Filloi mësimi në gjysmëvjetorin e dytë në të gjitha shkollat
10 janar 2012 Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulët si dhe në dy shkollat e mesme të komunës së Suharekës sot ka filluar procesi mësimor në gjysmëvjetorin e dytë. Fillimi I mësimit ka nisur pa ndonjë pengesë në të gjitha shkollat, përveq në shkollat e vendeve rurale që për shkak të të reshurave të bores orët e para kanë filluar paksa me vonesë. Këto vonesa kanë qenë sidomos në shkollën “Sadri Duhla në Duhël, përkatësisht në paralelet e ndara fizike në Lagjen e Reshanëve, Çadrak dhe Grejqec, pasi në këto anë rrugët kanë qenë të bllokuara për shkak të bores së madhe. Mirëpo edhepërkundër kësaj nxenesit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave kanë gjetur mundësi të ndryshme për të filluar sot mësimin. Drejtori I DKA-së në Suharekë, Xhemajli Shala, thot se në të gjitha shkollat janë bërë përgatitjet e duhura për fillim të mësimit duke siguruar edhe lendë djegëse për të gjitha shkollat. /KK Therandë/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















