Austria jep 2.5 milionë euro për zhvillimin e Therandës!
Qeveria e Austrisë, përmes Organizatës Qeveritare “ADA,” do ta ndihmojë Komunën e Therandës me 2.5 milionë euro. Nga kjo shumë, 900 mijë euro do të shkojnë në ngirtjen e Qendrës Zhvillimore si dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Ndërsa, 1. 6 milionë euro do të ndahen për bujqit e Komunës së Therandës.
“Me këtë projekt, ne synojmë ngritjen e kapaciteteve njerëzore, themelimin e Qednrës së Zhvillimit Lockl, por, edhe ndihmën konkrete për bujqësinë e Komunës së Therandës”, tha Christian Geosits, zyrtar i Organzaiatës Qeveritare “ADA” nga Austria, para nënshkrimit të marrëveshjes.
Menaxheri i projektit, Maximilian Feodinger, tha se fondet, si të vetme, nuk ju ndihmojnë. Prandaj, ngritja e Qendrës së Zhvillimit Lokal dhe ngirtja e kapaciteteve krahas ndihmës konkrete, mendojmë se do të jetë shumë funksionale.
Kryetari i Komunës së Therandës, Blerim Kuçi, duke e falenderuar popullin austriak dhe Qeverinë e Austrisë tha se edhe kjo ndihmë është në vijueshmërinë e kontributit të madh të Austrisë për Therandën.
Përmes këtij projekti, në vlerë 2. 5 milionë euro, mëtohet ngritja e aftësive të Komunës për menaxhim lokal dhe, kjo do të mundësohet me ngritjen e Qendërs Zhvillimore të Komunës, ku do të ngriten kapacitetet për menaxhimin e 1.6 milion eurove, të cilat përmes granteve, do t’u ndahen fermerëve të Komunës së Therandës. Vetë Komuna, do të përcaktoj prioritetet kah do të shkojnë këto mjete, ndërsa, pas përfundimit të këtij projekti, Komuna do ta marrë mbi vete vazhdimin e punës në këtë Qendër.
Rtklive/Myrvete Axhami
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















