Janë zbuluar 85 % e veprave kriminale
Pjesëtarët i Stacionit të Policisë në Therandë shumë herë e kanë dëshmuar veten se janë të përkushtuar që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Personat që merren me vepra kriminale e kontrabandë me mallra në disa raste kanë arritur t`i kalojnë doganat dhe të kalojnë nëpër qytete të tjera të Kosovës, por shumë sish kanë rënë në kurth falë pikave kontrolluese të policisë në Therandë, siç ka qenë rasti i autoboteve me materie të rrezikshme të ardhur nga Irani, rasti i kontrabandimit të pijeve alkoolike nga Shqipëria etj.
Objekti i ri ofron kushte të favorshme!
Pas ndërtimit të objektit të ri të stacionit të SHPK-së në Therandë janë krijuar kushte shumë të mira të punës për t`u kryer shërbime sa më efikase qytetarëve dhe për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt në komunën e Therandës. Komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Therandë, Arsim Berisha, tha se ky është objekti më i ri i stacionit policor në Republikën e Kosovës. Arkitektura e i këtij objekti më shumë duket se i përngjan ndonjë objekti afarist se sa policor, nuk është vendi i maltretimeve e rrahjeve, siç ishte në të kaluarën e hidhur të popullit tonë, por institucion që i mbron dhe u kryen shërbime qytetarëve. Me ndërtimin e objektit të stacionit të SHPK-së është krijuar infrastruktura me hapësirë të mjaftueshme për kryerjen shumë efikase të detyrave të punës. Në këtë institucion shtetëror qytetarëve u kryhen disa shërbime të shpejta e efikase, siç janë marrja e leje-qëndrimeve të përkohshme për qytetarët që kanë nënshtetësi të shteteve tjera, kur ata vijnë për t`i kaluar pushime në vendlindje, marrja e vërtetimeve për kaluarën eventuale kriminale se këto vërtetimi i kërkojnë ambasadat për dhënien e vizave, regjistrimi i armëve të gjuetisë, shërbimi për humbjen e dokumenteve personale, të identifikimit etj", tha kapiteni.
"Për parandalimin dhe zbulimin e krimit janë njësitet e hetimeve, sipas veprave të ndryshme, siç janë dhuna në familje, delikuenca e të miturve, vjedhje të imëta dhe të rënda. Pjesëtarët e policisë bëjnë një punë shumë efikase në parandalimin dhe zbulimin e veprave të ndryshme kriminale. Këtë mund ta dëshmojnë me faktin se mbi 85 për qind e veprave të ndryshme kriminale që janë kryer në gjatë vitit 2009 janë zbuluar dhe me përkushtim është duke u punuar për zbulimin e të gjitha rasteve të tjera. Këto rezultate të punës, zbulimit të rasteve të krimeve, janë arritur falë bashkëpunimit shumë të mirë të qytetarëve me policinë, se urë lidhëse e bashkëpunimit të qytetarëve me policinë është resori i policisë së komunitetit.
Rr.Rexhaj
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet