Zbulohen armë në Mushtisht
24 janar 2012 Policia e Suharekës gjatë bastisjes së një shtëpie në Mushitisht ka zbuluar armë dhe një sasi municioni. Bastisja, sipas njoftimit të policisë, është bërë për shkak të dyshimit se Sh. A. para ca ditësh kishte shtënë me armë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për qytetarët.Gjatë bastisjes policia ka gjetur 1 pushkë automatike AK 47, e prodhimit jugosllav, 2 karikatorë të këtij automatiku, 152 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 1 pistoletë “Zastava” e prodhimit jugosllav, e kalibrit 7.65 mm, 8 fishekë të kalibrit të kësaj pistolete, 1 pushkë gjahu dygrykëshe e prodhimit të panjohur, e kalibrit 16 mm, dhe 1 maskë të zezë.
Pronari i armëve dhe municionit është arrestuar. /Koha.net/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova
















