bujqësor pothuaj të gjitha  familjet kanë së paku nga 10-20 arë sipërfaqe të mbuluara me sera për kultivimin e perimeve. Fermerët e vyer me prodhimet  e tyre të hershme dhe të freskëta me perime furnizojnë popullatën e komunave të Therandës, të Prizrenit e Rahovecit e më gjerë.

Për të dalë me produktet e tyre sa më herët në treg fermerët e këtij lokaliteti tashmë ia kanë nisur punës së tyre në sera për mbjelljen e fidanëve të specit, domates, trangujve dhe lakrave. Këta fermerë përballen me shumë probleme e vështirësi për shkak të mos subvencionimit, konkurrencës jo lokale dhe për arsye të mos mbrojtës së  prodhimeve vendore. Inxhinieri i bujqësisë, Shaqir Kryeziu, i cili merret me bujqësi, tregon se ”për t`i kultivuar perimet në sera kërkohet mund dhe angazhim i madh, por edhe shpenzime të mëdha materiale prej fillimit të mbjelljes së fidanëve deri te plasmani i produkteve në treg. Për pesë pako prej 100 gramëve me farë hibride të domates kam paguar 300 euro, e ku janë shpenzimet të tjera. Tani i kemi mbjellë farat në sera dhe për t`i mbrojtur nga temperaturat e ulëta të këtyre ditëve duhet të ngrohen serat  dhe ngrohja shkakton vetëm shpenzime.  Në fund të marsit fillon faza e trapjamtinit, zhvendosja e fidanëve prej vendit të mbirjes në vendin përhershëm kur fillon rritja dhe formimi i frytit. Me prodhimet e para të trangujve në treg dalim në fund të prillit, me prodhimet e specit në mes të muajit maj, me domate të pjekura në treg dalim në fillim të muajit qershor. Kurse fidanë e lakrave në ambient të hapur i mbjellim në prill, kurse fidanët e shalqirit pjesërisht i mbjellim në maj. Me prodhimin e perimeve në sera  gjatë vitit i marrim dy  prodhime. Pas vjeljes së trangujve të hershëm në sera mbjellim spinaq dhe tranguj vjeshtorë për konservime,” tha Shaqir Kryeziu. Ai shton: “Me punët në bujqësi e sigurojnë ekzistencën dhe me devotshmëri fshati ynë po e vazhdon traditën e punës së gjyshërve tanë, të cilët ekskluzivisht janë marrë me punë bujqësore. Bile ata  na porositnin se nuk duhet të përbuzet toka, asnjë pëllëmbë nuk duhet lënë pa u punuar. Dhe ne nëpërbishtasit asnjë pëllëmbë  tokë nuk e lëmë djerrinë”.

Puna në bujqësi sjell edhe përfitime të mira materiale, se disa familje të fshatit tonë nga prodhimi i perimeve kanë krijuar standard të mirë jetësor, vetëm falë punës me shumë mund e sakrifica. Sikurse të punohej toka në tërë Kosovën sikurse në Nëpërbisht, popullata e Kosovës do të furnizohej gjithmonë me prodhime të freskëta vendore të perimeve dhe kulturave të tjera bujqësore. Por aktualisht është shumë vështirë marrja me bujqësi, se fermerët në radhë të parë nuk i kanë të garantuara prodhimet e bujqësore, se në tregun e Kosovës hyjnë mallra të dyshimta me çmime të ulëta dhe aspak kualitative. Për t`i mbrojtur prodhimet bujqësore dhe të tjerat, Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa reciprociteti ndaj prodhimeve të shteteve që nuk e zbatojnë marrëveshjen e CEFTA-s. Më në fund Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duhet t`i ndihmojë bujqit me subvencionime dhe prodhimin e perimeve, në mënyrë që fermerët të jenë konkurrentë me çmime dhe mall kualitativ në treg karshi prodhimeve bujqësore të importuara, tha Shaqir Kryeziu.
Rr. REXHAJ

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 67 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma