Arrestohet një person, i kapen 20 bimë kanabis
Polica ka arrestuar një person nga Terna e Suharekës për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike
Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për hetimin e trafikimit me substanca narkotike, ka kontrolluar të martën shtëpinë dhe oborrin e Z. S. nga Terna e Suharekës, pasi dyshohej se ai ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”
Gjatë kontrollit, sipas policisë, janë gjetur 20 bimë, për të cilat dyshohet së janë canabis sativa, të cilat, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë çrrënjosur dhe janë marrë si prova materiale.
Policia thotë se “bimët e dyshuara për canabis sativa shihen qartë se janë mbjell dhe punuar nga i dyshuari Z. S.”
Operacioni policor është realizuar me autorizimin e prokurorit përkatës, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. /GazetaLajm/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















