1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Tokat e bukës, djerrina

pdf Shtyp Email

serraKomuna e Therandës ka rreth 39.099 hektarë sipërfaqe të përgjithshme tokësore, prej tyre  12.666 hektarë janë tokë e punueshme pjellore. Me lartësinë mesatare mbidetare rreth  455 metra, në të cilën mbizotëron klima kontinentale me ndikim edhe mesdhetar, komuna ka kushte të përshtatshme klimatike që e favorizojnë këtë rajon për kultivimin e të gjitha kulturave bujqësore. Pas luftës, tokat e bukës kanë pësuar degradim dhe janë shndërruar në djerrina. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, aktualisht punohet vetëm rreth 50 për qind  e tokës së punueshme bujqësore, kurse pjesa tjetër është djerrinë ose është shndërruar në kullota të egra.

Mungojnë stimulimet për fermerët dhe bujqit
Bashkëpunëtori profesional në Drejtorinë për Bujqësi, Shaqir Kryeziu, agronom, thotë: "Pothuaj dhjetë vjet pas luftës, bujqve nuk iu është ofruar kurrfarë ndihme materiale e stimuluese. Ata janë lënë në mëshirën e kohës dhe pa kurrfarë mbrojtjeje të prodhimeve bujqësore të tyre. Në këto kushte të rënda për bujqësinë, fermerët nuk po shohin perspektivë e as leverdinë ekonomike  për  t'u marrë me bujqësi dhe, si pasojë e kësaj, tokat kanë mbetur të papunuara. Nga MBZHR-ja, stimulimet për bujqit kanë filluar vitin e kaluar dhe vetëm për ata që kanë mbjellë mbi dy hektarë, duke përfituar nga 90 euro për një hektar të mbjellë me grurë, ndërsa blegtorët me nga  50 euro për kokë të gjedhit dhe nga 10 euro për kafshë të imëta.

Shtohet numri i serrave të perimeve
Vjeshtën që shkoi, me grurë dhe kultura të tjera vjeshtore janë mbjellë mbi 3000 hektarë, kurse, sipas të dhënave, këtë vit me kultura të pranverës do të mbillen gjithsej 2058 hektarë, prej tyre 1225 hektarë me misër, 120 me tërshërë, 3 me thekër, 20 me elb, 130 me patate, 8 me bimë foragjere,  5 me fasule, 3 me bimë industriale dhe 467 hektarë me perime", tha Kryeziu dhe shtoi se nga këto të dhëna shihet se në komunën e Therandës punohet vetëm gjysma e tokës pjellore, kurse 50 për qind e saj po mbetet djerrinë. Kohëve të fundit, fermerët e komunës së Therandës kanë filluar  me kultivimin e perimeve, specave, domates, trangujve në serra të mbyllura. Mënyra e kultivimit të perimeve në serra të mbyllura ka filluar të tregohet shumë e suksesshme, me leverdi ekonomike dhe fitimprurëse. Me prodhimin e perimeve në serra me të madhe janë duke u marrë kryesisht fermerët e fshatit Nepërbisht. Kultivimi i perimeve në serra ka filluar nga disa fermerë të fshatrave të tjerë të komunës së Therandës", tha ing. Shaqir Kryeziu. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim dhe Planifikim, Bedri Berisha, tha: "Bujqësia është në gjendje të vështirë. Qeveria e re e Komunës ka planin konkret për t`i stimuluar fermerët e suksesshëm. Do të ndihmohen katër lëmenj të bujqësisë: kultivimi i hardhisë së rrushit, vreshtaria, prodhimi i perimeve, stimulimi i fermerëve për mbajtjen lopëve qumështore dhe atyre për shtimin e mëzetërve për majmëri për therje. Jemi duke i shikuar mundësitë që fermerëve t'u sigurohen kredi me kushte të volitshme, ndërsa kamatat t'ua paguajë Komuna", tha Berisha.
/Kosova Sot/Rr. REXHAJ

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 69 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma