Filloi “Festari 2011”
26 shtator 2011 Festa tradiconale e rinisë dhe qytetarëve të komunës së Suharekës “Festari 2011”, ”, e cila tash e dhjetë vite organizohet çdo here në fund të shtatorit ka filluar sot me aktivtete të ndryshme kulturore e sportive. I pari I komunës Blerim Kuqi nën patronatin e të cilit po mbahet kjo festë e rinisë, në ditën e parë të “Festarit”ka theksuar se’ “Viti jubilar I festarit na vjen me shumë rezultate të arritura në culture sport, ekonomi dhe plotë bereqet në bujqësi. Festari është bërë pjesë e identitetit të komunës sonë që prezenton vlerat tona humane, njerëzore, kulturore e sportive. Festari është thesar I vlerave të traditës”. Pjesë e aktivteteve të festarit të sivjetëm do të jenë edhe përfaqësues të komunës së Felbahut nga Gjermania, përmes një delegacioni që ka ardhur dje dhe po vazhdon të qëndroj edhe ditët në vijim. Në krye të këti delegacioni është kryetari i komunës së Felbahut, Cristof Palm, i cili sot ka vizituar qendrën e regjistrimit civil, qendren e bisnesit, hallen sportive dhe shtëpinë e Felbahut.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















