1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Papunësia alarmon institucionet

pdf Shtyp Email

popullsiaNumri i të papunëve në komunën e Therandës është shumë i madh. Të dhënat flasin për mbi 87.000 banorë, prej të cilëve janë marrëdhënie pune në të dy sektorët vetëm 4213 persona. Shprehur në përqindje, vetëm rreth 5 për qind e popullatës së kësaj komune është e punësuar.
Numri i të punësuarve në sektorin publik në arsim, shëndetësi, administratën komunale, gjykatë etj, ka mbetur i njëjtë që nga paslufta, për shkak të kufizimeve buxhetore. Sipas të dhënave, shihet se numri i të punësuarve në sektorin privat ka shënuar rënie në krahasim me vitet 2002-2004, si pasojë e afarizmit jo të mirë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që bazuar në të dhënat e vitit 2002, në sektorin privat ishin të punësuar mbi tri mijë persona.

Në shtimin e numrit të madh të të papunëve ka ndikuar edhe privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore që ka degjeneruar vetëm papunësi. Aktualisht, në Zyrën e punësimit në Therandë janë të evidentuar mbi 15 mijë persona të papunë, por kjo shifër nuk është reale dhe konsiderohet si numri i të papunëve në këtë komunë është mbi 30 mijë. Përgjegjësi i Zyrës së punësimit, Nexhat Gashi, tha se në komunën e Therandës papunësia është bërë sfidë e papërballueshme dhe kambanë e alarmit për institucionet.

Për shkak të papunësisë së madhe, shumë të rinj hulumtojnë shansin më të vogël për të emigruar jashtë atdheut, në Perëndim. Zyra komunale e punësimit në vazhdimësi përcjell zhvillimet në tregun e punës, me qëllim të ndërmjetësimit të punëkërkuesve. ‘’Vitin e kaluar, me ndërmjetësimin e Zyrës, janë punësuar 424 persona, kurse gjatë muajit janar të këtij viti 29 punëkërkues. Do të jemi në shërbimin sa më të mirë të mundshëm të punëkërkuesve’’, tha Gashi.
/Kosova Sot/Rr. REXHAJ

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 66 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma