Vraniqi përkujtoi dëshmorët e rënë!
Për t’i përkujtuar dëshmorët e lirisë, Zaim Muçaj, Reshat Muçaj, Hafir Elshani, Milaim Bugari, Besnik Muçaj, Emrush Buzhala dhe 32 martirët e lirisë, në fshatin Vraniq u mbajt një tubim përkujtimor. Pos qytetarëve të Vraniqit morën pjesë edhe shumë të tjerë nga Korisha, Buzhala, Samadaxha e fshatra të tjera, si dhe strukturat e Kuvendit komunal, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, etj. Në këtë tubim përkujtimor, u tha se ne të gjallët, dëshmitarët e asaj kohe jo të largët, si dhe brezat që do të vijnë pas nesh, kemi obligim moral dhe detyrë kombëtare për t’i përkujtuar me pietet trimërinë, guximin, heroizmin dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe të gjithë martirëve që ranë për liri.
/Kosova Sot/Rr. R.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















