Triumfojnë njomakët e Ballkanit
(07 Korrik 2011) Njomakët e Ballkanit të Therandës kanë dalë fitues në turneun ndërkombëtarë që zhvillohet në Durrës në moshën deri 15 vjeç. Në këtë turne, që është tradicional morën pjesë 20 skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva. Këtë herë morën pjesë 20 skuadra të ndara në pesë grupe, ndërkaq klubi i Ballkanit, që edhe në të kaluarën ishte pjesë e këtij evenimenti, në finale mposhti skuadrën e Vjosës së Podujevës me rezultat 3:0. Ballkani më parë kishte shënuar fitore edhe ndaj skuadrave si Dinamon e Tiranës, Vëllaznimin e Gjakovës, Terrnocin dhe Lirin e Prizrenit.
Trajneri, Ardian Basha, i cili me këtë gjeneratë ka punuar nga mosha 10 vjeçare është shprehur i kënaqur me këtë sukses. “Është kënaqësi që një punë vazhdueshme më në fund fillon të jep frytet e sajë. Ne vetëm para dy jave ngadhënjyem edhe në turneun që u zhvillua për nderë të ditës së Lidhjes së Prizrenit dhe këto suksese vetëm sa na motivojnë që të punojmë edhe më shumë me këtë djelmosha”, u shpreh ai.
Basha më pas e vlerësoi lart edhe turneun e Durrësit. “Në këtë turne ne marrim pjesë që tri vite radhazi me të gjitha gjeneratat e shkollës së futbollit të klubit tonë, është ndër turnet më cilësorë që organizohen për grupmoshat e reja”, tha ai. Pos suksesit ekipor nga skuadra therandase, kishte edhe shpërblime individuale. Betim Berisha u shpallë portieri më i mirë i turneun, ndërkaq lojtari më i mirë u shpallë, Mendurim Hoti.
E falënderoi trajnerin për punën që ka bërë me neve dhe e kemi lutur atë që edhe në të ardhmen të ruajmë skuadrën pasi jemi grup shumë i mirë. Shpresojmë t’ia dalim që këto suksese t’i përsërisim edhe në turnetë e tjera”, ka thënë, Berisha.
Organizator të këtij evenimenti ishin Federatat e Futbollit të Shqipërisë, Bashkia e Durrësit dhe skuadra e Teutës. Këto suksese të kategorive të reja të klubit të Ballkanit vinë pas dështimit të skuadrës seniorëve, të cilët pas një viti në kategorinë më të lartë të futbollit në Kosovë, u largua nga elita. /BotaSot/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















