Theranda me shkollën e parë për piano, violinë e kor
Tradita e kulturës muzikore në Therandë është shtuar edhe me një shkollë për të rinjtë e pasionuar për muzikën. Për herë të parë, në Therandë është hapur shkolla e parë për piano, violinë e kor. Nga sot është formuar Shoqëria e muzikantëve të rinj “Bleta”, që do të ketë për qëllim edukimin e të rinjve për piano, violinë e kor.Organizatorët kanë thënë se kjo iniciativë është realizuar në Therandë, pasi ky vend konsiderohet me traditën më të madhe për muzikën.
Iniciuesit e kësaj shkolle janë motrat Dida: Bardha Dida-Rugova pianiste, Jeta Dida-Bujari pianiste dhe Drita Dida violiniste.
Menaxherja e kësaj shoqërie, Bardha Dida-Rogova ka thënë për Indeksonline se kjo shoqëri ka për qëllim që fëmijëve t’u mësojnë për një kulturë muzikore në përgjithësi, por sipas saj nuk do të jetë aktivitet me nota, por qëllimi kryesor është që të mësohen me instrumentet dhe të mësojnë këndimin në kor.
“Shpresojmë që në të ardhmen do të gjejmë përkrahje institucionale nga donator vendor e të jatshtëm”, ka thënë Dida-Rugova.
Me rastin e inaugurimit të kësaj shkolle, kryetari i Therandës, Blerim Kuçi, e vlerësoi iniciativën dhe tha se Therandës i ka munguar zëri i violinës e pianos.
Kryetari i Therandës, Blerim Kuçi, u dhuroi iniciuesve të këtij projekti një dhuratë simbolike. Kuçi tha se emri i shoqërisë “Bleta” ka simbolikë që lidhet me fëmijën, prandaj i dhuroi fëmijëve lule.
Pagesa do të jetë simbolike, ndërkohë për familjet e kategorive të dala nga lufta dhe familjet me gjendje të vështirë financiare do të jetë pa pagesë.
Nga sot (17 shtator), si dhe me 24 shtator fillon edhe audicioni i parë për të interesuarit. /Indeksonline/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















