1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Lajme

  • Theranda.com - Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme!

Nderohet dëshmori Indrit Cara nga Kavaja

Per-delegacionin-nga-Kavaja Rreth 200 bashkëqytetarë të dëshmorit Indrit Cara – Komandant Kavaja, nga Kavaja e Shqipërisë, kanë nderuar në ditën e rënjës ish luftëtarinë e UÇK-së I cili ra heroikisht në Betejën e Gallushës me 31 mars të vitit 1999. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Komandant Kavajën, në ditën e rënjës në varrezat e dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te parku dhe në vendin e rënjës në malet e Gallushës.

Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Vrapimi hkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare. Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind

Google+ po rritet... priten 10 milion përdorues

googleplus Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është... dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është. A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve?

Si të dukeni bukur në plazh!

Nxirja-ne-plazh Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten. 

Eda Zari në super formë

eda_zari Gjithmonë është kujdesur për veten, por kohët e fundit po e bën edhe më shumë. Në ëebsite-in e saj zyrtar që ka në internet, këngëtarja Eda Zari ka shtuar edhe fotot më të fundit që në fakt e tregojnë në një formë të shkëlqyer. Linja perfekte të cilat nuk ngurrojnë të shpalosen edhe përmes fustanit që mban veshur, në ngjyrë të zezë me shpinën tërësisht jashtë ndërsa këngëtarja është duke ngjitur shkallët e një ndërtese të vjetër.

  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Theranda
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Lifestyle
  • VIP
Image 1

Kujdesi për lëkurën gjatë verës!

pdf Shtyp Email

lekuraGjatë verës lëkura ekspozohet e zhveshur dhe gjithkush ka dëshirë të reklamojë ngjyrën e kafenjtë të saj. Por, në mënyrë që lëkura e zhveshur të duket e bukur, është e nevojshme përgatitja e saj dhe rikthimi i dëmeve që mund t’i jenë shkaktuar gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës. Këshillat e mëposhtme kanë për qëllim t’i tregojnë gjithsecilit se si mund të garantojë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

 

Përdorni eksfoliantë

Eksfolimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Çdo ditë, madje çdo minutë, trupi eleminon shtresa të njëpasnjëshme të lëkurës me një ritëm tepër të lartë. Në se nuk merrni masa për t’i larguar këto shtresa të vdekura të lëkurës, ato do të qëndrojnë mbi lëkurën tuaj duke i dhënë asaj një pamje të lodhur dhe të thatë. Nuk ka rëndësi se ç’locione apo kremëra përdorni, në se nuk përdoni një eksfoliant, nuk keni për të patur lëkurë të shkëlqyeshme. Nëpërmjet një skrabi trupor ju mund ta arrini një gjë të tillë. Aplikoni gjatë dushit eksfoliantin në lëvizje rrethore në gjithë trupin duke nisur nga shpatullat poshtë (për fytyrën dhe qafën ju nevojitet një eksfoliant facial) dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo procedurë duhet kryer dy deri tre herë në javë për të patur një lëkurë të shkëlqyer dhe të bukur.

Mbajeni lëkurën të hidratuar nëpërmjet një locioni veror

Me ardhjen e verës, është koha për të zëvendesuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të gjithë kanë kohë që të zhyten në një vaskë për ta lënë locionin të veprojë, prandaj zgjidhni diçka më të lehtë në absorbim. Xhelet dhe puretë absorbohen shumë lehtë. Një zgjidhje perfekte janë locionet me aromë arre kokosi dhe mango. Nuk ka asgjë më të mirë për hidratimin e lëkurës se sa një locion me bazë frutash i aplikuar pas një dushi në lëkurën e posatharë.

Blini një krem të ri kundër diellit

Zëvendësoni kremin kundër diellit që keni përdorur vitin e kaluar me një krem të ri. Kremërat kundër diellit nuk jetojnë përgjithmonë. Për të qenë i sigurt, ju rekomandojmë të përdorni një krem të ri. Dhe mos harroni: përdorimi i kremit kundër diellit është shumë i rëndësishëm gjatë stinës së verës. Sasia e kremi që nevojitet vetëm për fytyrën është sa ç’mund të mbajnë dy lugë kafe. Në se qëndoni gjatë nën diell, kremi duhet të aplikohet çdo 1-2 orë. Kënaquni me diellin në mënyrë të sigurt!

Ngjyrë e kafenjtë e fituar në mënyrë të shëndetshme

Gjithkush në verë ka dëshirë të marrë një ngjyrë të kafenjtë, por banjat e diellit nuk janë mënyra më e shëndetshme për ta fituar atë. Rruga më e sigurt është që nxirja të realizohet nëpërmjet përdorimit të një kremi nxirës që vepron në mungesë të diellit. Në varësi të preferencës personale, këto produkte mund të përdoren për gjithë trupin ose, të paktën, për fytyrën. Kombinimi i një locioni hidratues me një locion ose krem nxirës është mënyra më e shëndetshme, për të fituar një ngjyrë të shkëlqyeshme të kafenjtë për fytyrën dhe trupin tuaj.

Kujdes këmbët

Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar këpucët e dimrit dhe keni filluar të vishni sandalet verore. Pa dyshim që ndjeni nevojën e pedikyrës. Për këtë drejtohuni pranë një qendre estetike ose mësoni të realizoni pedikyr në kushtet e shtëpisë. Përdorni skrabin për të larguar lëkurën e vdekur dhe të thatë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të flashkët në një palë sandale të bukura. Pedikyri në kushtet e shtëpisë nuk ka nevojë të jetë diçka “e madhe”. Një skrab i cili mbahet pranë dushit dhe përdoret disa herë në javë është i mjaftueshëm. Në vijim do të ndjeni një diferencë të madhe në butësinë e këmbëve tuaja. /Indeksonline/

Publiko kete artikull:

Deli.cio.us    Digg    reddit    Facebook    StumbleUpon    Newsvine
 

Komento artikullin


Security Kodi (Patjeter)
Rifresko

marketing_pikellimi_theranda1
marketing_qerkinajcom_tek_therandacom

Theranda Info

Sipërfaqja: 341 km2
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova

Policia

029/271-024

ZJARRËFIKSAT

029/271-119

Shtepia e Shendetit

029/271-769

KRYQI I KUQ

029/271-273

HIGJIENA

029/271-688

KOMUNA

029/271-282; 271-035

KEK

029/271-083

STACIONI AUTOBUSAVE

029/271-160
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval

Kosovo Young Europeans



kosova_sport_country

Momentalisht

Kemi 54 vizitorë n'linjë

Fotografi nga Galeria

Këmbyes i Valutave

Shuma 



  

Pyetja jonë

Qka ju pelqen me shume?

 

 

 


  Rezultatet