Pezullohen Maliqi e Celina
Trajneri i Hajvalisë, Agim Maliqi dhe ai i Ballkanit të Suharekës, Erdogan Celina, janë pezulluar deri në kompletim të dokumentacionit, nga komisioni disiplinor i FFK-së, për shkak se janë duke u hetuar nën akuzën se kanë qenë iniciatorë të tollovisë së shkaktuar pas përfundimit të ndeshjes së këtyre dy skuadrave me rezultat të bardhë. Në fund të këtij takimi, i cilësuar si kryesori i javës, është krijuar një tollovi në të cilin u tentua të sulmohen futbollistët mysafirë.
Gjithashtu është pezulluar edhe vëzhguesi i kësaj ndeshjeje, Agim Avdyli, i cili nuk e ka përshkruar në mënyre faktike ngjarjen që ka ndodhur në fund të ndeshjes.
Java e dytë e ligës së parë në futbollt nuk ishte e qetë as në ndeshjen Llapi – Flamurtari, ku në fund të saj është krijuar tollovi rreth gjyqtarit kryesor Besnik Sejdiu, i cili kishte akorduar një penallti kontestuese në favor të Llapit.
Me këtë rast protestat dhe ofendimet në adresë të tij ishin të mëdha, ku në këtë u identifikua Ismajl Sinani i Flamurtarit, i cili edhe u ndëshkua me karton të kuq, dhe njëherësh nga disiplinori është pezulluar me tre ndeshje moslojë.
Ky komision në fund ka refuzuar ankesën e skuadrës së Ramiz Sadikut, e cila kishte kërkuar pikë në tavolinë pas ndeshjes me Sharrin, duke aluduar se skuadra vendëse nuk kishe mjekun kujdestar në bankinë. Nga procedura hetimore janë liruar futbollisti Valmir Hajrizi dhe përfaqësuesi i klubit të Istogut, Rifat Sadiku. E. Llumnica. /Zeri/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















