Nxënësit e dy shkollave të mesme dhuruan gjak
21 tetor 2011 Në një aksion humanitarë për dhurimin e gjakut të organizuar nga Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut me nxënësit e shkollave të mesme të Suharekës, janë grumbulluar sasira të mira të gjakut nga nzënësit vullnetarë të shkollës së mesme teknike “Skender Luarasi” dhe të gjimnazit “Jeta e re” të Suharekës. Ky aksion është kryer me suksesë vlerëson Sabrije Prekaj, menagjere e dhurimit te gjakut. Ajo thot se ky gjak I grumbulluar në të dy shkollat e mesme do të shërbej për të sëmurët që do të shërohen në tërë Republikën e Kosovës. Në shkollen e mesme teknike nxënësit kanë treguar një vullnet të mire pasi për një kohë të shkurtër mbrenda ditës gjak kanë dhuruar 76 nxënës, kurse në gjimnazin “Jeta e re”, kanë qenë 65 dhurues, mirëpo këtu kemi pas edhe dhjetra vullnetarë të tjerë por në bisedë me drejtorin jemi marrë vesh që të organizojmë edhe një ditë tjetër aksion tëç ngjajshëm.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















