1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Bora e madhe ka rënë gjatë tërë natës

Traktori_bora Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Për tatëpjetën, investohen mbi 600 mijë euro

pdf Shtyp Email

vendbanimetNë pjesën  e rrugës  magjistrale Duhël - Therandë, kryesisht  në tatëpjetën  prej objektit të vreshtarisë deri tek stacioni i policisë në hyrje të Therandës, automjetet e rënda transportuese  kanë shkaktuar një sërë aksidentesh të rënda komunikacioni, duke ua marrë jetën këmbësorëve të pafajshëm.  Vetëm pas  luftës, në këtë aks rrugor kanë ndodhur tri aksidente të rënda me fatalitet për jetën e disa persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në pasurinë e qytetarëve përreth rrugës  "Brigada 123". Ndër projektet  e para që do t`i jetësojë pushteti i ri lokal në këtë komunë është, pikërisht, pjesa e rrugës kryesore për të cilën do të investohen mbi 600 mijë euro. Kryetari i komunës, Blerim Kuçi, tha se "Jetësimi i këtij projekti kapital nuk përkon vetëm  me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën tonë, por qëllimi  parësor është evitimi i rrezikut  shumë të madh që deri më tani ka marrë jetën e shumë njerëzve të pafajshëm të Therandës. Rruga  nacionale Prishtinë- Prizren që kalon nëpërmes të qytetit të Therandës  është tejet e ngarkuar dhe paraqet rrezik të përhershëm për qytetarët, ndërsa realizmi i këtij projekti ka të bëjë me evitimin  e rrezikshmërisë nga automjetet e rënda transportuese, me çka krijohet siguri e lartë për jetën dhe pasuritë e qytetarëve.

Investim i përbashkët
Komuna, e përkrahur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shumë shpejt do të fillojë me ndërtimin e  pjesës së rrugës " Brigada 123" , tha Kuçi dhe shtoi se për realizimin e këtij projekti,  MAPL-ja do të investojë 200 mijë euro, ndërsa komuna ka darë 50 mijë euro mjete nga buxheti i vet, por për realizimin në tërësi të projektit kemi edhe një fond shtesë prej 380 mijë euro.

"Xhepi" mundësi alternative
Në tatëpjetën e rrugës "Brigada 123 ", prej stacionit të policisë e deri tek pompa e benzinës "Flamuri i Petrol", në dalje të qytetit, në drejtim të Prishtinës, këtë rrugë do ta ndërtojmë me katër krosi, kurse prej pompës së benzinës deri te rruga e fshatit  Sllapuzhan, do të ndërtohet edhe një trase shtesë, në të cilën do të qarkullojnë vetëm automjetet e rënda. Kjo trase do ta ketë të ashtuquajturin "xhep"  mundësi për dalje nga rruga në raste të rreziqeve eventuale. Do t`u krijohen kushte shoferëve të automjeteve me  pesha të rënda në raste të paraqitjes së defekteve, me mundësi reale që t`u shmangen aksidenteve fatale, siç ka ndodhur në të kaluarën. Nuk duhet llogaritur në koston e projektit, sepse jeta e njerëzve është shumë më e shtrenjtë dhe e pakompensueshme", tha kryetari Kuçi. Nismën e pushtetit të ri lokal për ta jetësuar këtë projekt e kanë përshëndetur qytetarët e Therandës. Halit Berisha tha se tatëpjeta e rrugës prej objektit të vreshtarisë deri tek stacioni i autobusëve, aktualisht është rruga më e rrezikshme në Kosovë. Për as një çast nuk jemi të sigurt, si në kohën e ish- sistemit komunist, por edhe pas luftës. Në vitin 2002, një kamion ishte përplasur në stacionin e autobusëve dhe pati bërë kërdi: një i vdekur e shumë lënduar. Para dy viteve, një kamion ka mbytur katër persona dhe kishte lënduar shumë të tjerë. Projekti ka qenë domosdoshmëri e kahmotshme, është shprehur kryetari i komunës - Kuçi.
/Kosova Sot/Rr. REXHAJ

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet

Momentalisht

Kemi 65 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Kyqja e Anetareve

Këmbyes i Valutave

Shuma