Theranda nis ‘betejën’, investohen 4 milionë sivjet
Komuna e Therandës me sukses ka përmbyllur investimet në jetësimin e projekteve kapitale të planifikuara për vitin 2009. Drejtori i ri Drejtorisë për shërbime publike, Muhamet Bajraktari, tha se projektet e realizuara në vitin 2009 dhe këto që do të jetësohen gjatë këtij viti janë hartuar nga grupi i eksperteve, në bazë të kërkesave dhe nevojave më të domosdoshme që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të komunës sonë, si në qytet dhe të atyre të zonave rurale.
Prioritet, ndërtimi i rrugëve në zonat rurale
Për këtë vit janë planifikuar të jetësohen 58 projekte kapitale dhe jetike për qytetarët e komunës sonë dhe, në bazë të mundësive reale për jetësimin e tyre, do të investohen po ashtu mbi 4 milionë euro mjete vetjake dhe grande të Qeverisë, tha Bajraktari dhe shtoi : “ Inkurajon fakti se për këtë vit Agjencia Austriake për Zhvillim –ADA ka treguar gatishmëri që në komunën tonë do të investojë 2.5 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural. Për këtë nismë veç kanë filluar bisedimet për modalitetet e realizimit të këtij projekti të ADA-s. Kurse AER-i, KFW-ja dhe CDI-ja, po ashtu, do të investojnë në sigurimin e ujit të pijshëm për qytetin dhe disa fshatra të komunës sonë”. Ai thotë se këtë vit prioritet do të jetë ndërtimi i rrugëve të reja në fshatrat e zonave rurale Mohlan-Dradhishtë – Papaz, ndërtimi i rrugës së fshatit Buzhalë, rrugën e lagjes ‘Sopaj’ të fshatit Duhël, me synim që në vitin e ardhshëm ky aks rrugor të vazhdojë në drejtim të fshatrave malore Dragaqinë e Çadrak, rrugët e fshatrave Budakovë, Grikoc, Gelancë, Papaz, Baqevc, Vranië, si dhe kanalizime e ujësjellës në ato vendbanime që ende mungojnë. Investime do të bëhen në arsim, kulturë, sport, shëndetësi etj.
Faza e dytë e rregullimit të shtratit të lumit
Bajraktari thotë se në fazën e parë të këtij viti do të fillojnë me realizmin e trembëdhjetë projekteve.” Me investimet që të t`i bëjmë në dy vitet e ardhshme planifikojmë që të gjitha vendbanimet rurale me qendrën komunale dhe vendbanimet e tjera të lidhen me rrugë të asfaltuara. Me ndërtimin e rrugëve të reja në drejtim të zonave rurale janë arritur dy objektiva për parandalimin e migrimit të popullatës dhe janë krijuar kushte për investime të mundshme se ekzistojnë kushte tejet të volitshme për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë dhe turizmit në zonat në zonat e rurale”, shprehet ai. Bajraktari shprehet se në qytetin e Therandës këtë vit do të bëhen investime në ndërtimin e fazës së dytë të rrugës “ Brigada 123, ” faza e dytë e rregullimit të shtratit të lumit Toplluha që kalon nëpërmes qytetit dhe rregullimi i ambientit të jashtëm, parkut të gjimnazit “ Jeta e Re”.
Rr. REXHAJ
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















