Si të dukeni bukur në plazh!
Stina e verës të sjell në mendje vendin që do të zgjedhin për të pushuar. Për shumë persona, plazhet e bregdetit janë ideale për të kaluar një verë të paharrueshme. Bashkë me ardhjen e kësaj stine, për shumë femra lind dhe shqetësimi për të pasur një formë fizike perfekte. Mësoni disa këshilla që do t'ju vlejnë për t'u ndjerë shumë mirë me veten.
1 Këshilla më e rëndësishme është: zgjidhni rrobat e duhura të plazhit, ato të cilat ju përshtaten më shumë me ngjyrën e lëkurës dhe me format fizike që keni. Do të dukeni shumë bukur nëse vishni diçka që ju bën të ndiheni rehatshëm dhe natyrale.
2 Konsumoni shumë ujë pasi ju bën shumë mirë për pastrimin e lëkurës. Në këtë stinë të gjitha lëngjet janë shumë të këshillueshme jo vetëm se ju bëjnë mirë për shëndetin, por edhe i japin freski lëkurës tuaj.
3 Nëse keni akne shumë të dukshme në fytyrë, duhet patjetër të konsultoheni me një dermatolog. E rëndësishme është që të aplikoni produkte kozmetike që janë enkas për lëkurën tuaj. Hiqeni gjithmonë tualetin në fund të ditës dhe lajeni fytyrën në mëngjes dhe në darkë me ujë të pastër, por që të ketë ndenjur 24 orë në shishe.
4 Përdorni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mos harroni të merrni me vete produktin kundër yndyrës dhe lyhuni disa herë gjatë ditës. Mos rrini gjatë gjithë kohës në diell, pasi mund të shkaktohen djegie të një shkalle shumë të rëndë. Koha më e përshtatshme për të marrë rreze është nga ora 10 paradite deri në 14.00 dhe pas orës 17.00. Mundohuni të merrni ngjyrë gradualisht dhe do të keni rezultate shumë të mira.
5 Ndihuni mirë me veten. Shkoni në palestër 3-4 herë në javë. Nëse palestra nuk ju ka dhënë formën trupore që doni, praktikoni notin dhe bëni herë pas here shëtitje. Kështu do të ndiheni të qeta dhe energjike.
6 Kujdesuni për lëkurën tuaj. Mos u bëni merak për ngjyrën e trupit, pasi ta keni lyer me krem ditët e para të ekspozimit në diell dhe më pas mund të aplikoni vajin dhe do të merrni një ngjyrë të këndshme dhe të qëndrueshme. Përdorni losionin që ju ndihmon të merrni ngjyrë më lehtë.
7 Kushtojini vëmendje flokëve tuaj. Bëni prerjen e flokëve që ju shkon më tepër me fytyrën. Nëse keni flokë kaçurrela, përdormi një produkt kozmetik i cili i bën ato me më shumë volum dhe të shndritshëm. Nëse doni ta ndryshoni modelin e tyre, këshillohuni një herë me parukierin tuaj, pasi mund të ndodhë që keni përshtypje të gabuara rreth atij modeli. Një parukier profesionist do t'ju këshillonte të zgjidhnit modelin dhe ngjyrën e cila do të shkonte shumë me lëkurën tuaj dhe me stinën.
8 Trukohuni: Zgjidhni një make-up kundër ujit, i cili nuk ju përhapet nëse ju futeni në ujë. Kthejini qerpikët para se të vendosni rimelin, kjo praktikë do t'ju vërë më shumë në pah ngjyrën e syve tuaj. Përdorni ngjyrën e bronztë për të lyer mollëzat, hundën, ballin dhe mjekrën, ky truk do t'i japë shumë shkëlqim fytyrës suaj dhe ju do të dukeni vezulluese.
9 Mos i lini pas dore duart dhe këmbët. Duhet t'i trajtoni ato me kremra, të posaçme sipas tipit të lëkurës. Pasi ato janë të parat që e tregojnë hapur rënien e freskisë femërore. /GazetaLajm/
Theranda Info
Popullsia: 80.460 banorë
Dendësia: 224 banorë/km2
Shtypja Atmosferike: 959 mb
Shpejtësia e Erës: 25-30 m/s
Lartësia Mbidetare: 420 m
Temperatura Max.: 370C
Temperatura Min.: -160C
Aeroporti Prishtinë: 50 km
Porti Detar Durrës: 240 km
Kodi Postar: 23000
Shteti: Kosova















