Vazhdon legalizimi i objekte të ndertuara pa leje ndertimi
06 shtator 2011 Drejtoria komunale e Urbanizmit në Suharekë, në bazë të dy vendimeve të marra në fillim të këtij viti nga Asambleja komunale për legalizimin e objekteve të ndëruara pa leje ndërtimi, ka filluar lejimin e paisjeve me leje për të gjitha objektet e ndërtuara dhe ato që janë në ndërtim e sipër në tërë territorin e komunës së Suharekës. Kurtesh Fondaj, drejtor i urbanizmit thotë se legalizimi I objekteve pa leje ndertimi po përcillet me benificione të ndryshme në të mirë të qytetarëve, për këtë interesimi I atyre që dëshirojnë ti legalizojnë objektet është mjaft i madh.
Ata që dëshirojnë të legalizojnë objektet janë të liruar nga kompletimi I dokumentacioneve, taksave të ujit dhe kanalizimeve, taksave të sanitarisë, dhe taksave mbi rregullimin të tokës ndërtimore dhe nuk e paguajnë denimin prej 15 % nga vlera bazë, thot drejtori Fondaj. Drejtoria komunale e Urbanizmit në Suharekë, ka caktuar një afat deri më 31 dhjetor të këtij viti për legalizimin e objekteve pa leje, pas këtij afati nuk do të ketë më benificione si dhe do të pasojnë denime të ndryshme sipas rregulloreve në fuqi.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















