Mungesë e gjyqtarëve
Kryetari i Gjykatës për Kundërvajtje të Therandës, Durmish Berisha, thotë se aktualisht me numrin e madh të lëndëve janë duke u përballur dy gjyqtarë dhe kryetari i Gjykatës. Në mungesë të stafit profesional, gjatë vitit 2009, mbi 90 për qind e lëndëve kemi arritur t`i zgjidhim. Ai tha se nga viti 2008 për në vitin 2009 janë bartur 359 lëndë, kurse gjatë vitit 2009 kanë arritur 6612 lëndë të reja dhe kjo Gjykatë për shqyrtim ka pasur 6971 lëndë. Gjatë vitit që shkoi Gjykata ka zgjidhur 6453 lëndë, ndërsa 518 lëndë janë bartur për t`i zgjidhur këtë vit, tha Berisha. Siç shihet, numri më i madh lëndëve të pazgjidhura janë nga lëmi i ekonomisë, kryesisht kanë të bëjnë me personat që janë kapur në kundërvajtje të ndryshme. Problem më vete është mungesa e gjyqtarëve. Deri në vitin 2007, kjo Gjykatë ka pasur gjashtë gjyqtarë, kurse në dy vitet e fundit, veprimtarinë juridike e ushtrojnë vetëm me tre gjyqtarë.
Rr. R.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















