Është intervenuar në rreth 200 zjarre të shkaktuara deri më tash
06 shtator 2011 Moti i thatë dhe pa të reshura po shkakton shpërthime të zjarreve nëpër fusha e male të komunës së Suharekës. Gjendje më e tensionuar është sidomos tash së fundi në muajin shtator kur po mbreteron thatësi e madhe në bjeshkët përreth Mushtishtit. Në këtë pjesë edhe më tej ka shpërthime të zjarreve që shërbimi I zjarrëfikësve vështirë poi a del ti lokalizoj. Sipas Vehbi Krasniqit, shef I shërbimit të zjarrëfikësve, vetëm gjatë pesë ditëve të shtatorit kanë shpërthyer 34 zjarre dhe nëse edhe më tej vazhdon të mos ketë shira atëherë rreziku do të jetë edhe më I madh sidomos në pikën më të lartë në komunë në “Majen e Bajrakut” e cila rrezikon edhe Parkun nacional në bjeshkët e Mushtishtit. Mirëpo edhepërkundër zjarrit të furishëm ekipet e sherbimit të zjarrëfikësve poi a dalin të paktën të lokalizojnë zjarrin. Dje dhe sot rreth 24 zjarrëfikës po përballen me shpërthime të zjarreve që po shkaktohen në kët pjesë.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















