Kastra (Kasterci)
Ky vendbanim sot shtrihet rreth 11 km në veri të Therandës. Është vendbanim i vendosur në një kodër të ngritur, i tipit të grumbulluar.
Banorët e sotëm të fshatit janë të gjithë Bytyç.
Mikrotoponimet më karakteristike: Hisari, Kroni i Gjorës, Kroni i Thanës, Brija, Kroni i Arrës, Lugu i Kroit të Arrës, Arat e Oelës, Guri i Qobanit, Guri i Mrizeye, Fshisat, Lugu i Kronit të Gjorës, Lugu i Kërshit, Livadhet e Danës, Arat Ner Guri, Roga e Osmanit, Vneshtat e Kullës, Zallinat, Kroni i Maliqit, Arat e Demë Rekës, Vrella e Madhe, Vrella e Vogël, Gallusha, Grapi, Hurdha etj.
Sipërfaqja: 286 ha, 75 ari, 71 metra katror.
Është vendbanim i vjetër iliro-dardan. Gërmadha të qytetit ndodhen në pjesën e ngritur të fshatit, në anën perëndimore. Pra, në këtë lokalitet gjendet Hisari i Kastërcit, ku gjatë gjurmimeve arkeologjike janë gjetur vegla pune, stoli ari, monedha, fibula etj. Kastërci gjendej në rrugën e rëndësishme e cila nga Prizreni për Therandë (Suharekë) çonte nëpër rrjedhën e lumit të Semitishtit kah lugina e Mirushës dhe në Llapushën e sotme. Ky kishte pozitë të rëndësishme strategjike. Shkrimtarët antik kalatë ilire i quanin me emrin oppidnm dhe castellum. Pra emri i këtij vendbanimi rrjedh nga castellum.
Ky vendbanim në dokumentet e shkruara përmendet në kohën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 i cili "e kishte pushtuar nga bizantinët qytetin Kostrc...".O) Duhet theksuar se në trevën e Drenicës, komuna e Skenderaj, ka ekzistuar dhe ekziston një vendbanim i tillë me këtë emër.
Në dokumentet e shkruara përmendet më vonë në një diplomë të Car Dushanit të vitit 1348 kur ia jep këtë vendbanim manastirit shenjtorëve Mihal dhe Gabriel në Prizren, me emrin katun Kosterçani me 68 shtëpi, nga të cilat 35 janë të forta. Në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 ishte i regjistruar me emrin Kostrec dhe kishte 7 shtëpi dhe 2 beqarë.
Si vendbanim me emrin Kostran është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, në kuadrin e Nahisë Altun III, në vitit 1582 dhe kishte 8 shtëpi dhe 8 beqarë.
Fshati më 23 shkurt 1913 nga pushtuesit serbë është djegur më se gjysma dhe janë vrarë dy veta - një grua dhe një burrë.
Në vitin 1946-47 nga ky vendbanim dy familje janë shpërngulur në Shqipëri.
Shënimet statistikore:
në vitin 1871 kishte 10 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 157 banorë;
në vitin 1918 - 19 shtëpi shqiptare me 110 banorë;
në vitin 1921 - 20 shtëpi me 111 banorë;
në vitin 1948 - 26 shtëpi me 163 banorë;
në vitin 1953 - 25 shtëpi me 177 banorë;
në vitin 1961 - 25 shtëpi me 161 banorë shqiptarë; në vitin 1971 - 22 shtëpi me, 210 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 28 shtëpi me 292 banorë shqip-tarë.
Para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në terren, në vitet 1998-99 fshati kishte 35 shtëpi me rreth 370 banorë shqiptarë. Nga agresori serb në këtë kohë janë djegur të gjitha shtëpitë, përveç dy shtëpive që kanë shpëtuar. Janë granatuar dhe dëmtuar shkolla (e përbashkët me fshatin Nishor), biblioteka, zyra e vendit, kooperativa etj. Me 30 mars 1999 më se 70% e popullsisë është dëbuar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në fshat. Në këtë fshat ishte Shtabi i Policisë Ushtarake, shkolla ushtarake, burgu etj., për një kohë të caktuar.Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

















Komentet
Kaloni mirë
Me respekt Sedat Bytyçi,inxh.dip. ndert.Zyrtar ne Komune,Drejtori a e Urbanizmit.