1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Rruga Therandë-Studençan nuk ndërtohet këtë vit!

pdf Shtyp Email

therandaballinaRruga  Therandë – Studençan që kalon përmes fshatit Reshtan dhe që e lidh Therandën me dy komunat fqinje, Mamushën dhe Rahovecin që njëmbëdhjetë vjet pas luftës ka mbetur  aksi më i shkatërruar rrugor, mbase në tërë Kosovën. Kjo rrugë, me qendrën komunale i lidh mbi 20 mijë banorë të fshatrave Studençan, Samadraxhë, Nëpërbisht, Dobërdelan, Semetisht, Nishor, Kasterc dhe Peçan të Vogël. Banorët e këtyre fshatrave për çdo ditë janë të shtrënguar ta përshkojnë këtë rrugë, pothuaj të pakalueshme, që u sjell shumë telashe, e jo rrallë edhe amortizim të automjeteve. Ish-pushteti lokal që për nëntë vjet është udhëhequr nga LDK-ja, mosndërtimin e rrugës e ka arsyetuar me faktin se ajo është e nivelit rajonal, pra në kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Për çdo vjet kanë kërkuar nga kjo ministri që të ndërtohet rruga, por MTPT-ja në kohën e Qeverisë së Agim Çekut,  e ka ndërtuar vetëm një pjesë të saj, prej fshatit Opterushë të Rahovecit deri në fshatin Studençan, kurse pjesa e rrugës Studençan – Therandë, ka mbetur e  shkatërruar dhe pothuaj e pakalueshme me automjete transporti. Gjatë fushatës të zgjedhjeve të vitit të kaluar qytetarëve të fshatrave të kësaj zone përfaqësuesit e subjekteve politike në nivel lokal,  por edhe zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës, u patën dhënë premtime se rruga Therandë-Studençan do të jetë ndër prioritet e punës së tyre dhe do të ndërtohet sa më parë. Por, si duket, premtimet e fushatës parazgjedhore mbetën vetëm premtime boshe.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Muhamet Bajraktari, tha se” rruga Reshtan- Studençan që e lidh komunën tonë me dy komunat fqinje, Mamushën me Rahovecin, ka qenë e planifikuar të ndërtohet që moti, sepse është e një rëndësie edhe strategjike. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomit me një shkresë e  ka njoftuar komunën se këtë vit do të investojë vetëm në ndërtimin e rrugës Sopi-Mushtisht, që ka filluar të ndërtohet në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjatë fushatës zgjedhore, kurse rruga Therandë-Studençan, nuk ka hyrë në prioritetin e këtij viti. 
/Kosova Sot/Rr. REXHAJ

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 63 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma