Dy vdekje aksidentale në Therandë
23-08-2011 Dy persona kanë vdekur aksidentalisht në komunën e Therandës, ka njoftuar të hënën policia. Rasti i parë ka ndodhur të dielën, rreth orës 05 e 30 minuta të mëngjesit, në fshatin Grejkoc, ku J. Shahinaj (1953 ) është lënduar rëndë nga vegla e punës (fleks elektrik) përderisa po punonte në një traktor në oborrin e shtëpisë së tij. Hetues të ngjarjes në vendin ku ndodhi, kanë thënë se për shkaqe ende të panjohura “fleksi” është copëtuar dhe një pjesë e ka goditur viktimën në qafë duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe, kurse mjekët e Spitalit Rajonal në Prizren nuk kanë mundur t’ia shpëtojnë jetën.
“Rasti i dytë ka ndodhur të hënën pasdite, rreth orës 13 e10 minuta, kur një qytetar me anëtarë të familjes ishte nisur për te “Guri i Dellocit” me veturën e llojit “BMW”. Në rrugë e sipër shoferi kishte ndaluar veturën dhe të gjithë kishin zbritur, ndërkohë që vetura ka filluar të vetëlëvizë prapa, me ç’rast ka aksidentuar tre fëmijë, dy vajza e një djalë”, ka thënë zëdhënësi rajonal i Policisë, Hazir Berisha, duke shtuar se sipas mjekëve njëra nga vajzat ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët po kurohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /R. Reshitaj/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















