Përfundoi mësimi për maturantët e Komunës së Therandës!
Sipas kalendarit të MASHT-it për vitin shkollor 2009/2010 me datën 13.05.2010 përfundoi mësimi për nxënësit maturant të klasave XII-XIII të shkollave të mesme të larta. Riprovimet për nxënësit që nuk kanë treguar sukses pozitiv në ndonjë lëndë mësimore organizohen prej 19-20 maj. Paraqitja e provimit të maturës bëhet prej 03-27 maj 2010. Provimi i maturës organizohet me 05.06.2010 ( nxënësit duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe vërtetimin që i plotëson kushtet për paraqitjen e provimit të maturës ). Publikimi i rezultateve të provimit të maturës bëhet me 15 qershor 2010. Shqyrtimi i ankesave të nxënësve bëhet me 15-18 qershor 2010. Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet me 22 qershor 2010. Paraqitja e provimit të maturës bëhet në drejtorinë e shkollës.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















