Theranda vendtakim i karateistëve
22 tetor 2011 Karate. Sot, duke filluar nga ora 10:00, në Therandë do të mbahet Kampionati i Kosovës në karate, për grupmoshat e reja. Garat do të zhvillohen në kata dhe luftëra, në konkurrencën e nxënësve të rinj (2002,2003,2004), në kata, nxënësve (2000,2001) në kata e luftëra, kadetë të rinj (1998,1999) në kata e luftëra, kadetë (1997,1998) në kata e luftëra dhe juniorë (1994, 1995) në kata e luftëra. Pritet që të ketë sasi dhe cilësi, ndërkohë që organizator teknik i këtij kampionati është klubi “Çeliku” nga Theranda dhe Federata e Karatesë e Kosovës. /Zeri.info/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















