Ndërpritet ndeshja Rahoveci - Ballkani
Rahovec, 9 tetor - Ndeshja e javës së tetë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ndërmjet Rahovecit dhe Ballkanit, e zhvilluar të shtunën është ndërprerë pas pjesës së parë. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 2:1. Në pushim tifozët e skuadrës së Rahovecit kanë sulmuar në zhveshtore arbitrin anësor Florim Jakupi. Jakupi nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen dhe për këtë arsye arbitri kryesor Artan Hoxhaj në konsultim me vëzhguesin Senad Hamdiq ka marrë vendim për ndërprerjen e takimit. "Është sulmuar kolegu im, Florim Jakupi, nga tifozët e Rahovecit, të cilët janë futur në zhveshtore pas përfundimit të pjesëlojës së parë", ka deklaruar arbitri kryesor Hoxhaj. Të shtunën janë zhvilluar edhe gjashtë ndeshje tjera të javës së tetë në Ligën e Parë. U arritën këto rezultate: Llapi - Ramiz Sadiku 2:1, Fushë- Kosova - Deçani 1:0, Ulpiana - Ferizaj 3:2, Flamurtari - Kosova (V) 3:0, Hajvalia - Istogu 1:0 e Sharri - Vitia 1:1. Ndeshja Ferronikeli - 2 Korriku luhet të dielën (sot) / Koha.net/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















