Vizitohen fshatrat malore ku trashësia e bores është rreth 1 metër
25 janar 2012 Bora e madhe që ka rënë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe po vazhdon të bie edhe gjatë ditës së sotme, ka shtyrë zyrtarët komunal që të dalin në terren dhe të vizitojnë fshatrat më malore të komunës sonë. Kreu I komunës Blerim Kuçi me një pjesë të stafit udhëheqës ka vizituar fshatrat Budakovë dhe Krushicë dhe ka takuar banorët e këtij lokaliteti, për të parë se si është gjendja me rrugët dhe cilat janë kushtet e jetesës në këtë pjesë. Edhe nënkryetari I komunës Refki Bytyçi në anën tjetër ka vizituar fshatrat Nishor, Kosterrc, Greiqec etj. Sipas zyrtarëve komunale, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse bora vende – vende ka arritur trashësin rreth 1 meter. Vështirësi në qarkullim ka vetëm në fshatin Greiqec dhe në Maqitevë, por në të dyja këto lokalitete po behen përpjekje për të liruar rugët për një qarkullim më të lehtë. Situatë më e mire është fshatrat ku rrugët janë të asfaltuara dhe më lehtë po bëhet pastrami I bores, ndërsa në fshatrat ku rrugët janë të paasfaltuara, po ka vështirësi në pastrimin e bores.
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















