U nënshkrua marrëveshja për shkollën e Malasit
Kryetari i komunës së Therandës Blerim Kuçi dhe humanistja e madhe nga Austria Motra e nderit Johana Shwab, kanë nënshkruar sot marrëveshjen dypalëshe për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Malas (Mohlan). Sipas kësaj marrëveshje, motra Johana, do të ndihmoj ndertimin e kësaj shkolle me 150 mijë euro, donacione të grumbulluara nga populli mik i Austrisë.
Me rastin e nënshkrimit kryetari Kuçi ka falenderuar edhe nje here këtë humaniste si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë në ndertimin e kësaj shkolle. Nderkaq, drejtori i arsimit Xhemajli Shala, vlerëson lartë kontributin e motrës Johana, ai thot se me këtë ndihmë, do të përmirësohet dukshëm procesi mësimor në Malas dhe fshatrat tjera përreth, kurse nxënësit e këtij rajoni do ta kenë shumë më lehtë që të nxënë dije në këtë vatër të arsimit. /KK Therandë/ 27 qershor 2011
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















