Kryetari i komunës së Suharekës për vizitë në Suedi
06 shtator 2011 Kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuqi, i shoqëruar nga menagjeri për trashëgimi kulturore në këtë komunë, Demir Zeklolli, këto ditë po qëndrojnë në një vizitë pune në Suedi. Vizita po realizohet në kuadër të bashkëpunimit që ka kjo komunë ka me Organizatën suedeze për trashëgiminë kulturore pakufinj (CHwB). Në të vërtetë bashkëpunimi i Suharekës me Suedinë zenë fill përnjëherë pas përfundimit të luftës së fundit, kur shteti suedez, përmes Organizatës së vet SIDA, ndihmoi Kosovën dhe në kuadër të saj edhe komunën e Suharekës gjatë fazës emergjence të rindërtimit dhe eleminimit të pasojave të luftës. Kjo ndihmë po vazhdon edhe mëtutje, por tash është e orjentuar në ruajtjen e trashigimisë kulturore. Suedia ka kontribuar për restaurimin e Shtëpisë së atdhetarit Ramë Bllaca, në fshatin Bllacë, kurse është shprehur gatishmëri edhe për mbështetjen për themelimin e Muzeut të parë në komunën e Suharekës.
Vizita jonë këtu ka për qëllim marrjen e përvojave në lëminë e muzeologjisë duke u
nisur nga fakti se Suedia ka bërë shumë dhe është e njohur për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, thotë Blerim Kuqi.
Gjatë qëndrimit në Suedi, delegacioni nga komuna e Suharekës, po viziton muzeumet më të njohura tër qytetit të Goteborgut dhe të regjionit të Västra Götalandit. Ata u takuan edhe me zonjën Diana Walters që është zyrtare e lartë e Organizatës ndërkombëtare Trashigimia Kulturore Pa Kufinj me seli në Stockholm si dhe vizituan Muzeun e Lödöses, i cili është njëri ndër muzet më të vjetra dhe më të rëndësishëm në këtë shtet nordik. Zonja Walters e shoqëruar nga Lena Hejll dhe Sali Shoshi, drejtor i zyrës së CHwB në Kosovë, në mars të këtij viti kishin vizituar Suharekën.
Fryt i këtij bashkëpunimi do të jetë hapja e muzeut të parë në komunën e Suharekës, përgaditjet për themelimin e të cilit tashmë janë në përfundim e sipër.
Kryetari komunës së Suharekës, Blerim Kuqi, gjatë qëndrimit në Suedi, u takua edhe me bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe veprojnë në regjionin e Västra Gotalandit, përkatësht ishte mysafir në Qendrën familjare shqiptaro-suedeze në Goteborg si dhe me bashkëkombasit tanë në Borås. /Bota Sot/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















